Share This Post

Dyslexia / Tekste të zgjedhura

MENDJA E NJË PERSONI ME DISLEKSI – PJESA E DYTË

MENDJA E NJË PERSONI ME DISLEKSI – PJESA E DYTË
  • Mendojnë me fotografi në vend se me fjalë

Pa u befasuar aspak ato kanë tendence të kenë vizuelizim të sofistikuar të gjërave dhe këtë ndihmë vizuale e shfrytëzojnë për ti planifikuar dhe organizuar jetët e tyre. Ato thjesht  botën e shohin  nëpërmjet fotografive.

  • Ato do të mbeten gjithmonë dislektik

Ato mund të mësojnë të lexojnë dhe të shkruajnë, po megjithatë ato çdoherë do të vuajnë nga disleksia. Për tua lehtësuar atyre jetën, kanë filluar procese për përgatitjen e një fonti dhe fjalori të veçantë, i cili do të dizajnohet në atë mënyrë që të mund të shmange çdo konfuzion dhe të fitohet qartësi më e madhe, ndërsa tek fjalori do ti jepet rëndësi e veçantë  domethënies së fjalëve e jo radhitjes së tyre në shkronjat.

  • Ato e përdorin trurin ndryshe

Truri i tyre përdor më pak hemisferën e majtë, e cila  është përgjegjëse për pjesën e leximit, dhe urës së përbërë nga  indi i cili i lidh njërën anë të trurit me anën tjetër, në mënyrë që truri i tyre jo çdoherë i dërgon të dhënat në vendin e duhur për përpunim. Disleksikët zakonisht e kanë më të zhvilluar hemisferën e djathtë, respektivisht pjesën përgjegjëse për krijimtari.

  • Mbase është trashëguese

Disleksia shpeshherë është trashëguese dhe  shumica e disleksikëve kanë hallë, xhaxha ose prind që vuan nga disleksia.

  • Shpeshherë kanë vetëbesim të ulët

Njerëzit që vuajnë nga disleksia zakonisht kanë nivel të kartë të inteligjencës, por ato gjithashtu janë të vetëdijshëm se të tjerët dinë të lexojnë dhe të shkruajnë shumë më mirë se ata dhe prandaj shpeshherë ndihen të trashë në krahasim me të tjerët.

Siç ka thënë Ajnshtajni:

“Të gjithë janë gjeni, mirëpo nëse i gjykon një peshku sipas aftësisë së tij për të hipur në dru, ai tërë jetën do të mendojë se është budalla.”

  • Tregojnë shenja të ndryshme

Disleksia është një problematikë pak më specifike, sepse asnjëherë dy disleksikë nuk do ti kenë saktësisht të njëjtat simptome. Disa prej tyre e humbin vendin e punës ose kanë aftësi të dobëta organizimi; të tjerët janë të ngadalshëm gjatë leximit ose kanë aftësi të dobëta për të kuptuar; grupi i tretë kanë vështirësi gjatë organizimit të ideve në kompilimin e një teksti, ose kanë vështirësi gjatë  përpunimit të informatave auditive; krejt tjerë – e kane të vështirë të bëjnë ndarjen  ditëve të javës ose të muajve të  vitit.

  • Kanë shkathtësi të shkëlqyera

Dislektikët shpeshherë janë shumë të mirë në vlerësimin e  njerëzve të tjerë dhe kanë memorie të përkryer tek e cila mbështeten shpeshherë. Mund të jenë folës shumë të mirë dhe të janë të talentuar për të bërë vlerësimin e hapësirës (siç janë arkitektët, inxhinierët, artistët e etj.). Kanë nivel të lartë të inteligjencës dhe intuitës si dhe fantazi të bujshme.

  • Dinë të jenë tepër të suksesshëm

Ky sukses është rezultat i disleksisë. Në grupin e personave me famë që vuajnë nga disleksia bëjnë pjesë: Vupi Goldberg, Xhej Leno, Sher, Stiv Xhobs, Leonardo Da Vinçi, Tomi Hilfiger, Pablo Pikaso dhe shumë të tjerë.

  • Mund ta ndryshojnë botën

Peronat të cilët vuajnë nga disleksia munden dhe e kanë ndryshuar botën në të cilën jetojmë.  Dislektikët si Xhorxh Vashington, Henri Ford dhe Stiven Spillberg e kanë ndryshuar dhe ende vazhdojnë ta ndryshojnë këtë botë.

Këta njerëz janë qenie bujare, kreative dhe me inteligjencë të lartë të cilët janë të frustruar nga paaftësitë e tyre ashtu si edhe ne, mirëpo “nuk mund të marrin frymë”  nga mënyra se si funksionon truri i tyre dhe në vend të asaj ato kërkojnë ndihmë nga të afërmit e tyre t’ju ndihmojnë ta kuptojnë botën dhe të funksionojnë në atë botë e cila nuk u përshtatet nevojave të tyre.

Po, ndonjëherë dinë të jenë të vështirë për ti dashur, por ata kanë dhunti të jashtëzakonshme, unike dhe dhunti e cila mund ta ndryshojë botën.

Me ndihmën tuaj, ndoshta personi që ju e doni do të sjellë ndryshime me përmasa mbarë botërorë!

Share This Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>