Share This Post

Teknikat e vetë-ndihmës / Tekste të zgjedhura

Strategjitë për shkrim më lehtë

Strategjitë për shkrim më  lehtë

Shkrimi është pjesë e pashmangshme nga jeta e përditshme e çdo njeriu. Parashtrohet pyetja: sa prej juve do tu kërkohet të shkruani gjatë punës. Në artikullin e mëparshëm shkruam për strategjitë e leximit dhe si ato mund tu ndihmojnë gjatë shkollimit. Në këtë artikull do të përqendrohemi në strategjitë për shkrim.

  1. Strategji për organizimin e mendimeve

Të shkruarit e një raporti nga ju kërkon të jenë të shumanshëm, respektivisht të kryeni më shumë detyra njëkohësisht, gjë në të cilën një numër i madh i disleksikëve kanë probleme.  Jo vetëm që mendimet duhet ti nxirrni në letër, por këtu kërkohet gjithashtu respektimi rregullave gramatikore, përdorimi i saktë i shenjave të pikësimit dhe shkrim i kuptueshëm. Që ti ikni këtij kaosi i cili do tu ndodh gjatë shkrimit, parimisht duhet të filloni të shkruani, të organizoheni dhe të bëni një plan.

  1. E di çfarë dua të them

Ndoshta tingëllon qarte, por vërtetojuni në atë se porosia të cilën doni ta përcillni në letër është tejet e qartë.   Për të shkruar një letër sigurisht keni një porosi e cila duhet të përcillet. Kur bëhet fjalë për shkrim të një teksti më voluminoz, atëherë aty ka më shumë porosi të cilat duhet të përcillen. Prandaj ndani mendimet në  më të vogla, e pastaj për secilën pjesë të vogël jepni ndonjë qëllim dhe filloni të shkruani kapitull pas kapitulli.

  1. Mendoni për idetë kryesore

Bëni një listë me qëllimet/pikat kryesore të cilat doni ti përcillni. Radhitni ato sipas rëndësisë dhe në atë mënyrë shfrytëzoni  gjatë shkrimit të dokumentit.

Sa herë që tu jepet mundësia shfrytëzoni një vend të qetë për punë me qëllim që të mos e humbni koncentrimin dhe fokusin nga tingujt tjerë të cilat u pengojnë.

  1. Strategji për mbledhjen e shënimeve në orë të mësimit

Mbledhja e shënimeve ndonjëherë paraqet një sfidë të vërtetë. Duhet të kombinoni dëgjimin, të kuptuarit dhe shkrimin. Do të ishte më mirë nëse kërkoni nga mësimdhënësi ta incizoni orën e mësimit me anë të telefonit tuaj. Kjo është edhe një nga mënyrat në të cilat telefonat e mençur mund tu ndihmojnë.

Për shkak se disleksikët kanë problem me shpejtësinë e shkrimit, sigurisht nuk do të  mundeni të shënoni gjithçka që është thënë. Një këshillë që do tu shërbente shumë është ti shënoni vetëm termet kyçe, respektivisht  vetëm ato terme të cilat kanë të bëjnë me punën e thënë.  Me qëllim që të mos ngatërroheni në vargun e termeve të shënuara menjëherë pas mbarimit të orës mësimore uluni dhe shkruani nga një paragraf të shkurtër për secilin term, derisa e keni memorien e freskët.

  1. Strategjia – Metoda Kornel për mbledhjen e shënimeve

Përderisa nuk u lejohet ta incizoni orën e mësimit, që nuk do të ishte aspak e çuditshme, ose nëse nuk jenë në gjendje të përdorni teknologji ndihmëse, për mbledhjen e shënimeve përdorni metodën Kornel.

Ndani faqen në tre pjesë: një kolonë të ngushtë nga ana e majtë e faqes, një kolonë të gjerë nga ana e djathtë e faqes dhe një fushë në pjesën e poshtme të faqes.

Ideja e gjithë kësaj është që pjesa më e madhe e shënimeve të shënohen në kolonën më të madhe, respektivisht në anën e djathtë të faqes. Të gjithë fjalët e paqarta ose që nxisin diçka të shënohen në anën e majtë të faqes. Atëherë kur do të plotësohen të dy kolonat, shkruani një përmbledhje të shkurtër në pjesën e poshtme të faqes.

Kjo metodë ndihmon  për shfrytëzim më të lehtë të shënimeve më vonë. Nuk do të jetë e nevojshme që ti rilexoni gjitha shënimet që ta gjeni qëllimin kryesor, por thjesht do të shihni vetëm përmbledhjen e shkurtër.

Share This Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>