Dyslexia

Adoleshent me disleksi të pazbuluar

Shpeshherë fëmijët e mprehtë janë të aftë të kompensojnë disleksinë e tyre në vitet e para shkollore, por me vështirësi më të madhe ballafaqohen me kërkesat më të mëdha intelektuale në shkollën e mesme. Shenjat me të cilat mund të vërtetohet disleksia te adoleshentët janë: – Një nxënës i shkollës së mesme i cili vuan nga disleksia vazhdimisht e përsërit materialin për lexim më shumë herë derisa nuk e kupton plotësisht atë; – Adoleshentët të cilët vuajnë nga disleksia e kanë të vështirë ndjekjen dhe menaxhimin  e detyrave të shtëpisë si dhe me afatet e dhëna për detyra të caktuara; – Disleksikët shpesh nuk janë të vetëdijshëm për detyrat dhe obligimet që kanë, për shkak se mësimdhënësit e tyre  “asnjëherë nuk ua kanë thënë” atë që duhet ta bëjnë; – Jo shpesh ndodh që...

ÇFARË NDJEJNË PERSONAT ME DISLEKSI?

Ankth– Ankthi është simptoma më e zakonshme emocionale që paraqitet te personat të cilat vuajnë nga disleksia. Personat që janë emocionalisht të shqetësuar nga mos suksesi i tyre e kanë të vështirë të mendojnë qartë. Nxënësit të cilët vuajnë nga disleksia janë shumë më të ndjeshëm të përjetojnë ankth shumë më rëndë se të tjerët. Kjo është rezultat i procesit të quajtur kushtëzim. Ankthi është një fenomen  psikologjik  sipas të cilit dy dukuri zakonisht ndodhin në të njëjtën kohë. Paraqitja e njërës dukuri është krijuar ta përkujtojë njeriun për dukurinë tjetër. Sipas asaj nxënësit të cilët vuajnë nga disleksia çdoherë gjenden në situata të një dështimi të mëparshëm dhe nuk e harrojnë atë dhe për atë shkak reagojnë me ankth.   Zemërim (hidhërim) – Zemërimi është një dukuri që paraqitet...

10 % e popullsisë së Evropës ballafaqohet me disleksi

Shpeshherë thuhet se disleksia është një mungesë e fshehur. Për këtë shkak nuk mund të vërtetohet numri i saktë i fëmijëve dhe të rriturve të cilët vuajnë nga disleksia. Kjo ndodh për shkak se te shumë fëmijë disleksia është zbuluar shumë vonë, një numër i madh i disleksive përdorin strategji të shkëlqyera për ti mbuluar mangësitë e tyre, gjë që e bën procesin e zbulimit të disleksisë te ato edhe më të vështirë.  Ekzistojnë shtete dhe shoqëri  ku disleksia është ende gjendje e panjohur për to, dhe në një rrethinë të tillë të painformuar mund të thuhet se disleksia nuk është aspak e përfaqësuar, edhe pse nuk është ashtu. Shoqata britanike për disleksi vlerëson se në botën perëndimore disleksia është e pranishme te rreth 10% e nxënësve, ndërsa 4% ballafaqohen me vështirësi serioze gjatë mësi...

Çfarë paraqet disleksia?

Disleksia në fakt paraqet problem që nxit diskutime të gjata dhe për cilën në dekadat e fundit janë krijuar shumë përkufizime. Përkufizimi klasik për disleksinë është propozuar nga ana e Federatës botërore të neurologëve në vitin 1968  dhe thotë: “Disleksia paraqet çrregullim me origjinë konstituive e cila karakterizohet me vështirësi në mësim, lexim dhe shkrim, pavarësisht instruksioneve të adekuate të dhëna dhe pranisë së inteligjencës normale dhe mjedisit socio-kulturor”. Ky definicion bazohet në kriterin e pabarazisë mes shkathtësive për lexim dhe aftësive të përgjithshme njohëse, respektivisht inteligjencës.  Në këtë përkufizim pikë referimi për vështirësitë në mësim është niveli i arritur për lexim që është dukshëm më i ulët në krahasim me moshën e personit.   Vështirësitë në lexim d...

  • 1
  • 2