Share This Post

Teknikat e vetë-ndihmës

Çka është vetëbesimi?

Çka është vetëbesimi?

Vetëbesimi është një veçori shumë e rëndësishme për çdo njeri. Vetëbesimi pozitiv ndikon në sigurinë dhe motivimin në mësim.  Për fat të keq, respektivisht nxënësit të cilët vuajnë nga disleksia janë të rrezikuar për zhvillim të dobët të disleksisë. Ato shpeshherë ndjehen ndryshe kur krahasohen me nxënësit e tjerë dhe gjithashtu përjetojnë shumë irritime që shpeshherë janë të shkaktuara nga disleksia. Për shembull nuk e kanë të lehtë ta ruajnë vetëbesimin duke mos harruar faktin se ato janë më të ngadalshëm në të folur dhe reaksion nga të tjerët.  Kjo mund të manifestohet te fëmijët me disleksi – si në shtëpi ashtu edhe në shkollë. Nëse nxënësi përjeton sukses në shkollë ai do të zhvillojë ndjenja pozitive për veten e tij dhe besim në atë se ai mund të arrijë sukses në jetë, por nëse nuk përjeton sukses dhe irritohet ai do të mësojë të jetë inferior në raport me tjerët. Në vend të ndjenjës për fuqi dhe produktivitet, ato mendojnë se rrethina i kontrollon ato. Ndjejnë se nuk kanë fuqi dhe nuk janë kompetent.

Hulumtuesit kanë vërtetuar se nxënësit të cilët nuk kanë vështirësi , pasi që të arrijnë sukses fitojnë motivim plotësues për sukses, por kur nuk kanë sukses i thonë vetes së tyre se duhet të përpiqen më shumë. Megjithatë, kur nxënësi i cili vuan nga disleksia arrin sukses në diçka, suksesin e tij ia kushton fatit, por atëherë kur nuk arrin sukses thjeshtë e llogarit veten si budalla. Hulumtimet kanë treguar se kjo ndjenjë e inferioritetit zhvillohet deri në moshën 10 vjeçare.

Ekziston lidhje mes aftësive për lexim dhe vetëbesimit, por sidoqoftë nxënësit me vetëbesim të lartë zakonisht janë më të mirë në kryerjen e detyrave shkollore nga ato me vetëbesim të ulët. Raporti mes vetëbesimit dhe  detyrave shkollore është reciprok; vetëbesimi i ulët ndikon në detyrat shkollore (arritjet), por nga ana tjetër performanca e dobët ndikon në vetëbesimin.

Vetëbesimi i lartë është gjithashtu i lidhur  me përshtatjen emocionale dhe shëndetin fizik të nxënësit. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që nxënësit me disleksi të identifikohen herët dhe tu jepet ndihma e duhur.

Share This Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>