Tekste të zgjedhura

VALLË ÇRREGULLIMET EMOCIONALE SHKAKTOJNË DISLEKSINË?

Disleksia në vete nuk paraqet problem të madh. Mijëra persona me disleksi e gjejnë stilin e tyre të ndryshëm të mësimit me qëllim  që ti arrijnë së shkathtësitë e caktuara akademike. Problemi qëndron në atë se harxhojnë shumë mund dhe energji  që të kyçen në sistemin e zakonshëm arsimor i cili parimisht themelohet mbi shkrim leximin. Duhet të jeni të kujdesshëm. Kur të vëreni shenja të disleksisë  duhet të reagoni në mënyrë që të mos vijë deri te çrregullimet emocionale të cilat nuk janë edhe aq të rralla tek personat që vuajnë nga disleksia. VALLË ÇRREGULLIMET EMOCIONALE SHKAKTOJNË DISLEKSI? Hulumtimet tregojnë se disleksia  shkaktohet nga faktorë biologjik e jo emocional  dhe nga problemet familjare. Samuel Orton është një nga hulumtuesit e parë që përshkruan aspektin emocional të dislek...

SI TI NDIHMONI VETES SUAJ

Për fat të keq nuk ka ilaç që shëron dispraksinë –  normalisht sepse dispraksia nuk është sëmundje. Dispraksia është një gjendje e përjetshme dhe prandaj duhet vepruar sipas simptomave  në  mënyrë që ta lehtësoni gjendjen. Lexo disa këshilla për vetë ndihme: RELAKSIM, SPORT DHE USHTRIME Teknikat për relaksim na mundësojnë ti përkushtojmë vëmendje trupit tonë në një mënyrë pozitive. Teknikat për relaksim është më së miri të kombinohen me aktivitete sportive dhe ushtrime, me qëllim që ndikimi i tyre tek personat të cilat vuajnë nga dispraksia të jetë më efektiv. Teknika për vizualizim dhe mendim pozitiv e rekomanduar për dispraksinë   (Dianne Zacchero) Së pari fillo të relaksohesh në  këtë mënyrë: Mbylle telefonin dhe vendosu në një vend komfor dhe të qetë e pa zhurmë; Zgjedh muzikë të qetë,...

Sekretet e suksesit të disleksikëve

Në botë ka shumë histori të suksesshme dhe njerëz të suksesshëm të cilët vuajnë nga disleksia. Të gjithë ne nuk mund të jemi Tom Kruz ose Riçard Brenson, që të dy disleksikë tejet të suksesshëm, por suksesi i tyre nuk matet vetëm me pasurinë dhe famën e arritur. Suksesi është gjetja e vendit tënd në këtë botë, ndërtimi i vetëbesimit dhe të sfiduarit e vështirësive që i shkakton disleksia, gjë që secili person i cili vuan nga disleksia duhet ta arrijë. Ti mund ta bësh atë. Disa herë kemi shkruar për personat e suksesshëm të cilët vuajnë nga disleksia, por çfarë është ajo që është e përbashkët  dhe që qëndron në sfond të këtyre tregimeve të suksesshme? Duhet të jemi të vetëdijshëm se nuk ekziston shkop magjik i cili do të na çojë drejt suksesit. Nuk mund të arrihet sukses pa u përpjekur dhe ...

Karakteristikat e përbashkëta të disleksikëve sipas Ron Dejvisit

Sipas metodës së Ron Dejvisit, dislektikët tregojnë minimum 10 nga karakteristikat dhe sjelljet e shënuara në vazhdim të këtij teksti. Këto karakteristika mund të dallojnë nga dita në ditë ose nga minuta në minutë. Ajo që është e përhershme për personat që vuajnë nga disleksia është paqëndrueshmëria e tyre. Karakteristikat e përgjithshme Duken të kthjellët, inteligjent dhe të artikuluar por nuk mund të lexojnë, shkruajnë ose të lexojnë dhe shkruajnë në përputhshmëri me moshën që kanë; Janë të etiketuar si përtacë, pa interes, pa brenga, të pa pjekur, “nuk përpiqet mjaftueshëm”, “ka sjellje problematike”; Nuk janë “aq të këqij në mësim” sa që të mund të vërehet se u nevojitet ndihmë plotësuese; Kanë nivel të lartë të inteligjencës, gjë që shpeshherë nuk mund të shihet në teste; Ndihen të pa...

