Teknikat e vetë-ndihmës

Strategjitë e kujtesës

Disleksikët shpeshherë kanë probleme me kujtesën afatshkurtre. Strategjia më e lehtë dhe më e thjeshtë për të kujtuar është koncepti i mapimit. Koncepti i mapimit Ekzistojnë strategji shumë efektive të cilat u mundësojnë disleksiskëve ta lexojnë punën e shkruar dhe ti sfidojnë vështirësitë e tyre me kujtesën afatshkurtër. Kjo teknikë quhet Koncept i mapimit dhe është e ngjashme me metodën e Mapimit mendor. Koncepti i mapimit u mundëson disleksikëve ti zbulojnë mosmarrëveshjet me informatat e fituara në mënyrë të rastësishme, e më pas ti riorganizojnë në pjesë koherente të punës me shkrim. Çfarë saktësisht paraqet koncepti i mapimit? Marrja e shënimeve është proces linear i cili ndonjëherë paraqet problem për disleksikët.  Koncepti i mapimit është një mënyrë multisensorike dhe vizuale e mar...

Sekretet e suksesit të disleksikëve

Në botë ka shumë histori të suksesshme dhe njerëz të suksesshëm të cilët vuajnë nga disleksia. Të gjithë ne nuk mund të jemi Tom Kruz ose Riçard Brenson, që të dy disleksikë tejet të suksesshëm, por suksesi i tyre nuk matet vetëm me pasurinë dhe famën e arritur. Suksesi është gjetja e vendit tënd në këtë botë, ndërtimi i vetëbesimit dhe të sfiduarit e vështirësive që i shkakton disleksia, gjë që secili person i cili vuan nga disleksia duhet ta arrijë. Ti mund ta bësh atë. Disa herë kemi shkruar për personat e suksesshëm të cilët vuajnë nga disleksia, por çfarë është ajo që është e përbashkët  dhe që qëndron në sfond të këtyre tregimeve të suksesshme? Duhet të jemi të vetëdijshëm se nuk ekziston shkop magjik i cili do të na çojë drejt suksesit. Nuk mund të arrihet sukses pa u përpjekur dhe ...

Si të krijoni fotografi pozitive për veten tuaj

NUK KA ARSYE PËR MË TEPËR VUAJTJE! Të kesh probleme në shkollë është shumë e vështirë. Ajo shkakton shqetësim dhe probleme tjera sociale dhe gjithashtu çon drejt problemeve  me disipline]ën dhe depresionin. Në fund rezultati i gjithë kësaj  është vetëbesimi i ulët. Përkundër  asaj duhet të zgjidhni mënyrë e cila do ju çojë drejt suksesit. Atë do ta arrini me zhvillimin e shkathtësive themelore për mësim. Nga dita në ditë vetëbesimi juaj do të rritet. Ato shkathtësi do të mund ti shfrytëzoni edhe gjatë mësimit në shtëpi.   Si të krijoni fotografi pozitive për veten tuaj: Të pranoni faktin se jeni të atillë. Çdo nxënës është i vyeshëm dhe që të gjithë shkojnë në shkollë për të mësuar. Ekzistojnë aftësi dhe shkathtësi të ndryshme dhe secila nga ato ka vlerat e saja, respektivisht një aft...

STRATEGJITË PËR LEXIM MË TË LEHTË

Librat, lektyrat dhe revistat janë vetëm një pjesë e detyrave të përditshme të cilat një person me disleksi duhet ti lexojë. Dislektikët në përgjithësi kanë probleme me leximin, gjë që mund t’ju shkaktojë vështirësi në jetën e përditshme, por kjo nuk duhet të dekurajohet sepse strategjitë vijuese për lexim mund të jenë një ndihmë e madhe. Mënyra të ndryshme të leximit Ekzistojnë tre teknika të ndryshme të leximit, edhe atë: Teknika e leximit të shpejtë Teknika e skenimit të tekstit me sy Teknika për detaje Qëllimi i leximit është të fitohen informata. Varësisht nga ajo që duhet ta dini, jo çdoherë është i nevojshëm leximi i çdo fjale në tekst. Për shembull, doni të gjeni numër telefoni në numëratorin telefonik nuk keni nevojë ti lexoni të  gjitha emrat që i keni shënuar, por do ti skanoni ...

Çka është vetëbesimi?

Vetëbesimi është një veçori shumë e rëndësishme për çdo njeri. Vetëbesimi pozitiv ndikon në sigurinë dhe motivimin në mësim.  Për fat të keq, respektivisht nxënësit të cilët vuajnë nga disleksia janë të rrezikuar për zhvillim të dobët të disleksisë. Ato shpeshherë ndjehen ndryshe kur krahasohen me nxënësit e tjerë dhe gjithashtu përjetojnë shumë irritime që shpeshherë janë të shkaktuara nga disleksia. Për shembull nuk e kanë të lehtë ta ruajnë vetëbesimin duke mos harruar faktin se ato janë më të ngadalshëm në të folur dhe reaksion nga të tjerët.  Kjo mund të manifestohet te fëmijët me disleksi – si në shtëpi ashtu edhe në shkollë. Nëse nxënësi përjeton sukses në shkollë ai do të zhvillojë ndjenja pozitive për veten e tij dhe besim në atë se ai mund të arrijë sukses në jetë, por nëse nuk p...

Strategjitë për shkrim më lehtë

Shkrimi është pjesë e pashmangshme nga jeta e përditshme e çdo njeriu. Parashtrohet pyetja: sa prej juve do tu kërkohet të shkruani gjatë punës. Në artikullin e mëparshëm shkruam për strategjitë e leximit dhe si ato mund tu ndihmojnë gjatë shkollimit. Në këtë artikull do të përqendrohemi në strategjitë për shkrim. Strategji për organizimin e mendimeve Të shkruarit e një raporti nga ju kërkon të jenë të shumanshëm, respektivisht të kryeni më shumë detyra njëkohësisht, gjë në të cilën një numër i madh i disleksikëve kanë probleme.  Jo vetëm që mendimet duhet ti nxirrni në letër, por këtu kërkohet gjithashtu respektimi rregullave gramatikore, përdorimi i saktë i shenjave të pikësimit dhe shkrim i kuptueshëm. Që ti ikni këtij kaosi i cili do tu ndodh gjatë shkrimit, parimisht duhet të filloni ...

STRATEGJITË PËR VETË NDIHMË TË DISLEKSIKËVE

Për nxënësit të cilët mësojnë në mënyrë auditive Përderisa e keni më lehtë të mësoni  me anë të dëgjimit, respektivisht në mënyrë auditive, se sa me anë të teksteve të shkruara, mendoni për përdorimin e  librave digjital, edhe pse në Republikën e Maqedonisë rralle mund të gjinden kësi lloj librash.  Në situata kur qasja deri te këto libra është shumë e kufizuar, siç ndodh në vendin tonë, zëvendësim i mirë për to do të ishte telefoni juaj celular. Përderisa metëvërtetë më lehtë mësoni me anë të dëgjimit se sa me anë të leximit, mund të lusni ndonjërin nga shokët tuaj ose njërin nga prindërit tuaj tua lexojnë materialin me zë, e ju ta incizoni me anë të diktafonit apo telefonit tuaj celular. Pasi që ta incizoni materialin, që ta kuptoni atë do të ju mjaftojë ta dëgjoni vetëm dy herë.  Për pë...