Share This Post

Dyslexia / Këshilla

Çfarë paraqet disleksia?

Çfarë paraqet disleksia?

Disleksia në fakt paraqet problem që nxit diskutime të gjata dhe për cilën në dekadat e fundit janë krijuar shumë përkufizime.

Përkufizimi klasik për disleksinë është propozuar nga ana e Federatës botërore të neurologëve në vitin 1968  dhe thotë: “Disleksia paraqet çrregullim me origjinë konstituive e cila karakterizohet me vështirësi në mësim, lexim dhe shkrim, pavarësisht instruksioneve të adekuate të dhëna dhe pranisë së inteligjencës normale dhe mjedisit socio-kulturor”. Ky definicion bazohet në kriterin e pabarazisë mes shkathtësive për lexim dhe aftësive të përgjithshme njohëse, respektivisht inteligjencës.  Në këtë përkufizim pikë referimi për vështirësitë në mësim është niveli i arritur për lexim që është dukshëm më i ulët në krahasim me moshën e personit.   Vështirësitë në lexim dukshëm ndikojnë në suksesin akademik të nxënësve dhe aktiviteteve të përditshme që kërkojnë lexim. Ai person që ka vështirësi në mësim, leximin me zë karakterizohet me shtrembërim, zëvendësim dhe shtrembërim dhe lëshim të shkronjave, si dhe ngadalësi dhe gabime në të kuptuarit e asaj që e lexon.

Përkufizimi i propozuar nga ana e Federatës botërore e neurologëve sot llogaritet si e vjetruar duke marrë parasysh faktin se po e njëjta është propozuar në vitin 1968.

Përkufizimi i cili është gjithashtu i pranuar në mbarë botën është përkufizimi  i Shoqatës evropiane për disleksi dhe thotë: “Disleksia paraqet diversitet që vështirëson procesin e përvetësimit dhe përdorimit të shkathtësive për lexim, mësim dhe shkrim. Ky diversitet ka origjinë neurologjike.   Vështirësitë njohëse (kognitive) që janë prapavija e atij diversiteti mund të ndikojnë edhe në shkathtësitë organizative, aftësitë matematikore dhe emocionale të personit. Mund të paraqitet në kombinim me probleme fonologjike, memorie pune, sekuenca dhe automatizim të shkathtësive themelore. Hulumtuesit besojnë se ekzistojnë shumë shkaqe për paraqitjen e disleksisë mes të cilave edhe gjenetika. Nuk ka asfare lidhshmërie mes nivelit të inteligjencës, mundit që jep personi ose pozitës socio – ekonomike dhe disleksisë. Përkundër këtyre problemeve sfidë e vazhdueshme për disleksikët është gjindshmëria në jetën dhe botën e cila nuk është shumë miqësore me ta.  Gjuhët e ndryshme dhe kultura në gjithë Evropën dhe sistemet arsimore në këto vende ndikojnë në atë se si fëmijët do ta përjetojnë disleksinë, e me atë edhe si do të jetë ardhmëria e tyre si të rritur. “Tjetër përkufizim i pranuar në mbarë botën është përkufizimi i Shoqatës britanike për disleksi i cili thotë:  “Disleksia paraqet vështirësi specifike në mësim që ndikon kryesisht në zhvillimin e shkrim leximit dhe shkathtësive gjuhësore  në lidhje me të. Disleksia është e pranishme që nga lindja e deri në vdekjen e njeriut. Diskelsinë e karakterizojnë vështirësi në përpunimin fonologjik, shpejtësinë e leximit, memories së punës, shpejtësinë e përpunimit të informatave, automatizim të shkathtësive që nuk përputhen me aftësitë tjera njohëse të individit.  Metodat konvencionale arsimore nuk japin rezultate të mira, por pasojat mund të zbuten nëpërmjet veprimeve të veçanta, duke përfshirë edhe aplikimin e teknologjive informative dhe përkrahjen me anë të këshillimit.”

Nga përkufizimet e dhëna, Shoqata e disleksikëve – AJNSHTAJN, bën kombinim nga gjithë përkufizimet e dhëna dhe thjesht disleksinë e përkufizon si: “Disleksia është gjendje gjatë të cilës truri në mënyrë të ndryshme e përpunon gjuhën e shkruar dhe atë gojore dhe krijon vështirësi në lexim, shkrim dhe në përgjithësi në mësim.”

Share This Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>