MENDJA E NJË PERSONI ME DISLEKSI – PJESA E DYTË

Mendojnë me fotografi në vend se me fjalë Pa u befasuar aspak ato kanë tendence të kenë vizuelizim të sofistikuar të gjërave dhe këtë ndihmë vizuale e shfrytëzojnë për ti planifikuar dhe organizuar jetët e tyre. Ato thjesht  botën e shohin  nëpërmjet fotografive. Ato do të mbeten gjithmonë dislektik Ato mund të mësojnë të lexojnë dhe të shkruajnë, po megjithatë ato çdoherë do të vuajnë nga disleksia. Për tua lehtësuar atyre jetën, kanë filluar procese për përgatitjen e një fonti dhe fjalori të veçantë, i cili do të dizajnohet në atë mënyrë që të mund të shmange çdo konfuzion dhe të fitohet qartësi më e madhe, ndërsa tek fjalori do ti jepet rëndësi e veçantë  domethënies së fjalëve e jo radhitjes së tyre në shkronjat. Ato e përdorin trurin ndryshe Truri i tyre përdor më pak hemisferën e maj...

Në moshën 16 vjeçare u largua nga shkolla, kurse tani është një nga biznesmenët më të njohur

Biznesmeni Rixhard Brenson, pronar i një nga aviokompanitë  më të njohura botërore – „Virgin Airlines”, thotë se disleksia duhet të njihet si një potencial i madh në luftën kundër  stereotipave. Brenson në moshën 16 vjeçare u largua nga shkolla. Ai thotë se në atë kohë disleksia trajtohej si një hendikep dhe mësimdhënësit e tij pretendonin se është torollak, dembel dhe nxënës i cili thjesht nuk ka asnjë ambicie në jetë. Për gjithë këtë, nga perspektiva e tashme ai vetëm ëmbël buzëqesh dhe thotë se Albert Ajnshtajni, Henri Ford, Tomas Edison dhe shumë  persona të tjerë të famshëm vuanin nga disleksia. Në një artikull për The Sunday Times, ai shkroi: “ Arsyeja për të cilën mendoj se njerëzit me disleksi  vuajnë në shkollë është se ne disleksikët pretendojmë ti bëjmë gjërat më të thjesh...

E = mc2 është rezultat i disleksisë

Nuk është sekret se në botë ka miliona dhe miliona njerëz të cilët vuajnë nga disleksia, por a është e mundur të dëshmohet se një nga mendjet më të shkëlqyera në botë ka vuajtur nga disleksia? Shumë veta flasin se pikërisht Albert Ajnshtajni ka vuajtur nga disleksia, që ndoshta është e vështirë të besohet se pikërisht njeriu i cili shpiku teorinë e relativitetit kishte probleme me të mësuarit. Asnjëherë nuk mund të kuptohet vallë dikush vuan nga disleksia nëse nuk bëhet vlerësim i duhur, ndërsa definitivisht për dikë që ka vdekur asnjëherë nuk mund të përcaktohet se vallë ai/ajo kanë vuajtur nga disleksia apo jo. Pas një hulumtimi të bërë mund të arrihet në përfundim se gjasat janë të mëdha  që Ajnshtajni të kishte  vuajtur nga disleksia. Në vijim ju prezantojmë katër karakteristika të cil...

Strategjitë për shkrim më lehtë

Shkrimi është pjesë e pashmangshme nga jeta e përditshme e çdo njeriu. Parashtrohet pyetja: sa prej juve do tu kërkohet të shkruani gjatë punës. Në artikullin e mëparshëm shkruam për strategjitë e leximit dhe si ato mund tu ndihmojnë gjatë shkollimit. Në këtë artikull do të përqendrohemi në strategjitë për shkrim. Strategji për organizimin e mendimeve Të shkruarit e një raporti nga ju kërkon të jenë të shumanshëm, respektivisht të kryeni më shumë detyra njëkohësisht, gjë në të cilën një numër i madh i disleksikëve kanë probleme.  Jo vetëm që mendimet duhet ti nxirrni në letër, por këtu kërkohet gjithashtu respektimi rregullave gramatikore, përdorimi i saktë i shenjave të pikësimit dhe shkrim i kuptueshëm. Që ti ikni këtij kaosi i cili do tu ndodh gjatë shkrimit, parimisht duhet të filloni ...

