Share This Post

Persona të famshëm

DANIEL REDKLIF, I NJOHUR SI HARI POTER, VUAN NGA DISPRAKSIA

DANIEL REDKLIF, I NJOHUR SI HARI POTER, VUAN NGA DISPRAKSIA

Daniel Redklif është një nga aktorët e famshëm i cili flet hapur dhe nuk e fsheh gjendjen e tij e cila i ka shkaktuar probleme  në mësim.

Hari Poter është hero i një gjenerate fëmijësh dhe të rriturish adhurues të librave, por aktori Daniel Redklif i cili luan rolin e magjistarit të mençur në filmat e Hari Poter u bë gjithashtu hero i të gjithëve. Ai flet për fëmijët të cilët vuajnë nga dispraksia , gjendje e cila e vështirëson planifikimin dhe koordinimin e lëvizjeve fizike.

Daniel Redklif, i cili vuan nga një formë e lehtë e dispraksisë i njeh shumë mirë vështirësitë që vijnë si pasojë e kësaj gjendjeje të quajtur “dispraksi”. Si fëmijë ai kishte probleme me dorëshkrimin dhe të lidhurit e lidhëzave të këpucëve. Vitet e para shkollore për të kanë qenë shumë të vështira për shkak se ndjehej tmerrshëm për çdo gjë dhe nuk ka pasur ndonjë talent të veçantë. Ai beson se përzgjedhja e tij për tu bërë aktor është pjesërisht rezultat i dispraksisë së tij e cila ia ka vështirësuar mësimin dhe ka kontribuar për rezultate të këqija në shkollë.

Një nga autoritetet kryesore lidhur me gjendjen e dispraksisë, neurologu Dr. Dejvid Janger nga fakulteti i Mjekësisë pranë Universitetit të Nju Jorkut, thotë: “Un jam adhurues i flaktë i gjithë serisë Hari Poter dhe jam i befasuar nga fakti se Daniel Redklif vuan nga dispraksia. Ai me siguri vuan nga një formë e lehtë e dispraksisë, por vetë fakti se ai nuk tregon fare shenja të kësaj gjendjeje, paraqet një fillim të shkëlqyer për aftësitë e tija si aktor dhe gjithashtu shembull për  njerëzit e tjerë të cilët vuajnë nga kjo gjendje.”

Zëdhënësja e Redklif thotë: “Po Danieli vuan nga dispraksia dhe kjo është një gjë që ai nuk e fshihte asnjëherë. Për fat të mirë gjendja e tij është shumë e lehtë dhe në rastin më të keq manifestohet me pamundësinë për ti lidhur këpucët dhe dorëshkrim të keq.”

Vetë Redklif ofroi përkrahje për vajzën 10 vjeçare e cila vuan nga dispraksia edhe atë në këtë mënyrë:

“Mos lejo që dispraksia të të pengojë”, tha ai. “Ajo asnjëherë nuk më kthente mbrapa dhe disa nga njerëzit më të mençur në botë që unë i njohë kanë vështirësi në mësime. Fakti se disa gjëra janë më tepër se luftë vetëm do t’ju bëjnë më të fortë në kryerjen e punëve më të vështira edhe ato më imagjinatave në gjetjen e zgjidhjeve për probleme të ndryshme.”

Share This Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>