Kuriozitete

DYSLEXIE – font i cili ndihmon disleksiskët 

Kristian Boer krijoi font të posaçëm i cili ndihmon personat që vuajnë nga disleksia të lexojnë më lehtë. Ky font ka ndihmuar një numër të madh të disleksikëve dhe mund të shkarkohet pa pagesë nga interneti. Ne, njerëzit të cilët vuajmë nga disleksia kur lexojmë shkronjat në trurin tonë ato na lakohen, i shohim ato nga e prapa, respektivisht si pasqyrim, por edhe shpeshherë ndodh që të na humben nga shikimi ose të “shëtisin” nëpër faqe. Fontet tradicionale të shkronjave edhe më shumë e vështirësojnë situatën, sepse dizajni i shkronjave të veçanta mbështetet tek të tjerat dhe shpesh fontet janë bërë për shkaqe estetike. Disleksikët shkronjat e tilla i shohin njësoj dhe kjo ju paraqet problem gjatë leximit. Kështu Boeri fillon tregimin për disleksinë e tij. Ai gjithë jetën e tij lufton me di...

Salma Hayek: “Lexoj shumë më ngadalë së të tjerët”

Salma Hayek ka lindur në vitin 1966 në Verakruz të Meksikos dhe rrjedh nga një familje e pasur. Në moshën 12 vjeçare prindërit e saj e dërgojnë atë për shkollim në Nju Orlleans ku edhe  diagnostifikohet me disleksi, por pas një kohë ajo largohet nga kjo shkollë. Shkollimin e saj e vazhdon në Meksiko, në fushën e marrëdhënieve me publikun, por pas disa vitesh largohet edhe nga ky fakultet për tu bërë artiste. Për tu bërë artiste ajo shpërngulet në Kaliforni, por nuk e njeh aspak gjuhën angleze. “Arrita aty por nuk dija anglisht, nuk e kisha kartën e gjelbër, nuk e dija se duhej të kem agjent timin, nuk dija të ngas veturë dhe mbi të gjitha vuaja nga disleksia.” Hayek e ka kuptuar se në Amerikë si një vajzë latino -amerikane do ta ketë shumë të vështirë të bëhet aktore dhe se mundësitë e saj...

Nëna që ndryshoi ligjin në Pensillvani

Dafne Uliana beson se secili njeri ka të drejtë të ngasë ndonjë nga mjetet transportuese, duke përfshirë këtu edhe personat të cilët vuajnë nga disleksia. Uliana është njëra nga dy prindërit të cilët bën presion ndaj shtetit të Pensillvanisë në SHBA dhe arritën sukses në krijimin e një audio – versioni të doracakut për përgatitjen e materialeve për marrjen e lejes për  vozitje.   Ajo e vërejti këtë nevojë kur i ndihmonte djalit të saj më të vogël Semjuelit, i cili vuante nga disleksia ,në përgatitjet e tij  për marrjen e  provimit të lejes për vozitje. “Vazhdimisht e pyesja se a mund ta lexojë doracakun”, thotë Uliana. “Ai vazhdimisht më thoshte se thjesht nuk mundet as ta lexojë e as ta mbajë mend, por më bindi se po i zgjidhte testet në internet dhe i kalonte ato.” Kjo thjesht nuk e këna...

Disleksia do të na çojë në një udhëtim në gjithësi

Brenson  është pjesë e  atyre nxënësve të cilët ballafaqoheshin me shumë vështirësi gjatë shkollimit të tyre. Asnjëherë nuk ka marrë ndihmë dhe përkrahje nga shkolla si nxënës i cili vuan nga disleksia, dhe kështu në moshën 15 ai vjeçare largohet nga shkolla. Shpirti i tij krijues dhe i  sipërmarrësit si dhe vetëbesimi i tij dhe aftësia për të komunikuar me të tjerët e çojnë drejtë  hapjes së revistës për të rinj  – “YOUTH” në vitin 1966.  Ai shfrytëzonte revistën e tij për të reklamuar dhe shitur audio regjistrime. Më vonë në rrugën Oksford në Londër hap edhe shitoren e tij për audio pllaka. Pas suksesit që kishte me shitoren e tij ai hap edhe studio muzikore dhe shtëpi prodhimi. Performuesi i parë i “Virgin Record Label” ishte Majk Olldfilld i cili me këngën e tij arrin sukses të j...