Adoleshent me disleksi të pazbuluar

Shpeshherë fëmijët e mprehtë janë të aftë të kompensojnë disleksinë e tyre në vitet e para shkollore, por me vështirësi më të madhe ballafaqohen me kërkesat më të mëdha intelektuale në shkollën e mesme. Shenjat me të cilat mund të vërtetohet disleksia te adoleshentët janë: – Një nxënës i shkollës së mesme i cili vuan nga disleksia vazhdimisht e përsërit materialin për lexim më shumë herë derisa nuk e kupton plotësisht atë; – Adoleshentët të cilët vuajnë nga disleksia e kanë të vështirë ndjekjen dhe menaxhimin  e detyrave të shtëpisë si dhe me afatet e dhëna për detyra të caktuara; – Disleksikët shpesh nuk janë të vetëdijshëm për detyrat dhe obligimet që kanë, për shkak se mësimdhënësit e tyre  “asnjëherë nuk ua kanë thënë” atë që duhet ta bëjnë; – Jo shpesh ndodh që...

Disleksia – kafe

Çikago, gusht 2017, Sigurisht veç më shumë lehtë e keni porositur kafen tuaj të mëngjesit, por ajo nuk është edhe aq e lehtë për vizitorët e kafenesë „Heritage Outpost“, ku mysafirët ballafaqohen me vështirësi në leximin e menusë së kësaj kafeneje.   Kafeneja „Heritage Outpost“ në Çikago ndryshoi menutë dhe mbishkrimet  në vetë objektin me qëllim që tu tregojë mysafirëve të vet se si është të jesh një ndër dhjetë amerikanët të cilët vuajnë nga disleksia. Një numër i madh i njerëzve nuk mendohen dy herë kur bëjnë porosi, por për personat të cilët vuajnë nga disleksia ajo është pak më e vështirë, respektivisht leximi i menusë mund të jetë tejet i vështirë. Ky eveniment u organizua në bashkëpunim me kafenenë „Heritage Outpost“ dhe organizatën joqeveritare „Everyone Reading Illinois“, e cila p...

ÇFARË NDJEJNË PERSONAT ME DISLEKSI?

Ankth– Ankthi është simptoma më e zakonshme emocionale që paraqitet te personat të cilat vuajnë nga disleksia. Personat që janë emocionalisht të shqetësuar nga mos suksesi i tyre e kanë të vështirë të mendojnë qartë. Nxënësit të cilët vuajnë nga disleksia janë shumë më të ndjeshëm të përjetojnë ankth shumë më rëndë se të tjerët. Kjo është rezultat i procesit të quajtur kushtëzim. Ankthi është një fenomen  psikologjik  sipas të cilit dy dukuri zakonisht ndodhin në të njëjtën kohë. Paraqitja e njërës dukuri është krijuar ta përkujtojë njeriun për dukurinë tjetër. Sipas asaj nxënësit të cilët vuajnë nga disleksia çdoherë gjenden në situata të një dështimi të mëparshëm dhe nuk e harrojnë atë dhe për atë shkak reagojnë me ankth.   Zemërim (hidhërim) – Zemërimi është një dukuri që paraqitet...

10 % e popullsisë së Evropës ballafaqohet me disleksi

Shpeshherë thuhet se disleksia është një mungesë e fshehur. Për këtë shkak nuk mund të vërtetohet numri i saktë i fëmijëve dhe të rriturve të cilët vuajnë nga disleksia. Kjo ndodh për shkak se te shumë fëmijë disleksia është zbuluar shumë vonë, një numër i madh i disleksive përdorin strategji të shkëlqyera për ti mbuluar mangësitë e tyre, gjë që e bën procesin e zbulimit të disleksisë te ato edhe më të vështirë.  Ekzistojnë shtete dhe shoqëri  ku disleksia është ende gjendje e panjohur për to, dhe në një rrethinë të tillë të painformuar mund të thuhet se disleksia nuk është aspak e përfaqësuar, edhe pse nuk është ashtu. Shoqata britanike për disleksi vlerëson se në botën perëndimore disleksia është e pranishme te rreth 10% e nxënësve, ndërsa 4% ballafaqohen me vështirësi serioze gjatë mësi...

  • 1
  • 2