Instruksione për mbushjen e anketës:

Deklaratat në vijim përshkruajnë mënyrën se si sillesh gjatë mësimit apo leximit. Lexo secilën deklaratë me vëmendje ZGJIDH PËRGJIGJE E CILA MË SË MIRI PËRSHKRUAN MËNYRËN TËNDE TË TË LEXUARIT APO MËSUARIT. Puno shpejtë, përgjigju duke u bazuar në përshtypjen e parë dhe vazhdo tutje. Mos u ndal në asnji detaj.

Përgjigju secilës deklaratë ashtu siç ndjehesh gjatë kohes së leximit të saj. Mos harroni se nuk ka përgjigje të saktë apo të gаbuar për asnjë nga deklaratat dhe bëhuni të sinqertë/ aq sa është e mundur. Kjo anketë është anonime dhe sështë e nevojshme ti shkruani të dhëna tuaja personale.

Përgjigjen e cila të shkon ty më së miri shënoje me X në fushën përkatëse dhe mos harroni se mund të jepni vetëm një përgjigje.

Plotësoni testin

Shënoni gjininë tuaj (mashkull/femër):
Kisha vështirësi derisa mësova alfabetin.
Vështirë përcaktoj drejtimet majtas dhe djathtas.
Kam vetëbesim të dobët.
Gjatë hartimeve me shkrim bë gabime gramatikore në përdorimin e shkronjave të mëdha ose të vogla dhe shenjave të pikësimit (pikë, presje, pikë çuditëse etj.).
Gjatë të shprehurit vështirë gjej fjalën e duhur për të emeruar apo përshkruar diçka.
Më ndodh që papritmas të fitoj dëshirë për të vizatuar apo për të krijuar diçka.
E ndjej se jam më ndryshe nga të tjerët në aspektin se si i kuptoj gjërat siç jan gjërat me dy kuptime, shakatë, humoret, metaforat etj.
E kam të vështirë të mbaj mend më shumë udhëzime në të njejtën kohë dhe ndjehem i/e hutuar.
Mësoj më lehtë kur e ndaj materijalin në pjesë dhe/ose bëj përshkrim skematik.
Materijalin e kuptoj më mirë poqëse dikush tjetër më lexon atë.
Prindërit dhe mësimdhënësit më thonë qe nuk përpiqem mjaftueshëm, edhe pse nuk është ashtu.
Perkrah përpjekjeve të mija më quajnë “përtac” , “budalla”, “të papërgjegjshëm” dhe “të papjekur”.
E kam të vështirë ti kuptoj detyrat tekstuale matematikore.
Më ndodh të mar nota të dobëta edhe pse kam mësuar gjithë materijalin.
Më ndodh të humb rradhën gjatë të lexuarit.
Shpeshherë nuk dua të lexoj ose shkruaj.
Aplikoj truke me qëllim që ti shmangem të lexuarit me zë gjatë orës së mësimit.
E kam të vështirë të përshkruaj ndjenjat e mia në formë të shkruar.
Asnjëherë se kuptova rymimin e fjalëve dhe ende e kam të vështirë të bëj rimë.
Prindët dhe mësimdhënësit më thonë që gjatë shkrimit bëj leshimin e shkronjave, bëj ndrimin e fjalëve dhe shkronjave, bëj lëshimin e shenjave të pikësimit dhe se nuk e di se kur përdoret shkronjë e madhe e kur e vogël.
Ndjej sikur shkronjat po më turbullohen, humben ose levizin përderisa unë lexoj.
Për shkak të leximit tim të dobët kam qenë i/e tallur në shkollën fillore.
Ndjehem nervoy kur duhet të lexoj me zë para publikut.
E kam të vështirë ta kuptoj atë që kam lexuar edhe pas disa herë përsëritje.
Lodhem pas disa faqeve të lexuara.
Më hutojnë shkronjat e ngjajshme si: “p” dhe “q”, “O” dhe “Q”, “e” dhe “ë” “Ë” dhe “E”, “C” dhe “Ҫ”, “b” dhe “d”.
E kam të vështirë të përshkruaj nga dërrasa e zezë.
Më ndodh që të gjej zgjidhje për ndonjë problem dhe të mos mundem të jap sqarim të qartë për atë.
Më hutojnë fjalët e shkurta në fjali si: prej, nga, për, me ...
Ende lexoj me me vështirësi..