Në moshën 16 vjeçare u largua nga shkolla, kurse tani është një nga biznesmenët më të njohur

Biznesmeni Rixhard Brenson, pronar i një nga aviokompanitë  më të njohura botërore – „Virgin Airlines”, thotë se disleksia duhet të njihet si një potencial i madh në luftën kundër  stereotipave. Brenson në moshën 16 vjeçare u largua nga shkolla. Ai thotë se në atë kohë disleksia trajtohej si një hendikep dhe mësimdhënësit e tij pretendonin se është torollak, dembel dhe nxënës i cili thjesht nuk ka asnjë ambicie në jetë. Për gjithë këtë, nga perspektiva e tashme ai vetëm ëmbël buzëqesh dhe thotë se Albert Ajnshtajni, Henri Ford, Tomas Edison dhe shumë  persona të tjerë të famshëm vuanin nga disleksia. Në një artikull për The Sunday Times, ai shkroi: “ Arsyeja për të cilën mendoj se njerëzit me disleksi  vuajnë në shkollë është se ne disleksikët pretendojmë ti bëjmë gjërat më të thjesh...

Këshilla nga nxënësit me disleksi për nxënësit me disleksi

Askush nuk mund ta kuptojë plotësisht si është të jesh nxënës i cili vuan nga disleksia ashtu si mund ta kuptojë atë një nxënës tjetër i cili vuan nga po ajo. Mësimdhënësit dhe prindërit tanë na  këshillojnë, por tani do tu tregojmë disa këshilla të dhëna nga ekspertë  të disleksisë. Këshilla për ndjekjen e kohës Ana (15) thotë se strategjia më e mirë e saj për kryerjen e detyrave të shtëpisë është shumë e thjeshtë: “Nuk duhet të kesh asnjë lloj të teknologjisë pranë vetes në kohën kur bën detyrat e shtëpisë. Vegël shumë e rëndësishme për mua është kalendari i madh i murit. Në të shënoj sa kohë më nevojitet për ta mbaruar punën time. Për arsye se jam disleksike   për zgjidhjen e testeve më duhet më shumë kohë, a po?  Gjithashtu, që ti kryej detyrat e shtëpisë pa gabime duhet  ta shpenzoj g...

Disleksia në vendet e Ballkanit

Kroaci Nuk ekziston  asnjë definicion zyrtar nga Qeveria për disleksinë. Në praktikë përdoret definicioni i pranuar nga   BDA (British dyslexia association). Për dallim nga vendet tjera të ish Jugosllavisë, duke lënë anash Slloveninë, Republika e Kroacisë  kryeson lidhur me disleksinë, por megjithatë  është ende larg nga vendet e zhvilluara evropiane. Trajneri i vetëm për disleksi në Kroaci sipas metodës se Ron Dejvisit, Kristina Ana Mudriniç, beson se vetëdija për disleksinë mes popullatës kroate është në nivel të lartë, por se ende ekzistojnë stigma të caktuara rreth kësaj gjendjeje. Një numër i madh i shkollave kanë ekipe ekspertësh të cilët u ndihmojnë nxënësve me disleksi. Disleksia është e rregulluar me ligj, por nuk është e vendosur në mënyrë mjaft të qartë. Megjithatë nxënësit të c...

