Share This Post

Dyslexia / Kuriozitete

Disleksia në vendet e Ballkanit

Disleksia në vendet e Ballkanit

Kroaci

Nuk ekziston  asnjë definicion zyrtar nga Qeveria për disleksinë. Në praktikë përdoret definicioni i pranuar nga   BDA (British dyslexia association).

Për dallim nga vendet tjera të ish Jugosllavisë, duke lënë anash Slloveninë, Republika e Kroacisë  kryeson lidhur me disleksinë, por megjithatë  është ende larg nga vendet e zhvilluara evropiane.

Trajneri i vetëm për disleksi në Kroaci sipas metodës se Ron Dejvisit, Kristina Ana Mudriniç, beson se vetëdija për disleksinë mes popullatës kroate është në nivel të lartë, por se ende ekzistojnë stigma të caktuara rreth kësaj gjendjeje.

Një numër i madh i shkollave kanë ekipe ekspertësh të cilët u ndihmojnë nxënësve me disleksi. Disleksia është e rregulluar me ligj, por nuk është e vendosur në mënyrë mjaft të qartë. Megjithatë nxënësit të cilët vuajnë nga disleksia kanë të drejtë të shkollohen me program të veçantë të përshtatur për nevojat e tyre edhe atë pasi që të vërtetohet se vuajnë nga disleksia nga ana  e Qendrës shtetërore për detektimin e disleksisë.

Korniza ligjore në Kroaci, përveç programit të veçantë arsimor për personat me disleksi  mundëson zvogëlimin e vëllimit të literaturës, zëvendëson të përgjigjurit me shkrim me atë gojarisht dhe siguron kohë shtesë gjatë të përgjigjurit me shkrim ose gojarisht.

Greqia

Në 20 vitet e fundit sistemi arsimor grek filloi ti kushtojë vëmendje më të madhe fëmijëve të cilët vuajnë nga disleksia, por  sidoqoftë nuk kanë bërë mjaftueshëm. Sistemi arsimor grek tregon kujdes për nevojat specifike të fëmijëve të cilët vuajnë nga disleksia dhe për këtë arsye fëmijëve të kësaj kategorie u është siguruar ndihmë, respektivisht persona adekuat të cilët do tu ndihmojnë fëmijëve që vuajnë nga disleksia ti tejkalojnë vështirësitë që kanë për shkak të disleksisë. Në Greqi ekzistojnë rreth 700 klasë të specializuara vetëm për fëmijët të cilët vuajnë nga disleksia.

Disleksia është e paraparë në ligje të caktuara, por asnjëherë nuk është bërë një kornizë e veçantë ligjore për të. Me ndihmën e dhënë nga shteti, në Greqi janë formuar disa qendra për disleksi.

Serbi

Përkrah përpjekjeve për ngritjen e vetëdijes publike tek njerëzit lidhur me disleksinë, Serbia nuk ka paraparë masa të veçanta ligjore për të rregulluar këtë problem i cili më së shumti i prek nxënësit. Definicioni pranuar për disleksinë është se disleksia paraqet çrregullim gjatë të mësuarit dhe leximit përkrah inteligjencës normale, shikimit, dëgjimit dhe motivimit adekuat. Në Serbi nuk ekziston legjislacion i veçantë, por në seancën e Senatit të Universitetit në Beograd që u mbajt më 22.10.2010, u miratua propozimi i prof. Dr. Slavica Golluboviq dhe për herë të parë në historinë e universitetit në Serbi miratua një dokument për politikën e universitetit lidhur me studentët të cilët vuajnë nga disleksia i cili rregullon të drejtat dhe përkrahjen për studim të studentëve që vuajnë nga disleksia.

Ky dokument përmban:

–              Çfarë paraqet disleksia?

–              Karakteristikat e disleksisë.

–              Si bëhet vlerësimi se cili student vuan nga disleksia?

–              Problemet me të cilat ballafaqohen.

–              Si tu ndihmohet studentëve?

–              Mënyra e vlerësimit të punimeve të tyre me shkrim.

–              Në cilën mënyrë vlerësohet të përgjigjurit gojarisht?

–              Vazhdimi i afateve për këto studentë.

–              E drejta e ankesës për studentët.

–              Lehtësime për studentët gjatë testimeve me shkrim.

 

Bullgaria

Për herë të parë në Bullgari nocioni disleksi paraqitet në vitin 1980.

Definicionin e parë në Bullgari e ka dhënë profesori Matanova në vitin 2001 që definon disleksinë si: “Disleksia është një kategori e përgjithshme e vështirësive specifike gjatë mësimit e cila vërehet në shtatë fusha të funksionimit edhe atë: të folurit, shprehurit, aftësitë thelbore për lexim, neveri për lexim, njohuri themelore për shkrim, të kuptuarit e asaj që është shkruar, njohuri thelbore nga matematika dhe të menduarit matematik.”

Shoqata e parë për disleksi është “Shoqata për disleksi – Bullgaria”, e themeluar në Ruse në vitin 2005.

Në Bullgari ekziston informatë se 15 përqind e popullatës  në vend ballafaqohet me disleksi, por në Bullgari nuk është ndërmarrë asgjë lidhur me arsimin e fëmijëve që vuajnë nga disleksia, as edhe nuk ekziston legjislacion për disleksinë, ndërsa fjala disleksi nuk mund të gjendet në asnjë dokument qeveritar.

Përkrah asaj që nuk ekziston asnjë dokument ligjor  ku janë të shkruara të drejtat e këtyre fëmijëve dhe po këtyre fëmijëve nuk  mund tu ndihmohet në sistemin arsimor, viteve e fundit janë formuar tre shkolla profesionale në Ruse të quajtura Dyslexia Friendly schools. Në këto shkolla fëmijët me disleksi kanë më shumë kohë për zgjedhjen  e testeve, konsultime individuale me profesorë dhe ndihmë gjatë zgjedhjes së testeve.

Bëhen përpjekje që metodat e këtilla të inkorporohen në të gjitha shkollat në Bullgari gjë që do të kontribuojë në sjelljen e legjislacionit për të.

Share This Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>