Share This Post

Teknikat e vetë-ndihmës

STRATEGJITË PËR VETË NDIHMË TË DISLEKSIKËVE

STRATEGJITË PËR VETË NDIHMË TË DISLEKSIKËVE

Për nxënësit të cilët mësojnë në mënyrë auditive

Përderisa e keni më lehtë të mësoni  me anë të dëgjimit, respektivisht në mënyrë auditive, se sa me anë të teksteve të shkruara, mendoni për përdorimin e  librave digjital, edhe pse në Republikën e Maqedonisë rralle mund të gjinden kësi lloj librash.  Në situata kur qasja deri te këto libra është shumë e kufizuar, siç ndodh në vendin tonë, zëvendësim i mirë për to do të ishte telefoni juaj celular. Përderisa metëvërtetë më lehtë mësoni me anë të dëgjimit se sa me anë të leximit, mund të lusni ndonjërin nga shokët tuaj ose njërin nga prindërit tuaj tua lexojnë materialin me zë, e ju ta incizoni me anë të diktafonit apo telefonit tuaj celular. Pasi që ta incizoni materialin, që ta kuptoni atë do të ju mjaftojë ta dëgjoni vetëm dy herë.  Për përmbajtje në gjuhën angleze do të ju kishte ndihmuar shumë përdorimi i një softueri për lexim i cili do të lexonte në vend tuajin. Përderisa në shkollën tuaj formohen gupe për  mësim , çdoherë kyçuni në to  sepse do t’ju shërbejnë shumë. Përsëritja e materialit dhe zgjidhja e detyrave në grup do të ju ndihmojë ti mbani mend ato më lehtë.

Për nxënësit të cilët mësojnë në mënyrë vizuale

Disa nxënës e kanë të zhvilluar mirë memorien e tyre vizuale. Kjo mund të jetë e dobishme gjatë mësimit. Disa nxënësve mund t’ju kujtohet si duket faqja e shënimeve të mara, gjë që ndihmon shumë në zgjedhjen e detyrës së dhënë.  Përdorni fletë me ngjyra, hapësira më të mëdha mes rreshtave, boldim të tekstit, nënvizim me markerë, letra ngjitëse, skema, diagrame dhe ilustrime gjatë shkrimit të shënimeve edhe atë me qëllim që ti mbani mend më lehtë. Metodë e dobishme në këtë rast është metoda e koncept mapimit e cila është e përshkruar në detaje në artikullin mbi strategjitë e të mbajturit mend (memorimit).

Për nxënësit të cilët kanë vështirësi me tekstet

Disa nxënës e kanë të vështirë të deshifrojnë dhe kuptojnë domethënien e teksteve komplekse. Ato pothuajse çdoherë duhet ti lexojnë tekstet disa herë që të mund ti kuptojnë mirë ato.  Mënyra më e lehtë për të tejkaluar këtë vështirësi është nënvizimi i gjërave më të rëndësishme dhe më kryesore në tekst, me çka do ti eliminoni të gjithë fjalitë e panevojshme.  Çdoherë duhet të dini qëllimin e leximit, respektivisht arsyen pse e lexoni atë. Do të ishte e dobishme që gjatë leximit  të merrni shënime. Te disa nxënës leximi i tekstit me zë ju ndihmon ta kuptojnë atë që kanë lexuar.  Përderisa lexoni përmbajtje digjitale ndërsa fonti i dokumenteve është shumë i vogël do  të ishte mirë që ta zmadhoni fontin e shkronjave. Mundohuni të lexoni gjatë ditës, atëherë kur keni më shumë energji dhe entuziazëm e jo natën sepse veç më jeni të lodhur.

 

Për nxënësit të cilët kanë vështirësi me shkrimin

Përderisa kjo ju paraqet  vështirësi, lusni njerëzit rreth jush të ju lexojnë atë që keni shkruar me qëllim që ti dalloni gabimet. Gjatë shkrimit në kompjuter, vegla më e dobishme është spell-checker(drejtshkrim) ku fjalët e gabuara do të nënvizohen me të kuqe. Çdoherë informoni mësimdhënësit se keni vështirësi me shkrimin që t’ju kuptojnë dhe mos ua ulin notën për këtë shkak.

 

Share This Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>