Share This Post

Dyslexia

MENDJA E NJË PERSONI ME DISLEKSI- PJESA E PARË

MENDJA  E NJË PERSONI  ME DISLEKSI- PJESA  E PARË

Është e vështirë për ta kuptuar, apo?

Përderisa nuk je pjesë e asaj 10 deri në 15 përqind e popullatës e cila vuan nga disleksia, është  shumë e vështirë ta kuptoni atë.

Është e lehtë të mendohet për disleksinë si një lloj mashtrimi, por vetë mendimi se “nëse këta njerëz i kushtojnë pak më shumë vëmendje vetes së tyre dhe mundohen më tepër, do të mund ta tejkalojnë këtë problem”, është tërësisht i pavërtetë.

Disleksia është dhunti e aftësisë për ti shikuar gjërat nga më shumë perspektiva të ndryshme në të njëjtën kohë. Vet kjo dhunti vjen me një lloj vështirësish që kanë të bëjnë me të hutuarit gjatë prioretizimit ose gjetjes së logjikës te gjithë ato perspektiva.

Dislektikët mund të jenë njerëz me të cilët është e vështirë të jetohet, ose të  shprehen ndjeja siç është dashuria, për shkak se truri i tyre punon ndryshe nga ai i të tjerëve. Poqëse  dashuroheni me një person që vuan nga disleksia, vetë jeta me të nga dita në ditë mund t’u çmend. Arsyet për këtë i gjeni në shprehitë e tyre për të harruar gjëra, ose vetë të menduarit se kanë thënë ose bërë gjëra të cilat në fakt si kanë bërë. Ata gjithashtu kanë prirje të jenë shumë kaotik dhe të paorganizuar, si dhe më pak të vetëdijshëm për jetën sociale në krahasim me të tjerët.

Gjëja më e mirë që mund të bëni është të mësoni diç më shumë për disleksinë edhe atë me qëllim  që të krijohet një kuptueshmëri dhe një ndjenjë dhembshurie për këtë gjendje.

Më poshtë keni  të dhënë  një vrojtim të asaj se si punojnë mendjet e tyre:

  • Ballafaqohen me sfida jetësore

Disleksia është shumë më tepër se vetëm në vështirësi gjatë shkrimit, leximit ose përdorimit të numrave. Ato e shohin botën krejt ndryshe, komunikojnë ndryshe dhe kanë vështirësi në organizim.

  • Ata mund të duken si të çuditshëm

Krahas inteligjencës së tyre, edhe për shkak të asaj që mund të shohin nga më shumë  perspektiva është e mundur që të duken si të pa intersuar për bisedë. Ka mundësi që tu kujtohen ide të çuditshme për shkak të mungesës të shqyrtojnë nëse mendimet e tyre janë të përshtatshme për bisedë apo jo. Mund të duken  pak të çuditshëm për shkak se shpesh nuk janë të vetëdijshëm për rregullat në shoqëri.

  • I lodhin detajet

Për shkak se truri i tyre është më pak efikas në përpunimin e shkronjave ose tingujve, do të  thotë që ai/ajo duhet të punojnë edhe më shumë. Për këtë arsye koha e kaluar në të fokusuarit e detajeve për to është shumë e lodhshme, për shkak se ato çdoherë në fillim shohin gjërat në përgjithësi, respektivisht  e shohin vetëm atë fotografinë e madhe.

  • Janë shumë kreativ

Aftësia e vrojtimit të botës nga kënde të ndryshme i bën ato mjaft kreativ. Mund t’ju kujtohen ide shumë kreative, pjesërisht për shkak se nuk janë të kufizuar me ligjet e fizikës, logjikën matematikore ose të pamundurën.

  • Mahniten nga gjërat që i shohin

Ato mund të vërejnë shumë mundësi për një gjë të caktuar, gjë që sjell deri te ajo që shpeshherë mendimet e tyre të janë të ngatërruara ose konfuze. Vështirë është të rregullohen dhe përpunohen aq shumë informata, duke i ndarë ato në më të rëndësishme dhe më adekuate. Pa aftësinë e të filtruarit të informatave dhe mendimeve të caktuara, kjo dhunti bëhet një pengesë tragjike dhe konfuze.

  • Janë të ndjeshëm edhe nga paraqitja e ADD – mungesë së vëmendjes

Rreth 40% të dislektikëve kanë edhe ADD, ndërsa rreth 60% të personave me ADD, kanë disleksi.

  • Ndonjëherë mendimet e tyre mund ti perceptojnë si realitet

Shpesh herë kanë bindje se ju kanë thënë diçka e në fakt nuk ju kanë thënë asgjë, ose të besojnë në atë se ju nuk ju keni thënë diçka që në të vërtetë ua keni thënë. Ata gjithashtu dinë të shprehen në mënyrë aq unike, sa që porosia e tyre të mos ketë kuptim real ose lidhshmëri.

  • Ka mundësi që të janë të vetëdijshëm se vuajnë nga disleksia

Sipas disa hulumtimeve, disleksia nuk është e domosdoshme të jete e diagnostifikuar apo e vërejtur deri në moshën madhore, dhe kjo është një nga arsyet pse është e vështirë të vërtetohet numri i personave që vuajnë nga disleksia, dhe për këtë shkak, fatkeqësisht, personat të cilët nuk janë diagnostifikuar me disleksi etiketohen me nofkat përtac dhe budallenj.

Share This Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>