Share This Post

Kuriozitete / Persona të famshëm

Salma Hayek: “Lexoj shumë më ngadalë së të tjerët”

Salma Hayek: “Lexoj shumë më ngadalë së të tjerët”

Salma Hayek ka lindur në vitin 1966 në Verakruz të Meksikos dhe rrjedh nga një familje e pasur. Në moshën 12 vjeçare prindërit e saj e dërgojnë atë për shkollim në Nju Orlleans ku edhe  diagnostifikohet me disleksi, por pas një kohë ajo largohet nga kjo shkollë. Shkollimin e saj e vazhdon në Meksiko, në fushën e marrëdhënieve me publikun, por pas disa vitesh largohet edhe nga ky fakultet për tu bërë artiste.

Për tu bërë artiste ajo shpërngulet në Kaliforni, por nuk e njeh aspak gjuhën angleze. “Arrita aty por nuk dija anglisht, nuk e kisha kartën e gjelbër, nuk e dija se duhej të kem agjent timin, nuk dija të ngas veturë dhe mbi të gjitha vuaja nga disleksia.”

Hayek e ka kuptuar se në Amerikë si një vajzë latino -amerikane do ta ketë shumë të vështirë të bëhet aktore dhe se mundësitë e saja janë metë vërtetë të kufizuara për dallim nga të tjerët. Pikërisht për këtë arsye ajo vendos të hap shtëpi të sajën për prodhimin e filmave.

Menjëherë pas hapjes së shtëpisë së saj për prodhimin e filmave ajo e fiton rolin e Frida Kalos në filmin me  po të njëjtin titull i cili fiton gjashtë nominime për oskar, duke përfshirë edhe nominimin e  Hayek për artiste më të mirë.

Të mësuarit e gjuhës angleze nuk ka qenë i vështirë për të. “Metë vërtetë mësoj shpejtë. Çdoherë kam mësuar shpejtë, ndoshta edhe për shkak të kësaj në shkollë nuk e kuptuan se vuaj nga disleksia”, thotë ajo. “Tani disleksia nuk më pengon aspak. Disa njerëz lexojnë shumë shpejt, por nëse i pyesni për atë që kanë lexuar nuk do të dinë tu përgjigjen. Mua metë vërtetë më duhet shumë më shumë kohë për të lexuar diçka për dallim nga të tjerët, por prandaj kur lexoj diçka e mbaj mend tërë jetën.”

Ajo është e sigurtë se lufta me disleksinë dhe suksesi i saj janë rezultat i mbështetjes së madhe nga ana familjes së saj.

 

Share This Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>