Share This Post

Këshilla / Teknikat e vetë-ndihmës

Si të krijoni fotografi pozitive për veten tuaj

Si të krijoni fotografi pozitive për veten tuaj

NUK KA ARSYE PËR MË TEPËR VUAJTJE!

Të kesh probleme në shkollë është shumë e vështirë. Ajo shkakton shqetësim dhe probleme tjera sociale dhe gjithashtu çon drejt problemeve  me disipline]ën dhe depresionin. Në fund rezultati i gjithë kësaj  është vetëbesimi i ulët.

Përkundër  asaj duhet të zgjidhni mënyrë e cila do ju çojë drejt suksesit. Atë do ta arrini me zhvillimin e shkathtësive themelore për mësim. Nga dita në ditë vetëbesimi juaj do të rritet. Ato shkathtësi do të mund ti shfrytëzoni edhe gjatë mësimit në shtëpi.

 

Si të krijoni fotografi pozitive për veten tuaj:

  • Të pranoni faktin se jeni të atillë. Çdo nxënës është i vyeshëm dhe që të gjithë shkojnë në shkollë për të mësuar.
  • Ekzistojnë aftësi dhe shkathtësi të ndryshme dhe secila nga ato ka vlerat e saja, respektivisht një aftësi të dalluar: leximi, matematika, sporti, arti… Duhet ta vlerësoni secilën aftësi që keni dhe ta dini se: Ekzistojnë më shumë rrugë drejt suksesit jo vetëm një.
  • Shmanguni garës me qëllim që të dëshmoni kush është më i miri. Nuk do të keni asnjë dobi nga ajo.
  • Mos mendoni se jeni “torollak”, “të paftë” dhe se “nuk ju shkon” diçka. Kjo do me thënë se çdo herë do të jeni të dobët për atë gjë, që rralle herë është e vërtetë dhe ka shumë pasoja negative mbi respektimin e vetes tënde.

 

E rëndësishme është të kuptoni se disleksia nuk duhet të jetë karakteristikë negative, por përkundrazi ajo paraqet dhunti dhe veçanti.

Hapin e parë që duhet ta bëni është të kuptoni se disleksia nuk është sëmundje. Hapi i radhës do të ishte të kuptoni se disleksia paraqet një gjendje në të cilën truri juaj mendon në mënyrë të ndryshme kreative për dallim nga të tjerët.  Duhet ta kuptoni se asnjë njeri nuk mund të jetë i aftë për çdo detyrë dhe se gjithë njerëzit kanë aftësi dhe dobësi të caktuara.  Mënyra më e lehtë për ta kuptuar këtë janë shembujt se njerëz të caktuar janë të  suksesshëm në matematikë, disa në shkrim, të tjerët janë shkencëtarë të shkëlqyer, por edhe se shkencëtari nuk është edhe aq i suksesshëm në futboll  sa është i aftë për shkencë.

Theksimi i fokusit mental të nxënësit është metoda tjetër  e cila ndihmon në zhvillimin e fotografisë pozitive për veten. Në këtë drejtim është e rëndësishme që rezultatet e testeve të bëra për vlerësimin e disleksisë dhe inteligjencës, të bëhen në diskutim me ekspert.  Ky test do të bënte identifikimin e kaheve dhe mangësive gjatë vlerësimeve. Për shembull një nxënës i cili vuan nga disleksia do të ketë më shumë pikë për atë se si mendon dhe i kupton gjërat se sa në testin e dorëshkrimit.

Për shkak se lëndët për aftësitë gjuhësore në mënyrë tradicionale fokusohen më shumë në  klasën, ndërsa aftësitë tjera të cilat mund ti posedojnë nxënësit janë thjesht të lëna mënjanë,    shumë nxënës janë të suksesshëm në sport ose art për dallim nga arritjet akademike. Te disleksikët vetëbesimi do të vazhdojë të jetë i rrezikshëm aq gjatë sa shoqëria do t’u japë përparësi aftësive gjuhësore. Nxënësit të cilët vuajnë nga disleksia duhet shumë shpesh të përkujtohen për vlerat personale, si: të jetë i sjellshëm me të tjerët, tu ndihmohet kur kanë nevojë për ndihmë etj. Derisa shoqëria i përkrah vetëm arritjet e njerëzve, vlerat personale do të shpërfillen. Sipas Lorensit (2009), i cili këtë dukuri e ka përshkruar në mënyrë cinike, thotë: përvoja dominante ka të bëjë me faktin se njerëzimi i preferon teknikat dhe aftësitë shkencore për të shkuar në hënë, por ende janë të paaftë të jetojnë në paqe me njëri tjetrin.  Nuk është e natyrshme për prindërit të ndjehen të dëshpëruar kur fëmijët e tyre nuk kanë sukses në detyrat dhe aktivitetet shkollore. E rëndësishme është që prindërit ti sigurojnë fëmijët  e tyre se ato janë të dashur dhe vlerësuar si njerëz edhe nëse marrin nota të dobëta në testet për kontrollimin e  aftësive drejtshkrimore.

Share This Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>