Këshilla

VALLË DISLEKSIKËT MUND TË ARRIJNË SUKSES NË SHKOLLË DHE JETË?

Ekziston diçka shumë interesante lidhur me faktin se shumica e drejtorëve ose politikanëve kishin nota më të ulëta gjatë shkollimit të tyre. Një nga këto është edhe shembulli me Stiv Xhobs i cili në shkollë kishte nota treshe ndërsa formoi kompaninë më të madhe dhe më fitimprurëse në botë. Çfarë, nëse këto tregime flasin më tepër për kualitetit e shkollave dhe arsimit në përgjithësi? Sipas statistikave shkollat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i kanë aftësitë dhe praktikat më të mira të cilat janë të nevojshme për sukses të mëtutjeshëm në jetë edhe atë pasi që të mbarohet shkolla e mesme. Tronditës është fakti se një numër i madh i nxënësve të cilët kanë mbaruar shkollën e mesme pasi që të regjistrohen në kolegj kërkojnë të përcjellin orë plotësuese. Konkretisht, Nju Jorku, i cili ës...

Sekretet e suksesit të disleksikëve

Në botë ka shumë histori të suksesshme dhe njerëz të suksesshëm të cilët vuajnë nga disleksia. Të gjithë ne nuk mund të jemi Tom Kruz ose Riçard Brenson, që të dy disleksikë tejet të suksesshëm, por suksesi i tyre nuk matet vetëm me pasurinë dhe famën e arritur. Suksesi është gjetja e vendit tënd në këtë botë, ndërtimi i vetëbesimit dhe të sfiduarit e vështirësive që i shkakton disleksia, gjë që secili person i cili vuan nga disleksia duhet ta arrijë. Ti mund ta bësh atë. Disa herë kemi shkruar për personat e suksesshëm të cilët vuajnë nga disleksia, por çfarë është ajo që është e përbashkët  dhe që qëndron në sfond të këtyre tregimeve të suksesshme? Duhet të jemi të vetëdijshëm se nuk ekziston shkop magjik i cili do të na çojë drejt suksesit. Nuk mund të arrihet sukses pa u përpjekur dhe ...

Si të krijoni fotografi pozitive për veten tuaj

NUK KA ARSYE PËR MË TEPËR VUAJTJE! Të kesh probleme në shkollë është shumë e vështirë. Ajo shkakton shqetësim dhe probleme tjera sociale dhe gjithashtu çon drejt problemeve  me disipline]ën dhe depresionin. Në fund rezultati i gjithë kësaj  është vetëbesimi i ulët. Përkundër  asaj duhet të zgjidhni mënyrë e cila do ju çojë drejt suksesit. Atë do ta arrini me zhvillimin e shkathtësive themelore për mësim. Nga dita në ditë vetëbesimi juaj do të rritet. Ato shkathtësi do të mund ti shfrytëzoni edhe gjatë mësimit në shtëpi.   Si të krijoni fotografi pozitive për veten tuaj: Të pranoni faktin se jeni të atillë. Çdo nxënës është i vyeshëm dhe që të gjithë shkojnë në shkollë për të mësuar. Ekzistojnë aftësi dhe shkathtësi të ndryshme dhe secila nga ato ka vlerat e saja, respektivisht një aft...

Teknikat për shkrimin e teksteve kur është prezent disgrafia

Me rëndësi të veçantë është që nxënësit mos i shmangen plotësisht procesit të shkrimit, pa marë parasysh sa e rëndë është disgrafia e tyre. Shkrimi është një aftësi e rëndësishme jetësore e nevojshme për nënshkrimin e dokumenteve, plotësimin e formularëve, shkrimin e letrave, shkrimin e porosive telefonike ose shkrimin e listës ushqimore. Për këtë shkak studentët duhet të jenë të aftë të shkruajnë, edhe nëse nuk mund të shkruajnë një kohë më të gjatë. Disa nxënës të cilët vuajnë nga disgrafia mund të shkruajnë ose përshkruajnë fjali individuale lehtë, por ato zakonisht e kanë të vështirë të shkruajnë një tekst të tërë.   Këto nxënës duhet ti mësojnë teknikat të cilat u mundësojnë shkrimin e secilës pjesë veçmas para se ti bashkojnë ato në një tekst. Për shkrim më të lehtë të teksteve nxënë...

Çfarë paraqet disleksia?

Disleksia në fakt paraqet problem që nxit diskutime të gjata dhe për cilën në dekadat e fundit janë krijuar shumë përkufizime. Përkufizimi klasik për disleksinë është propozuar nga ana e Federatës botërore të neurologëve në vitin 1968  dhe thotë: “Disleksia paraqet çrregullim me origjinë konstituive e cila karakterizohet me vështirësi në mësim, lexim dhe shkrim, pavarësisht instruksioneve të adekuate të dhëna dhe pranisë së inteligjencës normale dhe mjedisit socio-kulturor”. Ky definicion bazohet në kriterin e pabarazisë mes shkathtësive për lexim dhe aftësive të përgjithshme njohëse, respektivisht inteligjencës.  Në këtë përkufizim pikë referimi për vështirësitë në mësim është niveli i arritur për lexim që është dukshëm më i ulët në krahasim me moshën e personit.   Vështirësitë në lexim d...

7 KËSHILLA PËR JETË TË SUKSESSHME ME DISLEKSINË

Kam lexuar shumë artikuj për persona të cilat janë shëruar nga disleksia dhe të cilët i uroj përzemërsisht. Disleksia ime u zbulua në moshë relativisht të re. Unë dhe prindërit e mi  i kushtuam shumë kohë, përpjekje si dhe  mjete financiare  trajtimit dhe shërimit tim  nga disleksia , por nuk munda të shërohem, nuk munda ta tejkaloj atë. Thjesht u mësova të jetoj me disleksinë time. Këto janë 7  këshillat e mia se si të  jetoni suksesshëm me disleksinë tuaj: Ushtroni, ushtroni dhe ushtroni leximin – e di që tek leximi ndoshta edhe nuk gjeni ndonjë kënaqësi të veçantë, por besoni se vetëm me ushtrime të shumta të leximit ajo nuk do t’ju paraqes problem të madh. Për disa njerëz audio leximi është shumë i dobishëm dhe mund ti rrisë aftësitë e tyre për të lexuar. Fitoni pavarësi për të shkruar...