Vështirësi në mësim

DYSLEXIE – font i cili ndihmon disleksiskët 

Kristian Boer krijoi font të posaçëm i cili ndihmon personat që vuajnë nga disleksia të lexojnë më lehtë. Ky font ka ndihmuar një numër të madh të disleksikëve dhe mund të shkarkohet pa pagesë nga interneti. Ne, njerëzit të cilët vuajmë nga disleksia kur lexojmë shkronjat në trurin tonë ato na lakohen, i shohim ato nga e prapa, respektivisht si pasqyrim, por edhe shpeshherë ndodh që të na humben nga shikimi ose të “shëtisin” nëpër faqe. Fontet tradicionale të shkronjave edhe më shumë e vështirësojnë situatën, sepse dizajni i shkronjave të veçanta mbështetet tek të tjerat dhe shpesh fontet janë bërë për shkaqe estetike. Disleksikët shkronjat e tilla i shohin njësoj dhe kjo ju paraqet problem gjatë leximit. Kështu Boeri fillon tregimin për disleksinë e tij. Ai gjithë jetën e tij lufton me di...

HISTORIA E DISLEKSISË

Zbulimi i disleksisë dhe zhvillimi i tretmanëve për trajtimin e saj fillon në fund të shekullit 19. Në vitin 1878 fizikani gjerman Dr. Kusmal ka mësuar një njeri i cili nuk ishte i aftë të lexojë. Njeriu kishte inteligjencë normale dhe instruksione adekuate arsimore. Dr. Kusmal problemin e këtij njeriu e ka përshkruar si verbëri për lexim. Disa vite më vonë, në vitin 1887, oftalmologu gjerman Rudolf Berlin gjendjen e tillë e përshkroi si disleksi, që rrjedh nga fjalët greke dys (i dobët, i keq,i papërshtatshëm) dhe lexis (gjuhë, fjalë). Që prej asaj koha termi disleksi është sinonim për vështirësi në lexim. Për herë të para fjala disleksi është përmendur në gazetën mjekësore angleze në vitin 1896. Në atë koha disleksia llogaritej si  „Congenital word blindness“. Në vitin 1925 neurologu ame...

Strategjitë e kujtesës

Disleksikët shpeshherë kanë probleme me kujtesën afatshkurtre. Strategjia më e lehtë dhe më e thjeshtë për të kujtuar është koncepti i mapimit. Koncepti i mapimit Ekzistojnë strategji shumë efektive të cilat u mundësojnë disleksiskëve ta lexojnë punën e shkruar dhe ti sfidojnë vështirësitë e tyre me kujtesën afatshkurtër. Kjo teknikë quhet Koncept i mapimit dhe është e ngjashme me metodën e Mapimit mendor. Koncepti i mapimit u mundëson disleksikëve ti zbulojnë mosmarrëveshjet me informatat e fituara në mënyrë të rastësishme, e më pas ti riorganizojnë në pjesë koherente të punës me shkrim. Çfarë saktësisht paraqet koncepti i mapimit? Marrja e shënimeve është proces linear i cili ndonjëherë paraqet problem për disleksikët.  Koncepti i mapimit është një mënyrë multisensorike dhe vizuale e mar...

VALLË ÇRREGULLIMET EMOCIONALE SHKAKTOJNË DISLEKSINË?

Disleksia në vete nuk paraqet problem të madh. Mijëra persona me disleksi e gjejnë stilin e tyre të ndryshëm të mësimit me qëllim  që ti arrijnë së shkathtësitë e caktuara akademike. Problemi qëndron në atë se harxhojnë shumë mund dhe energji  që të kyçen në sistemin e zakonshëm arsimor i cili parimisht themelohet mbi shkrim leximin. Duhet të jeni të kujdesshëm. Kur të vëreni shenja të disleksisë  duhet të reagoni në mënyrë që të mos vijë deri te çrregullimet emocionale të cilat nuk janë edhe aq të rralla tek personat që vuajnë nga disleksia. VALLË ÇRREGULLIMET EMOCIONALE SHKAKTOJNË DISLEKSI? Hulumtimet tregojnë se disleksia  shkaktohet nga faktorë biologjik e jo emocional  dhe nga problemet familjare. Samuel Orton është një nga hulumtuesit e parë që përshkruan aspektin emocional të dislek...

