Share This Post

Dyslexia / Kuriozitete

DYSLEXIE – font i cili ndihmon disleksiskët 

DYSLEXIE – font i cili ndihmon disleksiskët 

Kristian Boer krijoi font të posaçëm i cili ndihmon personat që vuajnë nga disleksia të lexojnë më lehtë. Ky font ka ndihmuar një numër të madh të disleksikëve dhe mund të shkarkohet pa pagesë nga interneti.

Ne, njerëzit të cilët vuajmë nga disleksia kur lexojmë shkronjat në trurin tonë ato na lakohen, i shohim ato nga e prapa, respektivisht si pasqyrim, por edhe shpeshherë ndodh që të na humben nga shikimi ose të “shëtisin” nëpër faqe. Fontet tradicionale të shkronjave edhe më shumë e vështirësojnë situatën, sepse dizajni i shkronjave të veçanta mbështetet tek të tjerat dhe shpesh fontet janë bërë për shkaqe estetike. Disleksikët shkronjat e tilla i shohin njësoj dhe kjo ju paraqet problem gjatë leximit. Kështu Boeri fillon tregimin për disleksinë e tij.

Ai gjithë jetën e tij lufton me disleksinë. Si punë diplome në akademinë e arteve në Utreht ka krijuar një font të ri adekuat për disleksikët dhe po të njëjtin e ka quajtur DYSLEXIE.  Ai këtë  e ka bërë  për shkak të një provimi që një kohë të gjatë nuk ka mund ta kalojë ndërsa ka mësuar dhe është përpjekur shumë për të.

Fonti i tij për një kohë  të shkurtër u bë shumë i njohur në botë, respektivisht mes atyre të cilët kanë vështirësi në lexim ose shkrim. Ai ka marrë shumë çmime për punimin e tij të diplomës.

Cila është specifika e këtij fonti i cili fascinoi shumë njerëz dhe u ndihmoi në luftën e përditshme me shkronjat e shkruara në letër apo ekranet televizive?

Parimisht çdo shkronjë është e veçantë, respektivisht Boer ka bërë ndryshime në dizajnin e çdo shkronje me çka ka bërë që ato të dallohen nga të tjerat. Qëllimi kryesor i gjithë kësaj është të zvogëlohet ngjashmëria e disa shkronjave, siç janë “b” dhe “d” ose “n” dhe ”h” (të alfabetit latin). Ai ka punuar në rritjen e asimetrisë, zvogëlimin e peshës së disa shkronjave, në vazhdimin e vizave të vetë shkronjave, lakim më të madh etj.

Prandaj te fonti i veçantë DYSLEXIE  shkronjat “b” dhe “d” nuk duken si  pasqyrim i njëra tjetrës, por që të dyja kanë specifika individuale. Gjithashtu është zmadhuar edhe hapësira mes shkronjave dhe  fjalëve me qëllim që të dallohen më lehtë.

Boer gjithashtu beson se ngjyra më e përshtatshme për këtë font është ngjyra e kaltër e mbyllur për shkak se është më e përshtatshme për syrin gjatë leximit.  Përveç asaj se font këtë mund ta shkarkoni falas, ai gjithashtu mund të përdoret në të gjithë programet për shkrim, por gjithashtu mund të instalohet edhe në postën tuaj elektronike ose në kërkuesin e internetit.

Fontin DYSLEXIE e përdorin një numër i madh i hulumtuesve në më shumë universitete, me qëllim të shqyrtimit të ndikimit të këtij fonti në përmirësimin e leximit dhe dallimit të fjalëve te personat me disleksi.

Për fat të keq ky font nuk është i përshtatur për alfabetin cirilik, por shpresojmë se për një kohë të shkurtër po i njëjti do të përshtatet edhe për këtë alfabet.

Share This Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>