Share This Post

Dyslexia / Kuriozitete

Këshilla nga nxënësit me disleksi për nxënësit me disleksi

Këshilla nga nxënësit me disleksi për nxënësit me disleksi

Askush nuk mund ta kuptojë plotësisht si është të jesh nxënës i cili vuan nga disleksia ashtu si mund ta kuptojë atë një nxënës tjetër i cili vuan nga po ajo. Mësimdhënësit dhe prindërit tanë na  këshillojnë, por tani do tu tregojmë disa këshilla të dhëna nga ekspertë  të disleksisë.

Këshilla për ndjekjen e kohës

Ana (15) thotë se strategjia më e mirë e saj për kryerjen e detyrave të shtëpisë është shumë e thjeshtë: “Nuk duhet të kesh asnjë lloj të teknologjisë pranë vetes në kohën kur bën detyrat e shtëpisë. Vegël shumë e rëndësishme për mua është kalendari i madh i murit. Në të shënoj sa kohë më nevojitet për ta mbaruar punën time. Për arsye se jam disleksike   për zgjidhjen e testeve më duhet më shumë kohë, a po?  Gjithashtu, që ti kryej detyrat e shtëpisë pa gabime duhet  ta shpenzoj gjithë kohën e lirë për ti mbaruar ato. Më ndihmon shumë fakti se në kalendarit tim i shënoj gjithë datat kur duhet të mbaroj ndonjë gjë dhe sigurisht gjitha detyrat i ndaj në pjesë më të vogla.”

Për disleksikët të cilët lexojnë më ngadalë dhe të cilët ndonjëherë nuk mund ta kuptojnë shkrimin e tyre, u nevojitet më shumë kohë për ti kryer detyrat e dhëna, por urdhëroni disa këshilla edhe për këtë:

Detyrën e dhënë çdoherë ndani në pjesë më të vogla. Për çdo muaj ndani nga tre fleta të pastërta. Prindërit dhe mësimdhënësit le tu ndihmojnë  që detyrat e ndara në pjesë më të vogla ti shënoni në secilën flet veç a veç, si p.sh. zgjedhje e temës, hulumtim dhe shkrim të draftit të parë.

Po çfarë duhet të bëni së pari? Kur të ballafaqoheni me listën e më shumë detyrave të shkurtra të cilat duhet ti bëni e keni më të lehtë në mënyrë të rastësishme të zgjidhni cilën prej atyre detyrave do ta punoni të parën, por kjo nuk është edhe aq metodë e dobishme.  Mendoni një minutë dhe jepni prioritet detyrës. Këtu nuk bëhet fjalë për atë se çfarë duhet të bëhet, por për çfarë do të ju nevojitet më shumë ose më pak kohë. Zakonisht jemi mësuar të mësojmë natën, një ditë para testit. Mos e praktikoni këtë shprehi. Në kalendarin e aktiviteteve, në mbrëmje mos planifikoni mësim.

Këshilla teknike

Bojani 14 vjeçar, ka shok i cili mëson duke përdorur  POWER POINT prezantimiet të cilat i përgatit duke u bazuar në materialin shkollor. Bojani i shfrytëzon këto prezantime gjatë mësimit. Shpeshherë për të shkruar përdor kompjuterin e jo fletoren. Në këtë mënyrë kursen shumë kohë edhe me përdorimin e spell-check (drejtshkrim) i vëren gabimet e bëra. Gjithashtu, kur punon detyra në gjuhën angleze ai përdor programet me zë të cilët fjalën e thënë gojarisht e paraqesin si tekst, si p.sh. programi Dragon. Vegël e dobishme është edhe GOOGLE voice search, të cilin mund përdorni edhe në kompjuter edhe në të gjitha llojet e telefonave të mençur.

Urdhëroni edhe disa këshilla të dobishme nga Ana dhe Bojani:

Ana pasi përfundon me shkrimin e detyrës, ajo me anë të telefonit të saj e incizon veten duke e lexuar atë që ka shkruar. Mandej disa herë e dëgjon atë që ka lexuar. Kjo mënyrë i ndihmon shumë që ti vërejë gabimet e saja, por edhe si person i cili vuan nga disleksia nëpërmjet dëgjimit auditiv mëson dhe mban mend gjërat më lehtë.

Përparësi e madhe për gjithë disleksikët është dëgjimi i audio librave. Nëse një ditë më parë keni dëgjuar përmbajtjen e librit të nesërmen nëse është e nevojshme ta lexoni atë me zë do ta keni shumë më të lehtë.

