Share This Post

Dyscalculia

Sekreti i cili fshihet pas emrave të prodhime të IKEA-s

Sekreti i cili fshihet pas emrave të prodhime të IKEA-s

Marka suedeze IKEA është  e njohur në gjithë botën me mobiliet dhe prodhimet e amvisërisë.   „The Quartz news outlet“  në një artikull diskuton mbi suksesin e kësaj marke dhe sistemit të saj të emrave të pazakontë të prodhimeve. Dihet se  themeluesi i IKEA-s, Ingvar Kamprad  vuan nga diskalkulia. Kodet tradicionale numerike të prodhimeve që përdoren në një pjesë të madhe të bizneseve për të kanë paraqitur një makth të pafund. Që tu shmanget sfidave me shkrimin e numrave në sistemin kompjuterik ai ka vendosur ti emërtojë prodhimet e tij duke përdorur shkronja. Kjo solli deri në gjetjen e një sistemi për emërtim i cili përmban grupe specifike semantike varësisht nga shtrirja e prodhimit i cili duhet të emërtohet. Elementet për banja janë të emërtuara sipas liqeneve në Suedi dhe trupave ujor, ndërsa mbulesat dhe prodhimet tjera prej tekstili janë të emërtuara sipas emrave të luleve dhe bimëve të ndryshme. Sot në tërë botën IKEA njihet sipas emrave të pazakontë të prodhimeve të saja të cilat japin kontribut pozitiv për marketingun dhe famën e kësaj kompanie.

Ky shembull na tregon se diskalkulia nuk duhet të jetë një pengesë, por përkundrazi mund të nxisë qasje inovative për situata të caktuara dhe me atë të kontribuojë në ndërtimin e karrierave të jashtëzakonshme.

Share This Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>