Share This Post

Persona të famshëm / Tekste të zgjedhura

Kira Najtli: “Skenari i filmit Ndjenja dhe ndjeshmëria më ndihmuan ta mund disleksinë”

Kira Najtli: “Skenari i filmit Ndjenja dhe ndjeshmëria më ndihmuan ta mund disleksinë”

Aktorja tejet e talentuar Kira Najtli deklaroi se e ka mundur disleksinë si fëmijë me anë të leximit të skenarit të Ema Tomsonit.

Aktorja 32 vjeçare thotë se mënyra e vetme me të cilën ajo ka tejkaluar problemin e saj me mësimin ka qenë leximi i skenarit të filmit Ndjenja dhe ndjeshmëria dhe duke paramenduar se çfarë do të bëjë Tomson në “këpucët e saja”. Najtli e cila u diagnostifikua  me disleksi në moshën gjashtë vjeçare deklaroi se është adhuruese e flaktë e regjisores e cila është fituese oskari – e respektuara Ema Tomson.

Për revistën GQ magazine deklaroi: ”Në atë kohë nëna ime punonte në filmin Ndjenja dhe ndjeshmëria dhe më solli në shtëpi një kopje nga skenari i filmit që e kishte shkruar Tomson.”

Unë vetëm thashë: “Po un vuaj nga disleksia, si ta lexoj gjithë skenarin?” Nëna ime ma tha vetëm këtë: “Nëse Tomson nuk mundte ta lexojë atë, jam e sigurt se do ta gjesh mënyrën, prandaj fillo të lexosh menjëherë sepse Ema do të vepronte kështu.”

Kira e lë shkollën në Tedington por prindërit e saj i vënë kusht se e ka të patjetërsueshme të punojë çdo ditë me qëllim që ti mund problemet me mësimin dhe leximin dhe që ato të munden ti sigurojnë një agjentë i cili do ti ndihmojë të bëhet aktore.

Në vitin 2005  Najtli fiton rolin e madh të Elizabet Bennet në adaptimin filmik të Ostin për filmin Krenari dhe paragjykime.  Ajo thotë se shpeshherë ka qarë si shkak i komenteve të këqija për punën e saj për shkak se ajo e ka kthyer në ditët kur  ka qenë përqeshur në shkollë për shkak të problemeve me mësimin. Ajo gjithashtu thekson se pas një kohe ka mësuar si ti menaxhojë kritikat dhe nga ato të mësojë se ku duhet të përmirësohet.

Ajo thotë se disleksia është si murr dhe se është shumë e vështirë të shihet përtej tij.

“Unë kam qenë me të vërtetë  me fat që hyra në ujërat e aktrimit, sepse thjeshtë e kisha të patjetërsueshme të përpiqem shumë dhe të lexoj nëse desha të arrijë sukses dhe pikërisht ajo më ndihmoi ti tejkaloj problemet me mësimin”.

Aktorja e pranon se të kesh disleksi nuk është aspak e lehtë, por thotë se: “Të vuash nga disleksia nuk domethënë se je torollak , por thjeshtë se vetëm mendon ndryshe nga të tjerët.”

Share This Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>