Dysgrafija

Teknikat për shkrimin e teksteve kur është prezent disgrafia

Me rëndësi të veçantë është që nxënësit mos i shmangen plotësisht procesit të shkrimit, pa marë parasysh sa e rëndë është disgrafia e tyre. Shkrimi është një aftësi e rëndësishme jetësore e nevojshme për nënshkrimin e dokumenteve, plotësimin e formularëve, shkrimin e letrave, shkrimin e porosive telefonike ose shkrimin e listës ushqimore. Për këtë shkak studentët duhet të jenë të aftë të shkruajnë, edhe nëse nuk mund të shkruajnë një kohë më të gjatë. Disa nxënës të cilët vuajnë nga disgrafia mund të shkruajnë ose përshkruajnë fjali individuale lehtë, por ato zakonisht e kanë të vështirë të shkruajnë një tekst të tërë.   Këto nxënës duhet ti mësojnë teknikat të cilat u mundësojnë shkrimin e secilës pjesë veçmas para se ti bashkojnë ato në një tekst. Për shkrim më të lehtë të teksteve nxënë...

ÇFARË SHKAKTON DISGRAFI?

Ekspertët ende nuk janë të sigurte se çfarë e shkakton disgrafinë dhe në përgjithësi problemet me të shprehurit me shkrim. Kuptohet që truri i merr informatat nëpërmjet shqisave dhe i ruan ato për më vonë. Para se të filloni me shkrimin, truri merr informata nga kujtesa e tij afatshkurte dhe ajo afatgjate  dhe pastaj organizohet për të filluar shkrimin. Ekspertët besojnë se procesi i shkrimit bëhet së pari duke i organizuar informatat e ruajtura në kujtesë dhe pastaj formimin e fjalëve dhe shkrimin e tyre në letër.  Procesi i njëjtë ndodh edhe tek personat të cilët vuajnë nga disgrafia. Dallimi qëndron në atë se rezultat i shkrimit të tyre është një  prodhim i shkruar i cili vështirë lexohet dhe ka shumë gabime.  Teksti i shkruar gjithashtu nuk e pasqyron atë që  ka dashtë ta shpreh person...

ÇFARË ËSHTË DISGRAFIA

Disgarfia është gjendje e cila shkakton probleme në të shprehurit me shkrim.  Ky term rrjedh nga fjalët greke dys (“të dëmtuar”) dhe grafia (“bërja e formave të shkruara me dorë”). Disgrafia nuk është rezultat i mungesës intelektuale, instruksioneve joadekuate ose përtacisë, por ajo është rezultat i ndryshueshmërisë së trurit gjatë përpunimit të informatave. Për shumë fëmijë dhe të rritur të cilët vuajnë nga disgrafia vetë mbajtja e lapsit ose organizimi i shkronjave në një vijë paraqet vështirësi. Dorëshkrimi i tyre mund të jetë i pakuptueshëm ose i paqartë. Shumica prej tyre luftojnë me drejtshkrimin dhe vendosjen e mendimeve të tyre në letër. Ekspertë të ndryshëm mund të përdorin terme të ndryshme  për ti përshkruar problemet me të shprehurit me shkrim. Doracaku diagnostik dhe statistik...