Sekreti i cili fshihet pas emrave të prodhime të IKEA-s

Marka suedeze IKEA është  e njohur në gjithë botën me mobiliet dhe prodhimet e amvisërisë.   „The Quartz news outlet“  në një artikull diskuton mbi suksesin e kësaj marke dhe sistemit të saj të emrave të pazakontë të prodhimeve. Dihet se  themeluesi i IKEA-s, Ingvar Kamprad  vuan nga diskalkulia. Kodet tradicionale numerike të prodhimeve që përdoren në një pjesë të madhe të bizneseve për të kanë paraqitur një makth të pafund. Që tu shmanget sfidave me shkrimin e numrave në sistemin kompjuterik ai ka vendosur ti emërtojë prodhimet e tij duke përdorur shkronja. Kjo solli deri në gjetjen e një sistemi për emërtim i cili përmban grupe specifike semantike varësisht nga shtrirja e prodhimit i cili duhet të emërtohet. Elementet për banja janë të emërtuara sipas liqeneve në Suedi dhe trupave ujor,...

SI TI NDIHMONI VETES SUAJ

Për fat të keq nuk ka ilaç që shëron dispraksinë –  normalisht sepse dispraksia nuk është sëmundje. Dispraksia është një gjendje e përjetshme dhe prandaj duhet vepruar sipas simptomave  në  mënyrë që ta lehtësoni gjendjen. Lexo disa këshilla për vetë ndihme: RELAKSIM, SPORT DHE USHTRIME Teknikat për relaksim na mundësojnë ti përkushtojmë vëmendje trupit tonë në një mënyrë pozitive. Teknikat për relaksim është më së miri të kombinohen me aktivitete sportive dhe ushtrime, me qëllim që ndikimi i tyre tek personat të cilat vuajnë nga dispraksia të jetë më efektiv. Teknika për vizualizim dhe mendim pozitiv e rekomanduar për dispraksinë   (Dianne Zacchero) Së pari fillo të relaksohesh në  këtë mënyrë: Mbylle telefonin dhe vendosu në një vend komfor dhe të qetë e pa zhurmë; Zgjedh muzikë të qetë,...

VALLË DISLEKSIKËT MUND TË ARRIJNË SUKSES NË SHKOLLË DHE JETË?

Ekziston diçka shumë interesante lidhur me faktin se shumica e drejtorëve ose politikanëve kishin nota më të ulëta gjatë shkollimit të tyre. Një nga këto është edhe shembulli me Stiv Xhobs i cili në shkollë kishte nota treshe ndërsa formoi kompaninë më të madhe dhe më fitimprurëse në botë. Çfarë, nëse këto tregime flasin më tepër për kualitetit e shkollave dhe arsimit në përgjithësi? Sipas statistikave shkollat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i kanë aftësitë dhe praktikat më të mira të cilat janë të nevojshme për sukses të mëtutjeshëm në jetë edhe atë pasi që të mbarohet shkolla e mesme. Tronditës është fakti se një numër i madh i nxënësve të cilët kanë mbaruar shkollën e mesme pasi që të regjistrohen në kolegj kërkojnë të përcjellin orë plotësuese. Konkretisht, Nju Jorku, i cili ës...

Sekretet e suksesit të disleksikëve

Në botë ka shumë histori të suksesshme dhe njerëz të suksesshëm të cilët vuajnë nga disleksia. Të gjithë ne nuk mund të jemi Tom Kruz ose Riçard Brenson, që të dy disleksikë tejet të suksesshëm, por suksesi i tyre nuk matet vetëm me pasurinë dhe famën e arritur. Suksesi është gjetja e vendit tënd në këtë botë, ndërtimi i vetëbesimit dhe të sfiduarit e vështirësive që i shkakton disleksia, gjë që secili person i cili vuan nga disleksia duhet ta arrijë. Ti mund ta bësh atë. Disa herë kemi shkruar për personat e suksesshëm të cilët vuajnë nga disleksia, por çfarë është ajo që është e përbashkët  dhe që qëndron në sfond të këtyre tregimeve të suksesshme? Duhet të jemi të vetëdijshëm se nuk ekziston shkop magjik i cili do të na çojë drejt suksesit. Nuk mund të arrihet sukses pa u përpjekur dhe ...

