Share This Post

Dyscalculia / Persona të famshëm

PERSONAT E FAMSHËM TË CILËT VUAJNË NGA DISKALKULIA

PERSONAT E FAMSHËM TË CILËT VUAJNË NGA DISKALKULIA

Diskalkulia është gjendje më e rrallë dhe më pak e njohur se sa disleksia. Këto janë shkaqet që diskalkulia nuk është edhe aq prezentë. Bëhet fjalë për informata nga ueb-faqe ose bllogjet, p.sh. për disleksinë mund të gjenden lista të mëdha të personave të famshëm të cilat kanë paraqitur se vuajnë nga disleksia. Personat e famshëm të cilat janë ballafaquar me gjendje të ndryshme të cilat u kanë shkaktuar vështirësi në mësim janë çdoherë nxitje dhe inspirim për personat të cilat ballafaqohen me ndonjërën nga këto gjendje. Ato të cilët ballafaqohen me vështirësi në lëndën e matematikës në njëfarë mënyre mbesin disi më të varfër me informata të këtij lloji.

Gjatë kërkimit nëpër ueb portalet lidhur me personat të cilët vuajnë nga diskalkulia mund ti gjeni disa emra:

Aktori amerikan Henri Vinkler përmendet si aktor i cili vuan nga diskalkulia dhe se gjithashtu ka vështirësi në zgjedhjen e detyrave matematikore.

Këngëtarët e njohur Sher dhe Mik Haknal gjithashtu vuajnë nga diskalkulia. Ato kanë kaluar nëpër një periudhë të vështirë gjatë shkollimit duke u munduar ti sfidojnë problemet me zgjidhjen e detyrave matematikore.

Aktorja Marija Tajler Mur gjithashtu është pjesë e listës së personave të famshëm të cilët vuajnë nga diskalkulia. Megjithatë këto lista janë shumë më të shkurtra se sa ato ku numërohen  personat e famshëm të  cilët vuajnë nga disleksia.

Kur ballafaqohen me këtë mungesë informacioni ata të cilët vuajnë nga diskalkulia ndoshta duhet kërkuar inspirim tjetër diku, respektivisht duke ndarë përvojat mes tyre. Ashtu siç rritet vetëdija për diskalkulinë, në po të njëjtën mënyrë rritet edhe vetëdija për sfidat me të cilat ballafaqohen personat me këtë dallueshmëri në mësim.  Nga kjo rrjedh edhe vetëdija gjithnjë e më e madhe për nevojën e respektimit të mënyrën së tyre për trajtimin e këtyre sfidave.

https://dyscalculia-blog.com/2016/07/05/dyscalculics-famous-successful-inspiring/#more-54

Për lexuesit tanë që vuajnë nga diskalkulia: Cilat janë sfidat dhe inspirimet tuaja? Nëse doni ta ndani me ne tregimin tuaj për atë se çfarë ju motivon e inkurajon, ju lutem ndani atë me ne në forumin tonë interaktiv.

Share This Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>