Share This Post

Dyslexia

Disleksia në mbarë botën

Disleksia në mbarë botën

DISLESKIA NË ANGLI

Disleksia në Angli për herë të parë është përmendur në vitin 1896 në gazetën mjekësore angleze. Në atë kohë disleksia llogaritej si  “Congenital word blindness”.

“The Word blind centre” (Qendra botërore për të verbër) ishte themeluar në Londër në vitin 1965. Ajo është shoqata e parë që paraqitet në Angli. Më vonë u themelua  “The Helen Arkell Dyslexia Centre” në vitin 1971 e pas asaj edhe Instituti për disleksi dhe Shoqata britanike për disleksi në vitin 1972. Lidhur me legjislacionin, disleksia për herë të parë ishte përmendur në vitin 1970. Në vitin 1993 përcaktohet si nevojë speciale arsimore në ligjin për arsim, në aktin për barazi në vitin 2010.

Në Angli janë paraparë rregullore për tu ndihmuar personave me disleksi.

Për fëmijët: Shkollat speciale për fëmijët me disleksi kanë programe dhe politika speciale për përkrahje të këtyre fëmijëve. Përderisa te ndonjëri prej fëmijëve vërehet simptomë e caktuar, shkolla angazhohet në vërtetimin e asaj se vallë te ai fëmijë ekziston vështirësi në mësim apo jo. Pasi që shkolla të vërtetojë diagnozën, përcaktohet se a mundet ai fëmijë të vazhdojë shkollimin me metodat e thjeshta. Përderisa vërtetohet se fëmija nuk mund të vazhdojë shkollimin me metoda të thjeshta të mësimit, bëhet kërkesë për aplikim të metodave speciale për mësim  për po atë fëmijë. Ky dokument është ligjërisht i vlefshëm dhe legal dhe nëse kërkesa refuzohet prindërit kanë të drejtë ankese.

Përderisa fëmijëve në shkollë fillore nuk u është vërtetuar vështirësi në mësim ajo do të bëhet në vazhdim të shkollimit të tyre. Diagnoza bëhet nga ana e mësimdhënësit apo psikologut të autorizuar i cili  posedon certifikatë adekuate edhe atë me qëllim që studentët të mund të aplikojnë për DISABLED STUDENT ALLOWANCE.

DISLEKSIA NË ITALI

Fjala disleksi për herë të parë paraqitet në vitin 1960. Në vitin 1981 libri “Mio Figlio non leggere” nga Piro paraqet fillimin publikimit të literaturës profesionale për disleksi.

Shoqata e parë për disleksi në Itali ishte formuar në vitin 1997, ndërsa një numër i madh i shoqatave tjera u formuan në periudhën prej vitit 2000 deri në vitin 2010. Përkufizimet e pranuara zyrtare për vështirësitë gjatë mësimit dhe disleksinë janë rrjedhojë e konferencës në Romë, në qershor të vitit 2011, ku u definua se vështirësitë gjatë mësimit përfshijnë: disleksinë, disgaginë, disgrafinë dhe diskalkulinë.

Në Itali ekziston legjislacion i publikuar në vitin 2004 i cila më vonë u plotësua dhe zbatua nga ana e Ministrisë së Arsimit të Italisë.

Lidhur me diagnostifikimin, është e paraparë që të bëhet nga ana e shërbimit nacional shëndetësor në kërkesë të familjes dhe rezultatet u dërgohen edhe atyre edhe në shkollë. Aty ku nuk mund të përcaktohet diagnoza nga ana e këtij institucioni, ajo bëhet nga ana e personave të tjerë të autorizuar.

Nxënësit të cilëve u diagnostifikohen vështirësi në mësim kanë të drejtë të përdorin metoda speciale për mësim. Ajo që është e garantuar për këta fëmijë është e drejta e përdorimit të planit individual edukativ, fleksibilitet në shkollë etj.

DISLEKSIA NË INDI

Shoqata për disleksi – Muharashtra, është organizatë jofitimprurëse e cila punon për sigurimin e të drejtave të nxënësve për një arsim më të mirë. Kjo shoqatë ka filluar me punë në vitin 1996 dhe është formuar nga prindër dhe profesionistë.

Në Indi gjithashtu janë paraparë edhe rregullore për tua  lehtësuar procesin mësimor këtyre fëmijëve duke paraparë 25% më shumë kohë për plotësimin e testeve, të përgjigjurit gojarisht, nxënësve tu lexohen pyetjet, të kenë të drejtë të përdorin kalkulator si dhe gabimet drejtshkrimore dhe fjalitë e gabuara të injorohen.  Nxënësit e klasave të larta fitojnë një ore shtesë gjatë plotësimit të testeve, orë plotësuese në vend të gjuhës së dytë, lexues dhe shkrues gjatë testeve dhe 20 pikë përparësi për secilën lëndë.

Në fakultet gjatë testit i cili zgjat një orë atyre ju jepen 15 minuta shtesë, ndërsa për test i cili zgjat dy orë u jepen 30 minuta shtesë, orë plotësuese, lexues dhe shkrues gjatë testeve, kalkulator, fillojnë me 20 pikë më shumë për çdo lëndë, injorim të gabimeve gjatë shkrimit dhe fjalive të gabuara.

Share This Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>