Dyslexia

DYSLEXIE – font i cili ndihmon disleksiskët 

Kristian Boer krijoi font të posaçëm i cili ndihmon personat që vuajnë nga disleksia të lexojnë më lehtë. Ky font ka ndihmuar një numër të madh të disleksikëve dhe mund të shkarkohet pa pagesë nga interneti. Ne, njerëzit të cilët vuajmë nga disleksia kur lexojmë shkronjat në trurin tonë ato na lakohen, i shohim ato nga e prapa, respektivisht si pasqyrim, por edhe shpeshherë ndodh që të na humben nga shikimi ose të “shëtisin” nëpër faqe. Fontet tradicionale të shkronjave edhe më shumë e vështirësojnë situatën, sepse dizajni i shkronjave të veçanta mbështetet tek të tjerat dhe shpesh fontet janë bërë për shkaqe estetike. Disleksikët shkronjat e tilla i shohin njësoj dhe kjo ju paraqet problem gjatë leximit. Kështu Boeri fillon tregimin për disleksinë e tij. Ai gjithë jetën e tij lufton me di...

HISTORIA E DISLEKSISË

Zbulimi i disleksisë dhe zhvillimi i tretmanëve për trajtimin e saj fillon në fund të shekullit 19. Në vitin 1878 fizikani gjerman Dr. Kusmal ka mësuar një njeri i cili nuk ishte i aftë të lexojë. Njeriu kishte inteligjencë normale dhe instruksione adekuate arsimore. Dr. Kusmal problemin e këtij njeriu e ka përshkruar si verbëri për lexim. Disa vite më vonë, në vitin 1887, oftalmologu gjerman Rudolf Berlin gjendjen e tillë e përshkroi si disleksi, që rrjedh nga fjalët greke dys (i dobët, i keq,i papërshtatshëm) dhe lexis (gjuhë, fjalë). Që prej asaj koha termi disleksi është sinonim për vështirësi në lexim. Për herë të para fjala disleksi është përmendur në gazetën mjekësore angleze në vitin 1896. Në atë koha disleksia llogaritej si  „Congenital word blindness“. Në vitin 1925 neurologu ame...

VALLË ÇRREGULLIMET EMOCIONALE SHKAKTOJNË DISLEKSINË?

Disleksia në vete nuk paraqet problem të madh. Mijëra persona me disleksi e gjejnë stilin e tyre të ndryshëm të mësimit me qëllim  që ti arrijnë së shkathtësitë e caktuara akademike. Problemi qëndron në atë se harxhojnë shumë mund dhe energji  që të kyçen në sistemin e zakonshëm arsimor i cili parimisht themelohet mbi shkrim leximin. Duhet të jeni të kujdesshëm. Kur të vëreni shenja të disleksisë  duhet të reagoni në mënyrë që të mos vijë deri te çrregullimet emocionale të cilat nuk janë edhe aq të rralla tek personat që vuajnë nga disleksia. VALLË ÇRREGULLIMET EMOCIONALE SHKAKTOJNË DISLEKSI? Hulumtimet tregojnë se disleksia  shkaktohet nga faktorë biologjik e jo emocional  dhe nga problemet familjare. Samuel Orton është një nga hulumtuesit e parë që përshkruan aspektin emocional të dislek...

VALLË DISLEKSIKËT MUND TË ARRIJNË SUKSES NË SHKOLLË DHE JETË?

Ekziston diçka shumë interesante lidhur me faktin se shumica e drejtorëve ose politikanëve kishin nota më të ulëta gjatë shkollimit të tyre. Një nga këto është edhe shembulli me Stiv Xhobs i cili në shkollë kishte nota treshe ndërsa formoi kompaninë më të madhe dhe më fitimprurëse në botë. Çfarë, nëse këto tregime flasin më tepër për kualitetit e shkollave dhe arsimit në përgjithësi? Sipas statistikave shkollat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i kanë aftësitë dhe praktikat më të mira të cilat janë të nevojshme për sukses të mëtutjeshëm në jetë edhe atë pasi që të mbarohet shkolla e mesme. Tronditës është fakti se një numër i madh i nxënësve të cilët kanë mbaruar shkollën e mesme pasi që të regjistrohen në kolegj kërkojnë të përcjellin orë plotësuese. Konkretisht, Nju Jorku, i cili ës...

