Share This Post

Dyspraxia / Historiku

SHKURT RRETH HISTORISË SË DISPRAKSISË

SHKURT RRETH HISTORISË SË DISPRAKSISË

Dispraksia paraqet një prej gjendjeve që shkakton vështirësi në mësim. Për dallim nga disleksia  dhe diskalkulia, kjo gjendje nuk është e padukshme, por mund të manifestohet nëpërmjet qëndrimit të pazakontë dhe lëvizje të pazakonta të duarve dhe këmbëve. Lidhur me këtë mund të lexoni në pjesën për  simptomat të cilat janë karakteristike për dispraksinë.

Si u zbulua dispraksia? 

Për herë të parë dispraksia u zbulua nga ana e Kolier në vitin 1990 duke e përdorur  për këtë gjendje termin “Fatkeqësi kogjenitive”. Nga kjo rrjedh se dispraksinë si gjendje në teori e njohim  rreth 100 vite!

Në vitin 1925 mjekët dhe terapeutët francez i përkushtonin vëmendje më të madhe shqetësimeve motorike tek fëmijët me nevoja të veçanta duke e quajtur atë “dobësi motorike” ose “sindrom psikomotorik”.

Respektivisht, në vitin 1937 “dispraksia” u zbulua nga ana e neuropsikiatrit amerikan Dr. Semjuel Orton i cili e quajti këtë gjendje “një nga gjashtë çrregullimet më të zakonshme gjatë zhvillimit”.

Në vitin 1947 për  “ngathtësinë” u diskutua nga ana e të mirënjohurve Shtraus dhe Lehtinen, ndërsa në vitin 1960 u paraqitën edhe hulumtimet e para rreth dispraksisë.

(Volton, Elis dhe Sud, 1962; Cubbay, Ellis, Walton L Court, 1965).

Në vitin 1972,  A. Zhan Ajres e quan këtë gjendje “çrregullim të integrimit ndijor”.

Në vitin 1975, Dr. Sasoson Gubbaj e emërton këtë gjendje si “fëmija i ngathët”, karakteristike për fëmijë i cili ka të dëmtuar aftësinë për kryerje të lëvizjeve të caktuara krahas inteligjencës normale dhe rezultateve normale nga ekzaminimi konvencional neurologjik.

Në vitin 1980 për herë të parë përdoret fjala dispraksi.  

Share This Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>