Persona të famshëm

Xhon Lenon – disleksiku i shekullit të kaluar

Kanë kaluar më shumë se  30 vite nga vdekja e njërit nga artistët më madhështor dhe më me ndikim në botë – Xhon Lenon. Shumica kanë menduar se Lenon asnjëherë nuk do të arrinte sukses, sidomos për shkak se rridhte nga një familje jofunksionale e cila jetonte në një geto në Liverpul. Lenoni u rrit nga ana e tezes Mimi e cila shpesh i thoshte: “Të shkon shumë mirë me kitarën, Xhon, por asnjëherë nuk do të mund të jetosh me të. Kënaqej kur e dëgjonte Elvis Prislin në radio, por e kishte shumë të vështirë ti mbajë mend tekstet e këngëve dhe shumë shpesh i këndonte ato ashtu si i vinte atij më lehtë. Gjatë shkollimit u ballafaqua me shumë vështirësi në mësim, me përjashtim të muzikës dhe artit. Në shkollë e karakterizuan si problematik dhe nxënës të papërgjegjshëm, gjë që solli deri në përjasht...

Salma Hayek: “Lexoj shumë më ngadalë së të tjerët”

Salma Hayek ka lindur në vitin 1966 në Verakruz të Meksikos dhe rrjedh nga një familje e pasur. Në moshën 12 vjeçare prindërit e saj e dërgojnë atë për shkollim në Nju Orlleans ku edhe  diagnostifikohet me disleksi, por pas një kohë ajo largohet nga kjo shkollë. Shkollimin e saj e vazhdon në Meksiko, në fushën e marrëdhënieve me publikun, por pas disa vitesh largohet edhe nga ky fakultet për tu bërë artiste. Për tu bërë artiste ajo shpërngulet në Kaliforni, por nuk e njeh aspak gjuhën angleze. “Arrita aty por nuk dija anglisht, nuk e kisha kartën e gjelbër, nuk e dija se duhej të kem agjent timin, nuk dija të ngas veturë dhe mbi të gjitha vuaja nga disleksia.” Hayek e ka kuptuar se në Amerikë si një vajzë latino -amerikane do ta ketë shumë të vështirë të bëhet aktore dhe se mundësitë e saj...

“Vajza budallaqe” arriti sukses historik

Vupi Goldberg ka lindur në vitin 1955 në Nju Jork si fëmijë i një nëne të vetme. Goldberg u rrit me shumë etiketime nga ana e rrethit ku jetonte, duke e cekur mes tjerash: “Kur isha fëmijë, atë nuk e quanin disleksi, thjesht më quanin të ngadalshme, të retarduar, budallaqe, të kufizuar …”Për fat të mirë ajo dhe nëna e saj e dinin se këto etiketime janë të pabaza, por njëkohësisht ishin të vetëdijshme për atë se Vupi po ballafaqohet me ndonjë problem, edhe pse nuk e dinin saktë se me çfarë problemi ballafaqohej ajo. Në shkollë ballafaqohet me shumë vështirësi, si nga mësimdhënësit ashtu edhe nga shokët dhe shoqet e saja, gjë që rezulton me largimin e saj nga shkolla në moshën 17 vjeçare. Falë një mësuesi të angazhuar, ajo zhvillon aftësitë e nevojshme dhe  rrit  vetëbesim e saj veç më...

DANIEL REDKLIF, I NJOHUR SI HARI POTER, VUAN NGA DISPRAKSIA

Daniel Redklif është një nga aktorët e famshëm i cili flet hapur dhe nuk e fsheh gjendjen e tij e cila i ka shkaktuar probleme  në mësim. Hari Poter është hero i një gjenerate fëmijësh dhe të rriturish adhurues të librave, por aktori Daniel Redklif i cili luan rolin e magjistarit të mençur në filmat e Hari Poter u bë gjithashtu hero i të gjithëve. Ai flet për fëmijët të cilët vuajnë nga dispraksia , gjendje e cila e vështirëson planifikimin dhe koordinimin e lëvizjeve fizike. Daniel Redklif, i cili vuan nga një formë e lehtë e dispraksisë i njeh shumë mirë vështirësitë që vijnë si pasojë e kësaj gjendjeje të quajtur “dispraksi”. Si fëmijë ai kishte probleme me dorëshkrimin dhe të lidhurit e lidhëzave të këpucëve. Vitet e para shkollore për të kanë qenë shumë të vështira për shkak se ndjehe...

Xhejmi Oliver: “Asnjëherë nuk lejova që disleksia të bëhet pengesë për suksesin tim”

              Xhejmi Oliver vuan nga disleksia, por ai asnjëherë nuk ka lejuar që disleksia ta pengojë atë të bëhet kuzhinieri më i mirë në botë. Në shkollën fillore për shkak të vështirësive që kishte në mësim atë e kanë transferuar në një klasë me fëmijët me nevoja të veçanta. Në një intervistë ai ka pranuar se në shkollë asnjëherë nuk ka mund ti nxjerr në pah aftësitë e tij, kurse disleksia ka ndikuar shumë në suksesin e tij në shkollë. Xhejmi është i bindur se as vetë ai e as askush tjetër në shkollë nuk e ka dalluar se ai vuan nga disleksia. Ai shpesh e cek se për shkak që asnjë nga mësimdhënësit nuk ka ditë si ta dallojë atë se ai vuan nga disleksia, atij gjatë shkollimit  nuk i është dhënë ndihma e duhur. Ai beson se sot ekziston një sistem arsimor shumë më i mirë ndaj personave të ...

