Share This Post

Persona të famshëm / Tekste të zgjedhura

E = mc2 është rezultat i disleksisë

E = mc2 është rezultat i disleksisë

Nuk është sekret se në botë ka miliona dhe miliona njerëz të cilët vuajnë nga disleksia, por a është e mundur të dëshmohet se një nga mendjet më të shkëlqyera në botë ka vuajtur nga disleksia?

Shumë veta flasin se pikërisht Albert Ajnshtajni ka vuajtur nga disleksia, që ndoshta është e vështirë të besohet se pikërisht njeriu i cili shpiku teorinë e relativitetit kishte probleme me të mësuarit.

Asnjëherë nuk mund të kuptohet vallë dikush vuan nga disleksia nëse nuk bëhet vlerësim i duhur, ndërsa definitivisht për dikë që ka vdekur asnjëherë nuk mund të përcaktohet se vallë ai/ajo kanë vuajtur nga disleksia apo jo.

Pas një hulumtimi të bërë mund të arrihet në përfundim se gjasat janë të mëdha  që Ajnshtajni të kishte  vuajtur nga disleksia.

Në vijim ju prezantojmë katër karakteristika të cilat i kishte AJNSHTAJNI  dhe që tregonin se ai vuante nga disleksia.

  1. Ai kishte filluar të flasë më vonë

Sikurse edhe shumë njerëz të tjerë të cilët vuajnë nga disleksia ashtu edhe Ajnshtajni kishte filluar të flasë me vonesë. Ai nuk ka folur drejtë dhe qartë deri në moshën gjashtë vjeçare.

  1. Kishte disa nga shenjta më të rëndësishme të disleksisë

Ai ballafaqohej me probleme në lexim dhe të kuptuarit e fjalëve. Ai gjithashtu e kishte shumë të vështirë ti shpreh mendimet e tija në formë të shkruar dhe krahas kësaj ai gjithashtu kishte problem serioz me të mësuarit e një gjuhe të huaj.

  1. Ai mësonte më mirë në mjedise krijuese

Një numër i madh i disleksikëve nuk mund të kyçen në arsimin e rregullt për shkak se gjitha gjërat i mësojnë në mënyrë kreative dhe u nevojitet një mjedis pak më ndryshe se sa ai normali. Pikërisht Ajnshtajni kishe probleme në shkollë fillore dhe shpeshherë quhej mentalisht i ngadalshëm dhe i paaftë, por ai çdoherë gjente mënyra për mësim krijues.

  1. E ndjekin botën nëpërmjet një perspektive unike

Njerëzit të cilët kanë vështirësi në lexim normalisht shohin jashtë kufijve dhe  Ajnshtajni nuk ishte përjashtim. Aftësia e tij për të menduarit krijues do të thotë se ai ka ardhur deri në ide që të tjerë shkencëtarë as nuk kanë mundur ti paramendojnë.

Ajnshtajni vdiq në vitin 1955, dhe duhet të jemi të vetëdijshëm për atë se në atë kohë është ditur shumë pak për disleksinë dhe për këtë arsye nuk mund të jemi 100% të sigurte se ai vuante nga disleksia.

Sidoqoftë, njerëzit të cilët vuajnë nga disleksia janë njerëzit më të mençur në botë, më kreativ dhe më interesant, njerëz të cilët duhet ti keni në afërsinë tuaj. Pikërisht  duke u bazuar në tekstin e shënuar më lartë më bën të mendoj se mendja më e shquar në botë vuante nga disleksia.

Share This Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>