Sekretet e suksesit të disleksikëve

Në botë ka shumë histori të suksesshme dhe njerëz të suksesshëm të cilët vuajnë nga disleksia. Të gjithë ne nuk mund të jemi Tom Kruz ose Riçard Brenson, që të dy disleksikë tejet të suksesshëm, por suksesi i tyre nuk matet vetëm me pasurinë dhe famën e arritur. Suksesi është gjetja e vendit tënd në këtë botë, ndërtimi i vetëbesimit dhe të sfiduarit e vështirësive që i shkakton disleksia, gjë që secili person i cili vuan nga disleksia duhet ta arrijë. Ti mund ta bësh atë. Disa herë kemi shkruar për personat e suksesshëm të cilët vuajnë nga disleksia, por çfarë është ajo që është e përbashkët  dhe që qëndron në sfond të këtyre tregimeve të suksesshme? Duhet të jemi të vetëdijshëm se nuk ekziston shkop magjik i cili do të na çojë drejt suksesit. Nuk mund të arrihet sukses pa u përpjekur dhe ...

Karakteristikat e përbashkëta të disleksikëve sipas Ron Dejvisit

Sipas metodës së Ron Dejvisit, dislektikët tregojnë minimum 10 nga karakteristikat dhe sjelljet e shënuara në vazhdim të këtij teksti. Këto karakteristika mund të dallojnë nga dita në ditë ose nga minuta në minutë. Ajo që është e përhershme për personat që vuajnë nga disleksia është paqëndrueshmëria e tyre. Karakteristikat e përgjithshme Duken të kthjellët, inteligjent dhe të artikuluar por nuk mund të lexojnë, shkruajnë ose të lexojnë dhe shkruajnë në përputhshmëri me moshën që kanë; Janë të etiketuar si përtacë, pa interes, pa brenga, të pa pjekur, “nuk përpiqet mjaftueshëm”, “ka sjellje problematike”; Nuk janë “aq të këqij në mësim” sa që të mund të vërehet se u nevojitet ndihmë plotësuese; Kanë nivel të lartë të inteligjencës, gjë që shpeshherë nuk mund të shihet në teste; Ndihen të pa...

MENDJA E NJË PERSONI ME DISLEKSI – PJESA E DYTË

Mendojnë me fotografi në vend se me fjalë Pa u befasuar aspak ato kanë tendence të kenë vizuelizim të sofistikuar të gjërave dhe këtë ndihmë vizuale e shfrytëzojnë për ti planifikuar dhe organizuar jetët e tyre. Ato thjesht  botën e shohin  nëpërmjet fotografive. Ato do të mbeten gjithmonë dislektik Ato mund të mësojnë të lexojnë dhe të shkruajnë, po megjithatë ato çdoherë do të vuajnë nga disleksia. Për tua lehtësuar atyre jetën, kanë filluar procese për përgatitjen e një fonti dhe fjalori të veçantë, i cili do të dizajnohet në atë mënyrë që të mund të shmange çdo konfuzion dhe të fitohet qartësi më e madhe, ndërsa tek fjalori do ti jepet rëndësi e veçantë  domethënies së fjalëve e jo radhitjes së tyre në shkronjat. Ato e përdorin trurin ndryshe Truri i tyre përdor më pak hemisferën e maj...

MENDJA E NJË PERSONI ME DISLEKSI- PJESA E PARË

Është e vështirë për ta kuptuar, apo? Përderisa nuk je pjesë e asaj 10 deri në 15 përqind e popullatës e cila vuan nga disleksia, është  shumë e vështirë ta kuptoni atë. Është e lehtë të mendohet për disleksinë si një lloj mashtrimi, por vetë mendimi se “nëse këta njerëz i kushtojnë pak më shumë vëmendje vetes së tyre dhe mundohen më tepër, do të mund ta tejkalojnë këtë problem”, është tërësisht i pavërtetë. Disleksia është dhunti e aftësisë për ti shikuar gjërat nga më shumë perspektiva të ndryshme në të njëjtën kohë. Vet kjo dhunti vjen me një lloj vështirësish që kanë të bëjnë me të hutuarit gjatë prioretizimit ose gjetjes së logjikës te gjithë ato perspektiva. Dislektikët mund të jenë njerëz me të cilët është e vështirë të jetohet, ose të  shprehen ndjeja siç është dashuria, për shkak ...