Disleksia – kafe

Çikago, gusht 2017, Sigurisht veç më shumë lehtë e keni porositur kafen tuaj të mëngjesit, por ajo nuk është edhe aq e lehtë për vizitorët e kafenesë „Heritage Outpost“, ku mysafirët ballafaqohen me vështirësi në leximin e menusë së kësaj kafeneje.   Kafeneja „Heritage Outpost“ në Çikago ndryshoi menutë dhe mbishkrimet  në vetë objektin me qëllim që tu tregojë mysafirëve të vet se si është të jesh një ndër dhjetë amerikanët të cilët vuajnë nga disleksia. Një numër i madh i njerëzve nuk mendohen dy herë kur bëjnë porosi, por për personat të cilët vuajnë nga disleksia ajo është pak më e vështirë, respektivisht leximi i menusë mund të jetë tejet i vështirë. Ky eveniment u organizua në bashkëpunim me kafenenë „Heritage Outpost“ dhe organizatën joqeveritare „Everyone Reading Illinois“, e cila p...

Eshton Kuçer disleksik?

Me siguri duke u bazuar në titullin e këtij artikulli e pyesni veten se a vuan Eston Kuçer nga disleksia? Vallë a është edhe ai pjesë e asaj liste me persona të famshëm të cilët vuajnë nga disleksia si: Tom Kruz, Albert Ajnshtajn, Xhenifer Aniston etj? Përgjigja është JO, Kuçer nuk vuan nga disleksia. Rastësisht shikuam fjalimin e Eshton Kuçer në ndarjen e çmimeve  Teen Choice Awards. Po çfarë i lidh fjalimin e Kuçer me disleksinë? Në fjalim theksohen tri pika kryesore edhe atë që  të trijat – më se të përshtatshme për personat me disleksi: “Mundësitë duken shumë të ngjashme me punën e mundimshme”- kjo është karakteristike për gjithë popullatën, por edhe më karakteristike për personat që vuajnë nga disleksia. Për të arritur sukses disleksikët janë të detyruar të punojnë shumë më shumë se t...

Disleksikët janë biznesmenë më të suksesshëm se të tjerët

Disleksia shpesh quhet edhe mungesë e fshehur dhe shpeshherë e pyesim veten çfarë i bën personat me disleksi aq biznesmenë dhe afaristë të suksesshëm. Njihet se biznesmenët që vuajnë nga disleksia janë shumë të suksesshëm, por është bërë një hulumtim me të cilin vërtetohet se pse është ashtu. Në vitin 2001 dhe 2007 profesoresha Xhuli Llogan ka bërë një hulumtim për atë se sa biznesmenë dhe afaristë vuajnë nga disleksia. Gjithashtu gjatë hulumtimit ka shqyrtuar edhe atë se cilat karakteristika janë më të shfaqura dhe më të forta te disleksikët afarist dhe te afaristët tjerë të cilët nuk vuajnë nga disleksia.  Hulumtimi fillon në vitin 2001 në Mbretërinë e bashkuar ku 20% e biznesmenëve janë deklaruar si disleksik. Në vitin 2007 në SHBA  më shume se një e treta e afaristëve të suksesshëm jan...

7 KËSHILLA PËR JETË TË SUKSESSHME ME DISLEKSINË

Kam lexuar shumë artikuj për persona të cilat janë shëruar nga disleksia dhe të cilët i uroj përzemërsisht. Disleksia ime u zbulua në moshë relativisht të re. Unë dhe prindërit e mi  i kushtuam shumë kohë, përpjekje si dhe  mjete financiare  trajtimit dhe shërimit tim  nga disleksia , por nuk munda të shërohem, nuk munda ta tejkaloj atë. Thjesht u mësova të jetoj me disleksinë time. Këto janë 7  këshillat e mia se si të  jetoni suksesshëm me disleksinë tuaj: Ushtroni, ushtroni dhe ushtroni leximin – e di që tek leximi ndoshta edhe nuk gjeni ndonjë kënaqësi të veçantë, por besoni se vetëm me ushtrime të shumta të leximit ajo nuk do t’ju paraqes problem të madh. Për disa njerëz audio leximi është shumë i dobishëm dhe mund ti rrisë aftësitë e tyre për të lexuar. Fitoni pavarësi për të shkruar...