Dyscalculia

Sekreti i cili fshihet pas emrave të prodhime të IKEA-s

Marka suedeze IKEA është  e njohur në gjithë botën me mobiliet dhe prodhimet e amvisërisë.   „The Quartz news outlet“  në një artikull diskuton mbi suksesin e kësaj marke dhe sistemit të saj të emrave të pazakontë të prodhimeve. Dihet se  themeluesi i IKEA-s, Ingvar Kamprad  vuan nga diskalkulia. Kodet tradicionale numerike të prodhimeve që përdoren në një pjesë të madhe të bizneseve për të kanë paraqitur një makth të pafund. Që tu shmanget sfidave me shkrimin e numrave në sistemin kompjuterik ai ka vendosur ti emërtojë prodhimet e tij duke përdorur shkronja. Kjo solli deri në gjetjen e një sistemi për emërtim i cili përmban grupe specifike semantike varësisht nga shtrirja e prodhimit i cili duhet të emërtohet. Elementet për banja janë të emërtuara sipas liqeneve në Suedi dhe trupave ujor,...

HISTORIA E INGRIDIT

Shikimi televizionit mund të jetë një mjet për lehtësimin e stresit pas një dite të gjatë dhe të lodhshme. Parashtrohet pyetja se si vijnë programet nga prodhimi tek publiku? Ai është vendi ku njerëzit si Ingrid Kupeiro (Ingrid Cupeiro) kanë rol udhëheqës. Si anëtar i departamentit për programim në Telemundo Network, Ingridi i planifikon dhe programon programet. Ajo i kënaqet secilës minutë që e kalon duke bërë punën e saj. Ajo gjithashtu punon në gjetjen e strategjive si të konkurrojë me rrjetet e tjera. “Pjesa më e preferuar e punës sime është konkurrenca”, thotë Ingrid. “Dua të shoh se si funksionojnë kundër njëri – tjetrit dhe sesi garojnë mes vete”. Ndonëse Ingridi tani ka një punë e cila e kënaq në një moment ajo nuk ka qenë e sigurtë  për atë se a do ta mbarojë shkollën e mesm...

PERSONAT E FAMSHËM TË CILËT VUAJNË NGA DISKALKULIA

Diskalkulia është gjendje më e rrallë dhe më pak e njohur se sa disleksia. Këto janë shkaqet që diskalkulia nuk është edhe aq prezentë. Bëhet fjalë për informata nga ueb-faqe ose bllogjet, p.sh. për disleksinë mund të gjenden lista të mëdha të personave të famshëm të cilat kanë paraqitur se vuajnë nga disleksia. Personat e famshëm të cilat janë ballafaquar me gjendje të ndryshme të cilat u kanë shkaktuar vështirësi në mësim janë çdoherë nxitje dhe inspirim për personat të cilat ballafaqohen me ndonjërën nga këto gjendje. Ato të cilët ballafaqohen me vështirësi në lëndën e matematikës në njëfarë mënyre mbesin disi më të varfër me informata të këtij lloji. Gjatë kërkimit nëpër ueb portalet lidhur me personat të cilët vuajnë nga diskalkulia mund ti gjeni disa emra: Aktori amerikan Henri Vinkl...

HULUMTIM – DISKALKULIA

KARIN KUCIJAN Diskalkulia zhvillimore shoqërohet me ndryshime të ndryshme në funksionimin e trurit dhe vetë strukturën e trurit, siç edhe dëshmohet nga ana e provave të shumta. Hulumtimet e shumta në fushën e diskalkulisë zhvillimore kanë shfrytëzuar teknika për incizimin e trurit me qëllim që të bëhet studimi i trurit të njerëzve të cilët kryejnë detyra numerike. Këto teknika u mundësuan hulumtuesve të gjenerojnë imazhe të trurit të pjesëmarrësve në hulumtim me rezolucion të lartë, duke u mundësuar atyre të vëzhgojnë skemat për aktivizimin e trurit gjatë përpunimit të numrave. Llogaritja e numrave është një aktivitet i ndërlikuar kognitiv i cili përpunohen nga ana e një rrjeti kompleks nervor. Viteve të fundit na është dhënë një imazh më i qartë rreth asaj se çfarë ndodh në trurin tonë gj...

Brajan Batervort rreth diskalkulisë

Profesioni i Brajan Batervortit është profesor i neuropsikologjisë konjitive pranë Institutit për neuroshkencën konjitive në Kolegjin universitar në Londër Takova Çarlsin për herë të parë (ky nuk është emri i tij i vërtetë) kur ishte 30 vjeç dhe ishte veçanërisht krenar me diplomën e tij të psikologjisë. Çarlsi është  i vyeshëm dhe inteligjent, por aftësitë e këqija të tij për punën me numrat dhe me sasitë kanë paraqitur handikap serioz për të çdoherë.  Ai vazhdimisht turpërohej. Nuk i kupton çmimet dhe nuk di fare sa është kostoja totale e prodhimeve që blen.  Kur arrin në arkë nuk din sa të holla duhet ti ofrojë arkëtares, as edhe e din se sa duhet ti kthej ajo.  Çarlsi ende numëron me gishta dhe e ka  të vështirë të bëjë zbritjen e numrave dyshifror si p.sh. 37-19. Ai madje heziton të t...