Në Maqedoni kjo teknologji paraqet problem shumë të madh për shkak se audio libra në gjuhën maqedone pothuajse nuk ekzistojnë, por ky lloj i librave në gjuhën angleze është i shumtë dhe për të gjithë ata që janë të interesuar të dëgjojnë audio libra në gjuhën angleze ato mund ti gjejnë në linkun e dhënë: www.learningally.org.

Menaxhimi i materijalit

Markoja shpesh herë i jep vetes më shumë pushime gjatë kryerjes së ndonjë detyre më të vështirë. Si nxënës në vitin e tretë atij i jepen detyra më të komplikuara nga ato me të cilat është mësuar ti jepen. “Kur duhet të lexoj 20 faqe brenda një nate e kam shumë të vështirë të fokusohem në të gjitha faqet. E kam më të lehtë të fokusohem dhe koncentrohem kur ato i ndaj nga 10 dhe çdoherë pushoj pasi ta lexoj një pjesë dhe i jap vetes më shumë kohë për ta mbaruar detyrën më ngadalë po me më shumë kujdes. E di që ndoshta kjo merr më shumë kohë, por besoni se në këtë mënyrë i kryej detyrat më mirë.” 

Jo më shumë nga ajo që ju nevojitet. Për shembull nuk keni nevojë ta shqyrtoni gjithë literaturën lidhur me Luftën e Dytë Botërore nëse duhet të shënoni një kapitull për hebrenjtë në Maqedoni.

Për disa njerëz mënyra më e lehtë për të mbajtur mend materialin është ta mësojë atë para se të flejë.

Të punuarit dhe mësimi në një vend të qetë janë shumë të dobishme. Në këtë mënyrë do ti shmangni tingujt e padëshiruar që ua tërheqin vëmendjen dhe u dekoncentrojnë.

Disa nxënës kanë zbuluar se përtypja e çamçakëzit gjatë testit e rrit koncentrimin dhe të fokusuarit  e tyre gjatë zgjedhjes së testit. Nëse kjo u ndihmon provoni ta bindni mësimdhënësin tuaj tu lejojë të përtypni çamçakëz gjatë kohës së testit, por mos bëni tullumbace.

Mbani mend: Fjetja dhe të ushqyerit e shëndoshë janë tejet të rëndësishëm. Nëse fleni nga 8 orë në ditë dhe ushqeheni shëndetshëm,  do të jenë dukshëm më të fokusuar dhe koncentruar në atë që bëni.

Çështje qëndrimi

Pothuajse të gjithë me të cilët biseduam u pajtuan për një gjë, se  besimi në vete është shumë i rëndësishëm. Sonja na tregoi se: ”Disleksia të mëson si të menaxhosh me kohën tënde dhe të punosh shumë. Kjo është ajo që më ndihmon ta kryej çdo detyrë dhe obligim që kam.” Damjani nxënës i vitit të katërt inspirim gjen në bisedat me personat më të mëshuar të cilët vuajnë nga disleksia: “Biseda me persona të rritur dhe të realizuar të cilët  vuajnë nga disleksia më ndihmon shumë në jetë. Gjitha ato janë përpjekur shumë që ti realizojnë qëllimet e tyre në jetë sepse nuk kohën e tyre nuk kanë ekzistuar kompjuterët as edhe ndonjë tjetër  lloj i teknologjisë e cila ua ka lehtësuar jetën. Vetë fakti se ato kanë arrite sukses në atë kohë më bën të ndihem i sigurt se edhe unë do të arrij sukses.”     

Gjëra të ngjashme dëgjuam edhe nga nxënësit tjerë edhe atë se :

Asnjëherë nuk ndjej se ekziston diçka që duhet ta bëj a nuk mundem. Po do të më nevojitet më shumë kohë, por jam i sigurte se do ta bëj.

Me rëndësi është të kthehesh pak pas në kohë dhe të shohësh se sa larg ke arrit. Në shkollë fillore kishte shumë gjëra që nuk mund ti bëja për dallim nga fëmijët tjerë, por tani kur po e mbaroj shkollën e mesme mund ti bëj të gjitha gjërat që edhe tjerët mund ti bëjnë, realisht shpesh herë i bëj më mirë se të tjerët.

Ndjehem i turpëruar nga vetë mendimi se punoja me defektolog e pastaj edhe me trajner për disleksi, por e di që nuk do të isha ai që jam sot po të mos ishin ata.

Disleksia është diçka që çdoherë do të jetë pjesë e imja, por nuk mendoj se ndonjëherë do të më pengojë ta bëj atë që dua.

Për fund, besoni se çdoherë do të gjeni edhe këshilla tjera të dobishme, si nga shokët tuaj ashtu edhe nga mësimdhënësit dhe prindërit, vetëm nëse jeni të vetëdijshëm për disleksinë tuaj.

Mos harroni: Disleksia është dhunti!

Share This Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>