Share This Post

Teknikat e vetë-ndihmës

STRATEGJITË PËR LEXIM MË TË LEHTË

STRATEGJITË PËR LEXIM MË TË LEHTË

Librat, lektyrat dhe revistat janë vetëm një pjesë e detyrave të përditshme të cilat një person me disleksi duhet ti lexojë. Dislektikët në përgjithësi kanë probleme me leximin, gjë që mund t’ju shkaktojë vështirësi në jetën e përditshme, por kjo nuk duhet të dekurajohet sepse strategjitë vijuese për lexim mund të jenë një ndihmë e madhe.

Mënyra të ndryshme të leximit

Ekzistojnë tre teknika të ndryshme të leximit, edhe atë:

  • Teknika e leximit të shpejtë
  • Teknika e skenimit të tekstit me sy
  • Teknika për detaje

Qëllimi i leximit është të fitohen informata. Varësisht nga ajo që duhet ta dini, jo çdoherë është i nevojshëm leximi i çdo fjale në tekst. Për shembull, doni të gjeni numër telefoni në numëratorin telefonik nuk keni nevojë ti lexoni të  gjitha emrat që i keni shënuar, por do ti skanoni me sy të gjitha emrat deri sa ta gjeni emrin që kërkoni.

 

Teknika e leximit të shpejtë Teknika e skenimit të tekstit me sy Teknika për detaje
Qëllimi Të kuptohet qëllimi kryesor Të gjendet informatë specifike Të lexohet me kujdes dhe të absorbohen detaje
Shembull Lexim i revistës Shfletim i një katalogu apo numëratori telefonik Lexim i një doracaku me instruksione për përdorim
Rezultati Të fitohet një fotografi  për përmbajtjen e shkruar Gjetja e të dhënës specifike e cila kërkohet Të kuptohen detajet

 

Teknika e leximit të shpejtë

Qëllimi i kësaj teknike është të fitohet, respektivisht kuptohet ideja ose qëllimi kryesor. Kjo teknikë zakonisht përdoret kur lexohet ndonjë revistë dhe doni të fitoni ndonjë informatë, por nuk është e domosdoshme të lexohet i gjithë teksti. Këshillë e dobishme për praktikimin e kësaj teknike është leximi i fjalisë së parë dhe të fundit të çdo paragrafi. Këto fjali zakonisht përmbajnë qëllimin , ndërsa fjalitë tjera fokusohen në detaje.

Teknika për lexim me anë të skenimit me sy

Dallimi te kjo teknikë qëndron në atë se kërkoni informatë konkrete të caktuar, emër ose numër, siç e përmendëm numëratorin telefonik. Në fakt, dislektikët janë të shkëlqyer në përdorimin e kësaj teknike sepse kanë zhvilluar perceptim shumë të mirë vizual. Zakonisht fjala ose numri që ato e kërkojnë dallohet.

Teknika për lexim në detaje

Kjo është teknika tipike e leximit të cilën na e kanë mësuar në shkollë. Çdoherë lexohet secila fjalë në faqen e dhënë me qëllim që të kuptohet porosia e autorit deri te lexuesi. Sidoqoftë me përdorimin e  teknikës për lexim të shpejtë dhe teknikës për lexim me anë të skenimit me sy, ndjeshëm mund të shkurtohet leximi në detaje dhe ti mbani mend vetëm qëllimet ose paragrafët kryesor.

Lexim taktik

Megjithëse,  me anë të përdorimit të teknikës për lexim të shpejtë  dhe teknikës së leximit me anë të skenimit me sy  zvogëlohet vëllimi i leximit, mbeten ende informacione të cilat duhet të lexohen, por megjithatë taktikat e mençura të leximit mund të ndihmojnë në gjetjen e këtyre detajeve. 

  • Shënimi i termeve. Pranë vetes çdo herë mbani një fletë dhe një stilolaps. Gjatë leximit, shënoni termet ose fjalët kyçe. Në mënyrë që të siguroheni se i keni kuptuar gjitha informatat kontrolloni veten tuaj a i dini ato. Shumë  e lehtë është rënia në atë kurth të të kuptuarit të fjalëve veç e veç pa e kuptuar gjithë tekstin. Për këtë arsye vetë kontrollimi është tejet i rëndësishëm.
  • Shkronja të mëdha/fonte: Shkronjat e mëdha janë më të lehta për lexim. Mundohuni ta përdorni funksionin për zmadhim të aparatit për fotokopjim për ti zmadhuar dokumentet tuaja, me qëllim që ti bëni ato më të lehta për sytë e juaj.
  • Shkronjat e zeza në fletë të pastër çdoherë do të paraqesin problem për një person dislektik. Përdorimi i fletave me ngjyrë mund të jetë një ndihmë shumë e madhe. Përdorimi i fletëve të tilla është kontroverz dhe shpesh jo i lejuar nga ana e profesionistëve, por në të njëjtën kohë një numër i madh i dislektikëve janë të kënaqur me përdorimin e tyre dhe e shohin efektin menjëherë. Prandaj provoni ato, e nëse ju shërbejnë shfrytëzoni lirisht.
  • Lektorimi: Do të ishte e shkëlqyer përderisa keni mundësi që dikush ti lekturojë tekstet e juaja. Në këtë rast të mos e kesh mundësinë e lektorimit mund të jetë metëvërtetë e vështirë për dislektikët. Këshillë e dobishme është të filloni të lexoni nga fundi i tekstit. Me leximin e tekstit nga fundi kah filli i tij humbet vetë qëllimi i asaj që është e shkruar dhe mundësia për të qëlluar ose supozuar fjalën ulet në mënyrë të ndjeshme. Në këtë mënyrë gabimet mund ti vëreni më shumë.

 

Share This Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>