Karakteristikat e përbashkëta të disleksikëve sipas Ron Dejvisit

Sipas metodës së Ron Dejvisit, dislektikët tregojnë minimum 10 nga karakteristikat dhe sjelljet e shënuara në vazhdim të këtij teksti. Këto karakteristika mund të dallojnë nga dita në ditë ose nga minuta në minutë. Ajo që është e përhershme për personat që vuajnë nga disleksia është paqëndrueshmëria e tyre. Karakteristikat e përgjithshme Duken të kthjellët, inteligjent dhe të artikuluar por nuk mund të lexojnë, shkruajnë ose të lexojnë dhe shkruajnë në përputhshmëri me moshën që kanë; Janë të etiketuar si përtacë, pa interes, pa brenga, të pa pjekur, “nuk përpiqet mjaftueshëm”, “ka sjellje problematike”; Nuk janë “aq të këqij në mësim” sa që të mund të vërehet se u nevojitet ndihmë plotësuese; Kanë nivel të lartë të inteligjencës, gjë që shpeshherë nuk mund të shihet në teste; Ndihen të pa...

Si të krijoni fotografi pozitive për veten tuaj

NUK KA ARSYE PËR MË TEPËR VUAJTJE! Të kesh probleme në shkollë është shumë e vështirë. Ajo shkakton shqetësim dhe probleme tjera sociale dhe gjithashtu çon drejt problemeve  me disipline]ën dhe depresionin. Në fund rezultati i gjithë kësaj  është vetëbesimi i ulët. Përkundër  asaj duhet të zgjidhni mënyrë e cila do ju çojë drejt suksesit. Atë do ta arrini me zhvillimin e shkathtësive themelore për mësim. Nga dita në ditë vetëbesimi juaj do të rritet. Ato shkathtësi do të mund ti shfrytëzoni edhe gjatë mësimit në shtëpi.   Si të krijoni fotografi pozitive për veten tuaj: Të pranoni faktin se jeni të atillë. Çdo nxënës është i vyeshëm dhe që të gjithë shkojnë në shkollë për të mësuar. Ekzistojnë aftësi dhe shkathtësi të ndryshme dhe secila nga ato ka vlerat e saja, respektivisht një aft...

MENDJA E NJË PERSONI ME DISLEKSI – PJESA E DYTË

Mendojnë me fotografi në vend se me fjalë Pa u befasuar aspak ato kanë tendence të kenë vizuelizim të sofistikuar të gjërave dhe këtë ndihmë vizuale e shfrytëzojnë për ti planifikuar dhe organizuar jetët e tyre. Ato thjesht  botën e shohin  nëpërmjet fotografive. Ato do të mbeten gjithmonë dislektik Ato mund të mësojnë të lexojnë dhe të shkruajnë, po megjithatë ato çdoherë do të vuajnë nga disleksia. Për tua lehtësuar atyre jetën, kanë filluar procese për përgatitjen e një fonti dhe fjalori të veçantë, i cili do të dizajnohet në atë mënyrë që të mund të shmange çdo konfuzion dhe të fitohet qartësi më e madhe, ndërsa tek fjalori do ti jepet rëndësi e veçantë  domethënies së fjalëve e jo radhitjes së tyre në shkronjat. Ato e përdorin trurin ndryshe Truri i tyre përdor më pak hemisferën e maj...

MENDJA E NJË PERSONI ME DISLEKSI- PJESA E PARË

Është e vështirë për ta kuptuar, apo? Përderisa nuk je pjesë e asaj 10 deri në 15 përqind e popullatës e cila vuan nga disleksia, është  shumë e vështirë ta kuptoni atë. Është e lehtë të mendohet për disleksinë si një lloj mashtrimi, por vetë mendimi se “nëse këta njerëz i kushtojnë pak më shumë vëmendje vetes së tyre dhe mundohen më tepër, do të mund ta tejkalojnë këtë problem”, është tërësisht i pavërtetë. Disleksia është dhunti e aftësisë për ti shikuar gjërat nga më shumë perspektiva të ndryshme në të njëjtën kohë. Vet kjo dhunti vjen me një lloj vështirësish që kanë të bëjnë me të hutuarit gjatë prioretizimit ose gjetjes së logjikës te gjithë ato perspektiva. Dislektikët mund të jenë njerëz me të cilët është e vështirë të jetohet, ose të  shprehen ndjeja siç është dashuria, për shkak ...