E = mc2 është rezultat i disleksisë

Nuk është sekret se në botë ka miliona dhe miliona njerëz të cilët vuajnë nga disleksia, por a është e mundur të dëshmohet se një nga mendjet më të shkëlqyera në botë ka vuajtur nga disleksia? Shumë veta flasin se pikërisht Albert Ajnshtajni ka vuajtur nga disleksia, që ndoshta është e vështirë të besohet se pikërisht njeriu i cili shpiku teorinë e relativitetit kishte probleme me të mësuarit. Asnjëherë nuk mund të kuptohet vallë dikush vuan nga disleksia nëse nuk bëhet vlerësim i duhur, ndërsa definitivisht për dikë që ka vdekur asnjëherë nuk mund të përcaktohet se vallë ai/ajo kanë vuajtur nga disleksia apo jo. Pas një hulumtimi të bërë mund të arrihet në përfundim se gjasat janë të mëdha  që Ajnshtajni të kishte  vuajtur nga disleksia. Në vijim ju prezantojmë katër karakteristika të cil...

PERSONAT E FAMSHËM TË CILËT VUAJNË NGA DISKALKULIA

Diskalkulia është gjendje më e rrallë dhe më pak e njohur se sa disleksia. Këto janë shkaqet që diskalkulia nuk është edhe aq prezentë. Bëhet fjalë për informata nga ueb-faqe ose bllogjet, p.sh. për disleksinë mund të gjenden lista të mëdha të personave të famshëm të cilat kanë paraqitur se vuajnë nga disleksia. Personat e famshëm të cilat janë ballafaquar me gjendje të ndryshme të cilat u kanë shkaktuar vështirësi në mësim janë çdoherë nxitje dhe inspirim për personat të cilat ballafaqohen me ndonjërën nga këto gjendje. Ato të cilët ballafaqohen me vështirësi në lëndën e matematikës në njëfarë mënyre mbesin disi më të varfër me informata të këtij lloji. Gjatë kërkimit nëpër ueb portalet lidhur me personat të cilët vuajnë nga diskalkulia mund ti gjeni disa emra: Aktori amerikan Henri Vinkl...

Tom Kruz: “Disleksia nuk më pengoi të bëhem aktor i suksesshëm”

Shkollën e mesme e mbaron në vitin 1980 dhe thotë se edhe pas mbarimit të shkollës së mesme nuk është ndjerë i përgatitur plotësisht për shkak të problemeve me leximin dhe mësimin. Kruz ka treguar vështirësi në mësim që nga mosha shumë e re, por  më në fund ka mësuar të lexojë në moshë madhore me ndihmën e  metodës për mësim të krijuar nga Ron Habrad të quajtur “Study Technology”. Ëndrra ime më e madhe si fëmijë ishte të bëhem pilot. Si fëmijë prindërit e mi shpesh shpërnguleshin nga një vendi në tjetër dhe gjëja më e rëndësishme për mua të kem pranë vetes gjatë shpërnguljeve ishin fotografitë e aeroplanëve. Në moshën 22 vjeçare e përgatita filmin Top Gun  dhe së fundi fitova mundësi të realizoj ëndrrën time të bëhem pilot. Kështu fillova të marr orë për fluturim, por thjesht nuk ja arrita...

Kira Najtli: “Skenari i filmit Ndjenja dhe ndjeshmëria më ndihmuan ta mund disleksinë”

Aktorja tejet e talentuar Kira Najtli deklaroi se e ka mundur disleksinë si fëmijë me anë të leximit të skenarit të Ema Tomsonit. Aktorja 32 vjeçare thotë se mënyra e vetme me të cilën ajo ka tejkaluar problemin e saj me mësimin ka qenë leximi i skenarit të filmit Ndjenja dhe ndjeshmëria dhe duke paramenduar se çfarë do të bëjë Tomson në “këpucët e saja”. Najtli e cila u diagnostifikua  me disleksi në moshën gjashtë vjeçare deklaroi se është adhuruese e flaktë e regjisores e cila është fituese oskari – e respektuara Ema Tomson. Për revistën GQ magazine deklaroi: ”Në atë kohë nëna ime punonte në filmin Ndjenja dhe ndjeshmëria dhe më solli në shtëpi një kopje nga skenari i filmit që e kishte shkruar Tomson.” Unë vetëm thashë: “Po un vuaj nga disleksia, si ta lexoj gjithë skenarin?” Nëna ime ...

Spillberg i mund vështirësitë nga disleksia me anë të regjimit të filmave

Kur mendojmë në regjisorët më të suksesshëm të  Holivudit, sigurisht që mes të parëve na kujtohet Stiven Spillbergu. Numri më i madh i adhuruesit më të flaktë të tij asnjëherë nuk do ta mendonin se njëri nga regjisorët më me famë në botë tërë jetën e tij ballafaqohet me disleksinë.  Ende më interesant është se Spillbergu  deri vonë nuk ka qenë aspak i vetëdijshëm se vuan nga disleksia dhe as që i ishte zbuluar prania e saj, por Stiveni nuk ka lejuar që disleksia ta pengojë në rrugën drejt realizimit të ëndrrave të tij. Spillbergut disleksia i është zbuluar në moshën 60 vjeçare dhe atëherë kur i është zbuluar disleksia ai ka deklaruar: “Tani më në fund kam gjetur edhe pjesën e fundit të mozaikut të jetës sime që deri tani se kisha gjetur”.  Ai flet hapur për atë se asnjëherë nuk ka qenë i a...