Disleksia në mbarë botën

DISLESKIA NË ANGLI Disleksia në Angli për herë të parë është përmendur në vitin 1896 në gazetën mjekësore angleze. Në atë kohë disleksia llogaritej si  “Congenital word blindness”. “The Word blind centre” (Qendra botërore për të verbër) ishte themeluar në Londër në vitin 1965. Ajo është shoqata e parë që paraqitet në Angli. Më vonë u themelua  “The Helen Arkell Dyslexia Centre” në vitin 1971 e pas asaj edhe Instituti për disleksi dhe Shoqata britanike për disleksi në vitin 1972. Lidhur me legjislacionin, disleksia për herë të parë ishte përmendur në vitin 1970. Në vitin 1993 përcaktohet si nevojë speciale arsimore në ligjin për arsim, në aktin për barazi në vitin 2010. Në Angli janë paraparë rregullore për tu ndihmuar personave me disleksi. Për fëmijët: Shkollat speciale për fëmijët me dis...

Këshilla nga nxënësit me disleksi për nxënësit me disleksi

Askush nuk mund ta kuptojë plotësisht si është të jesh nxënës i cili vuan nga disleksia ashtu si mund ta kuptojë atë një nxënës tjetër i cili vuan nga po ajo. Mësimdhënësit dhe prindërit tanë na  këshillojnë, por tani do tu tregojmë disa këshilla të dhëna nga ekspertë  të disleksisë. Këshilla për ndjekjen e kohës Ana (15) thotë se strategjia më e mirë e saj për kryerjen e detyrave të shtëpisë është shumë e thjeshtë: “Nuk duhet të kesh asnjë lloj të teknologjisë pranë vetes në kohën kur bën detyrat e shtëpisë. Vegël shumë e rëndësishme për mua është kalendari i madh i murit. Në të shënoj sa kohë më nevojitet për ta mbaruar punën time. Për arsye se jam disleksike   për zgjidhjen e testeve më duhet më shumë kohë, a po?  Gjithashtu, që ti kryej detyrat e shtëpisë pa gabime duhet  ta shpenzoj g...

Disleksia në vendet e Ballkanit

Kroaci Nuk ekziston  asnjë definicion zyrtar nga Qeveria për disleksinë. Në praktikë përdoret definicioni i pranuar nga   BDA (British dyslexia association). Për dallim nga vendet tjera të ish Jugosllavisë, duke lënë anash Slloveninë, Republika e Kroacisë  kryeson lidhur me disleksinë, por megjithatë  është ende larg nga vendet e zhvilluara evropiane. Trajneri i vetëm për disleksi në Kroaci sipas metodës se Ron Dejvisit, Kristina Ana Mudriniç, beson se vetëdija për disleksinë mes popullatës kroate është në nivel të lartë, por se ende ekzistojnë stigma të caktuara rreth kësaj gjendjeje. Një numër i madh i shkollave kanë ekipe ekspertësh të cilët u ndihmojnë nxënësve me disleksi. Disleksia është e rregulluar me ligj, por nuk është e vendosur në mënyrë mjaft të qartë. Megjithatë nxënësit të c...

Profili i nhënësve me disleksi

Diversiteti në vështirësitë me mësimin dhe ndikimi i faktorëve sekondar siç janë rrethi dhe vetëbesimi, ndikojnë bindshëm në profilin individual të nxënësit i cili vuan nga disleksia. Profesorët mund të ballafaqohen me nxënës të cilët: Kanë vështirësi individuale në mësim, strategji të ndryshme për mësim dhe përgjigje emocionale për problemet; Kanë zhvilluar ndjenjë të fortë të strategjive të tepërta. Me atë është shumë e vështirë të dallohen vështirësitë te nxënësi, duke marrë parasysh mundin e dhënë si dhe kohën për të mësuar dhe fshehur mangësitë e tij; Asnjëherë nuk kanë vizituar ekspert për disleksi dhe nuk janë të vetëdijshëm për vështirësitë e tyre, por kanë probleme në situata kur prej atyre kërkohet ti tregojnë aftësitë e tyre për lexim, shkrim dhe organizim; Shkruajnë hartime me ...

  • 1
  • 2