Share This Post

Persona të famshëm / Tekste të zgjedhura

Spillberg i mund vështirësitë nga disleksia me anë të regjimit të filmave

Spillberg i mund vështirësitë nga disleksia me anë të regjimit të filmave

Kur mendojmë në regjisorët më të suksesshëm të  Holivudit, sigurisht që mes të parëve na kujtohet Stiven Spillbergu. Numri më i madh i adhuruesit më të flaktë të tij asnjëherë nuk do ta mendonin se njëri nga regjisorët më me famë në botë tërë jetën e tij ballafaqohet me disleksinë.  Ende më interesant është se Spillbergu  deri vonë nuk ka qenë aspak i vetëdijshëm se vuan nga disleksia dhe as që i ishte zbuluar prania e saj, por Stiveni nuk ka lejuar që disleksia ta pengojë në rrugën drejt realizimit të ëndrrave të tij.

Spillbergut disleksia i është zbuluar në moshën 60 vjeçare dhe atëherë kur i është zbuluar disleksia ai ka deklaruar: “Tani më në fund kam gjetur edhe pjesën e fundit të mozaikut të jetës sime që deri tani se kisha gjetur”.  Ai flet hapur për atë se asnjëherë nuk ka qenë i aftë të lexojë dhe se çdoherë ka lexuar më keq se nxënësit  tjerë.

Në vitet e 50-ta të shekullit të kaluar kur Spillbergu ishte nxënës, disleksia si gjendje ishte shumë pak e njohur në botë. Për shkak të problemeve me leximin dhe mësimin shumë shpesh ka qenë cak i talljeve dhe maltretimeve nga ana e shokëve të tij. Mësimdhënësit e tij gjithashtu nuk e kanë dalluar problemin që ka pas Spillbergu. Ato të parët e kanë etiketuar si nxënës të dobët i cili thjeshtë është tepër përtac dhe nuk është i aftë ta zotërojë materialin.

Problemet me leximin dhe mësimin i mund në atë mënyrë që gjen veten në ujërat e filmit. Jeta e Stivenit sigurisht nuk ka qenë e lehtë, por ai asnjëherë nuk është deklaruar si viktimë e disleksisë, përkundrazi i ka shfrytëzuar përparësitë e disleksisë për tu bërë ajo që është tani.  Është interesante se ai  historinë e jetës së tij e  ka pasqyruar në filmin e tij The Goonies  ku një grup i nxënësve në asnjë mënyrë nuk mund të kyçen dhe tu përshtaten të tjerëve.

 

Share This Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>