Dyspraxia

SI TI NDIHMONI VETES SUAJ

Për fat të keq nuk ka ilaç që shëron dispraksinë –  normalisht sepse dispraksia nuk është sëmundje. Dispraksia është një gjendje e përjetshme dhe prandaj duhet vepruar sipas simptomave  në  mënyrë që ta lehtësoni gjendjen. Lexo disa këshilla për vetë ndihme: RELAKSIM, SPORT DHE USHTRIME Teknikat për relaksim na mundësojnë ti përkushtojmë vëmendje trupit tonë në një mënyrë pozitive. Teknikat për relaksim është më së miri të kombinohen me aktivitete sportive dhe ushtrime, me qëllim që ndikimi i tyre tek personat të cilat vuajnë nga dispraksia të jetë më efektiv. Teknika për vizualizim dhe mendim pozitiv e rekomanduar për dispraksinë   (Dianne Zacchero) Së pari fillo të relaksohesh në  këtë mënyrë: Mbylle telefonin dhe vendosu në një vend komfor dhe të qetë e pa zhurmë; Zgjedh muzikë të qetë,...

SHKURT RRETH HISTORISË SË DISPRAKSISË

Dispraksia paraqet një prej gjendjeve që shkakton vështirësi në mësim. Për dallim nga disleksia  dhe diskalkulia, kjo gjendje nuk është e padukshme, por mund të manifestohet nëpërmjet qëndrimit të pazakontë dhe lëvizje të pazakonta të duarve dhe këmbëve. Lidhur me këtë mund të lexoni në pjesën për  simptomat të cilat janë karakteristike për dispraksinë. Si u zbulua dispraksia?  Për herë të parë dispraksia u zbulua nga ana e Kolier në vitin 1990 duke e përdorur  për këtë gjendje termin “Fatkeqësi kogjenitive”. Nga kjo rrjedh se dispraksinë si gjendje në teori e njohim  rreth 100 vite! Në vitin 1925 mjekët dhe terapeutët francez i përkushtonin vëmendje më të madhe shqetësimeve motorike tek fëmijët me nevoja të veçanta duke e quajtur atë “dobësi motorike” ose “sindrom psikomotorik”. Respektiv...

SI TA DALLONI DISPRAKSINË

Këtu do ti gjeni simptomat më karakteristike të dispraksisë. Në të njëjtën kohë  ato mund ti shfrytëzoni për veten tuaj, të kontrolloni njohuritë tuaja.  Me të shtypurit e fjalëve të shënuara me ngjyrën blu mund ta shikoni diagramin skematik të simptomave nëse e keni më lehtë ashtu. KOORDINIM DHE DREJTËPESHIM Drejtpeshim i dobët i cili manifestohet me vështirësi në ngitjen e biçikletës, ecjen në tra ose hipjen në shkallë; Mbajtja jo e drejtë e trupit dhe lodhja e shpejtë. Qëndrimi në një vend për një kohë më të gjatë paraqet vështirësi. Disa njerëz të cilët vuajnë nga dispraksia mund të jenë dystaban; Integrimi i dobët i anës së majtë dhe të djathtë të trupit mund të shkaktojë probleme me disa sporte që përfshijnë kërcim dhe ngitje të biçikletës; Koordinim i dobët mes duarve dhe syve. Kjo ...

ÇFARË ËSHTË DISPRAKSIA

Dispraksia nuk është shenjë e dobësimit muskulor apo inteligjencës së ulët, ajo është gjendje specifike e trurit e cila e vështirëson planifikimin dhe koordinimin e lëvizjeve fizike.  Personat të cilët vuajnë nga dispraksia kanë vështirësi në mbajtjen  drejtpeshimit të trupit dhe  qëndrimit të drejtë të trupit. Për mjedisin ato duken si të ngathët ose “të pa sinkronizuar”. Për dispraksinë shpesh mund ta hasim edhe shprehjen “disleksi e paspecifikuar”. Dispraksia emërtohet edhe me emra të tjerë siç janë: çrregullim i koordinimit gjatë zhvillim, vështirësi në të mësuarit e aftësive motorike, vështirësi në planifikimin motorik ose apraksinë e të folurit.  Dispraksia mund të ndikojë në zhvillimin e aftësive të vrazhda motorike si ecja, vrapi ose kërcimi. Ajo gjithashtu mund të ndikojë edhe në ...