Share This Post

Dyslexia

Profili i nhënësve me disleksi

Profili i nhënësve me disleksi

Diversiteti në vështirësitë me mësimin dhe ndikimi i faktorëve sekondar siç janë rrethi dhe vetëbesimi, ndikojnë bindshëm në profilin individual të nxënësit i cili vuan nga disleksia.

Profesorët mund të ballafaqohen me nxënës të cilët:

  • Kanë vështirësi individuale në mësim, strategji të ndryshme për mësim dhe përgjigje emocionale për problemet;
  • Kanë zhvilluar ndjenjë të fortë të strategjive të tepërta. Me atë është shumë e vështirë të dallohen vështirësitë te nxënësi, duke marrë parasysh mundin e dhënë si dhe kohën për të mësuar dhe fshehur mangësitë e tij;
  • Asnjëherë nuk kanë vizituar ekspert për disleksi dhe nuk janë të vetëdijshëm për vështirësitë e tyre, por kanë probleme në situata kur prej atyre kërkohet ti tregojnë aftësitë e tyre për lexim, shkrim dhe organizim;
  • Shkruajnë hartime me shkrim që nuk i tregojnë aftësitë e vërteta të tyre. Po ata të njëjtit gjatë prezantimit të ndonjë detyre gojarisht apo me shkrim mund të arrijnë rezultate të jashtëzakonshme, por kur është e nevojshme që ta shkruajnë atë, mësimdhënësi do të marrë një tekst përplot me gabime drejtshkrimore dhe gramatikore, a ndoshta ndonjëherë edhe tekst të pakuptimtë.

Theksi është vendosur zakonisht në formën e shkruar të të shprehurit, megjithatë të shkruarit është vetëm një aspekt nga gjithë ai varg i vështirësive që kanë të bëjnë me:

  • Të dëgjuarit dhe marrjen e shënimeve gjatë orës. Kjo mund të ndryshojë nëse nxënësit i lejohet të incizojë orën me telefon ose diktafon. Në këtë mënyrë nxënësi do të mund të koncentrohej dhe fokusohej më mirë gjatë ligjëratave dhe ta kuptojë atë që ligjërohet, në vend që të harxhojë kohë në marrjen e shënimeve, me çka do të humbte  shumë kohë dhe koncentrim;
  • Memorie pune të kufizuar që rezulton me lexim të tekstit më shumë herë që të mund ta kuptojnë dhe mbajnë mend. Problemet e këtij lloji mund të tejkalohen nëse nxënësit i jepet kohë shtesë për zgjedhjen e testeve;
  • Janë dukshëm më të ngadalshëm në shkrim, ju mungon automatizëm që kontribuon për gabimet drejtshkrimore dhe lëshim të fjalëve;
  • Vështirësi në të theksuarit e fjalëve të përbëra dhe të panjohura;
  • Lexim i ngadalësuar, lëshim i fjalëve dhe shkronjave, gjetja e fjalëve pas disa shkronjave të lexuara, probleme në të kuptuarit e asaj që ka lexuar dhe nevoja për rilexim të tekstit apo paragrafit të lexuar;
  • Vështirësi dhe ndjenje acarimi gjatë leximit me zë;
  • Probleme në të kuptuarit dhe të mbajturit mend të instruksioneve të dhëna më parë;
  • Huti në përcaktimin e asaj se çfarë ndodhet në anën e majtë kurse çfarë në anën e djathtë, vështirësi në orientim dhe lexim të hartave;
  • Shpesh ndjejnë lodhje si rezultat i koncentrimit dhe energjisë plotësuese me qëllim që të kënaqin normat arsimore të shkollës.

 

Share This Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>