Metodat për korigjim

Metoda e Ron Dejvisit

Metoda e Ron Dejvisit është një ndër metodat më të njohura dhe më efikase për korrigjimin e disleksisë, diskalkulisë dhe disgrafisë. Kjo metodë mund të përdoret edhe në Maqedoni nëpërmjet një trajneri të licencuar i cili është i trajnuar për punë me fëmijë dhe të rritur të cilët kanë stil të ndryshëm të të mësuarit dhe të menduarit. Sipas kësaj metode, në rrënjën e disleksisë, mungesës së vëmendjes dhe të shumë problemeve tjera lidhur me mësimin qëndron një stil unik dhe kreativ i të menduarit i cili në të vërtetë paraqet dhunti. Personat të cilët vuajnë nga disleksia në mënyrë dominuese mendojnë në mënyrë piktoreske, mendojnë dhe shikojnë në mënyrë multidimensionale me qëllim që të krijojnë, të zgjedhin probleme dhe ta eliminojnë konfuzionin. Për disleksinë thuhet se është dhunti për shka...

Metoda Orton Gilingam

Qasje: Take Flight, A comprehensive Intervention for Students with Dyslexia Dr. Semjuel Tori Orton (1879-1948), një neuropsikiatër dhe patolog amerikan nga Ajova, i cili së pari studioi si punon truri tek të rriturit të cilët kanë pësuar dëmtim të trurit, pastaj filloi të punojë me fëmijë të cilët kanë vështirësi gjatë leximit. Dr. Orton ishte i pari i cili bëri një zbulim të mrekullueshëm dhe të papritur edhe atë se fëmijët të cilët për shkak të vështirësive që kishin gjatë leximit i konsideronin si të vonshëm/paaftë, kishin koeficient  të inteligjencës mesatar ose mbi mesataren. Në vitin 1920, Orton  gjatë studimit të procesit të leximit veç më filloi të përdor mësimin multisensorik i cili përfshin teknikat e kinetikës (lëvizje), të kontaktit (prekje), vizuale (pamja) dhe auditive (dëgji...

AFS Metoda

Metoda AFS është trajnim pedagogjik -didaktik dhe metodë për përkrahjen e personave që vuajnë nga disleksia dhe diskalkulia. Metoda AFS është zhvilluar duke u bazuar në faktin se personat që vuajnë nga disleksia dhe diskalkulia  i përpunojnë informatat në mënyra të ndryshme  si dhe paraqet një  aftësi  e të mësuarit. Kjo metodë e specializuar është dizajnuar në mënyrë që të ofrojë përkrahje individuale dhe të përshkruhet e të bëhet struktura e aktivitetit pedagogjik-didaktik ,me qëllim që po kjo metodë të kontribuojë dhe të përdoret në mënyrën më profesionale. Metoda AFS i  kushton rëndësi të  veçantë mësimit multisensorik. Trajnimi me metodën AFS bëhet nëpërmjet tre prioriteteve themelore për ndihmë të cilat maten si vijon: А:  Vëmendje(gabimet e njohjes) Nivele të ndryshme të vëmendjes; ...