Share This Post

Dysgrafija / Këshilla

Teknikat për shkrimin e teksteve kur është prezent disgrafia

Teknikat për shkrimin e teksteve kur është prezent disgrafia

Me rëndësi të veçantë është që nxënësit mos i shmangen plotësisht procesit të shkrimit, pa marë parasysh sa e rëndë është disgrafia e tyre. Shkrimi është një aftësi e rëndësishme jetësore e nevojshme për nënshkrimin e dokumenteve, plotësimin e formularëve, shkrimin e letrave, shkrimin e porosive telefonike ose shkrimin e listës ushqimore. Për këtë shkak studentët duhet të jenë të aftë të shkruajnë, edhe nëse nuk mund të shkruajnë një kohë më të gjatë.

Disa nxënës të cilët vuajnë nga disgrafia mund të shkruajnë ose përshkruajnë fjali individuale lehtë, por ato zakonisht e kanë të vështirë të shkruajnë një tekst të tërë.   Këto nxënës duhet ti mësojnë teknikat të cilat u mundësojnë shkrimin e secilës pjesë veçmas para se ti bashkojnë ato në një tekst. Për shkrim më të lehtë të teksteve nxënësit mund ti ndjekin tetë hapat në vijim:

  1. Mendoni veçmas për gjithë idetë tuaja të cilat dëshironi ti shkruani në tekst.
  2. Organizoni idetë tuaja të cilat dëshironi të shprehni në formë të shkruar. Ky lloj organizimi kryhet shumë lehtë me ndihmën e organizatorëve vizual grafik, për shembull mund të krijoni hartë të trurit, në atë mënyrë që idenë kryesore do ta vendosni në rreth i cili gjendet në mes të faqes ndërsa idetë dhe faktet tjera ti shkruani në vija të cilat dalin nga rrethi kryesor. Në shfletuesin tuaj të internetit mund të gjeni shembuj për hartimin e ideve (mindmap).
  3. Analizoni organizatorin tuaj grafik me qëllim që të përcaktoni vallë i keni përfshirë gjithë idetë tuaja.
  4. Nëse keni vështirësi me drejtshkrimin, bëni një listë ku do ti shkruani gjitha vështirësitë që i keni ose fjalët kyçe të cilat doni ti përfshini në shkrimin tuaj. Nëse e keni këtë listë referimi, ajo do të ju ndihmojë të shkruani më shumë, sepse nuk do të duhet të ndaleni së menduari si ti shkruani fjalët e mëdha.
  5. Tani bëni/shkruani një plan për tekstin tuaj, duke u përqendruar në përmbajtjen e ideve tuaja. Nëse keni kompjuter më mirë do të ishte nëse e shkruani planin direkt në tastierë. Kjo do tua lehtësojë kontrollimin e asaj që veç më e keni shkruar.
  6. Tani ju nevojiten teknika dhe strategji specifike për korrigjimin e mundit tuaj, përdorimin adekuat të shenjave të pikësimit, shkronja të mëdha dhe gramatikës.
  7. Ndryshoni hartimin tuaj duke i përfshirë korrigjimet e identifikuara më lart.
  8. Ju tash më keni versionin përfundimtar të tekstit në të cilin idetë do të jenë të organizuara siç duhet.

Disgrafia shpesh shkon së bashku me disleksinë. Mos lejoni që kreativiteti dhe imagjinata juaj të pengohen nga disgrafia. Gabimet gjatë shkrimit nuk pasqyrojnë inteligjencën tuaj, andaj përpiquni ti tejkaloni këto vështirësi që të mund të del në pah potenciali juaj i vërtetë .

Share This Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>