Share This Post

Dyslexia / Këshilla / Teknikat e vetë-ndihmës / Tekste të zgjedhura

Sekretet e suksesit të disleksikëve

Sekretet e suksesit të disleksikëve

Në botë ka shumë histori të suksesshme dhe njerëz të suksesshëm të cilët vuajnë nga disleksia.

Të gjithë ne nuk mund të jemi Tom Kruz ose Riçard Brenson, që të dy disleksikë tejet të suksesshëm, por suksesi i tyre nuk matet vetëm me pasurinë dhe famën e arritur. Suksesi është gjetja e vendit tënd në këtë botë, ndërtimi i vetëbesimit dhe të sfiduarit e vështirësive që i shkakton disleksia, gjë që secili person i cili vuan nga disleksia duhet ta arrijë. Ti mund ta bësh atë.

Disa herë kemi shkruar për personat e suksesshëm të cilët vuajnë nga disleksia, por çfarë është ajo që është e përbashkët  dhe që qëndron në sfond të këtyre tregimeve të suksesshme?

Duhet të jemi të vetëdijshëm se nuk ekziston shkop magjik i cili do të na çojë drejt suksesit. Nuk mund të arrihet sukses pa u përpjekur dhe pa punuar shumë. Andaj përvilni krahët dhe filloni me punë. Vijojnë shtatë veçoritë e përbashkëta që i takuam tek pjesa më e madhe e disleksikëve.

  1. Asnjëherë mos u dorëzoni

Jemi të vetëdijshëm për atë se në jetë hasim në shumë sfida dhe pengesa, por thjesht nëse duam të arrijmë sukses, nuk duhet të lejojmë që asgjë të na pengojë në rrugën tonë drejt suksesit. Jeta është luftë, posaçërisht për personat të cilët vuajnë nga disleksia dhe prandaj nuk duhet të ikim nga lufta. Mbani mend: suksesi  zakonisht vjen pas një varg dështimesh. Çdoherë festoni secilin sukses tuajin, sepse vetëm në atë mënyrë do të jeni të motivuar të vazhdoni tutje.

  1. Përgatituni për punuar më shumë

Personat të cilët vuajnë nga disleksia çdoherë kanë qenë të përgatitur se për disa gjëra duhet të mundohen më shumë se të tjerët.  Andaj përgatituni të punoni më shumë, por jini të bindur se në këtë mënyrë suksesi juaj do të jetë shumë më i rëndësishëm se suksesi i të tjerëve. Një njeri i cili nuk vuan nga disleksia një numër telefoni do ta mbajë mend vetëm me dy përsëritje, por atij/asaj që vuan nga disleksia sigurisht që do ti nevojitet ta përsërisë numrin 20 herë që ta mbajë mend.

  1. Mos prisni shumë nga vetja juaj

Po, po … pikërisht ashtu! Zvogëloni pritjet tuaja! Një numër i madh i dëshpërimeve dhe irritimeve në jetë janë rezultat pikërisht i pritjeve të mëdha.

  1. Përsërisni dhe ushtroni vazhdimisht

Kristijano Ronaldo, një nga futbollistët më të mirë në botë, vazhdimisht ushtron dhe i përsërit teknikat e njëjta vetëm më qëllim që të jetë i suksesshëm. Në përgjithësi gjithë sportistët më shumë kohë kalojnë duke trajnuar dhe ushtruar se sa duke luajtur. Pjesa më e madhe e disleksikëve të suksesshëm ushtrojnë dhe përsërisin vazhdimisht që të arrijnë sukses ose të mbajnë suksesin e arritur. Atëherë kur mendoni se diçka që e keni mësuar e mbani mend për tërë jetën mos ndaloni me përsëritje dhe ushtrime.

  1. Zbuloni anët tuaja më të forta

Gjatë gjithë jetës tuaj  sigurisht se keni gjetur një fushë në të cilën jeni shumë të suksesshëm dhe ju bën të lumtur. Pikërisht këtë duhet ta vlerësoni te vetja juaj, pa mare parasysh mendimet e njerëzve dhe mjedisit që ju rrethon. Tom Kruz dhe Kira Najtli  deshën aktrimin dhe ende e duan atë. Xhon Lenon ishte i dashuruar në muzikën dhe akoma bën muzikë çdo ditë. Mbani mend: të gjithë kemi diçka në të cilën jemi të shkëlqyer.

  1. Inkurajoni veten

Bota është plot me dëshpërime dhe shpesh na sjell lajme të këqija, prandaj të gjithë kemi nevojë për nxitje dhe inkurajim. Për nxënësit të cilët vuajnë nga disleksia është shumë e rëndësishme të fitojnë kurajë nga rrethi ku jetojnë. Me shokët tuaj flisni hapur për vështirësitë që keni në mësime, sepse vetëm në atë mënyrë ato mund t’ju kuptojnë dhe ofrojnë kurajë dhe nxitje të vërtetë.

  1. Prind dhe mësimdhënës të përkushtuar

Pothuajse gjithë disleksikët e suksesshëm e kanë të përbashkët dashurinë, të kuptuarit dhe përkrahjen e marrë nga prindërit e tyre. Prandaj duhet të kërkoni përkrahje nga mësimdhënësit dhe prindërit, sepse ato janë njerëzit që më shumë se të gjithë duhet tu inkurajojnë dhe çojnë drejt rrugës së suksesit.

Mbani mend: ekzistojnë shumë disleksik të famshëm, por të jesh i famshëm nuk është sukses. Suksesi do të thotë të besosh në vete dhe ti sfidosh pengesat. JU MUND TA BËNI ATË!!!

Share This Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>