Share This Post

Persona të famshëm / Tekste të zgjedhura

Tom Kruz: “Disleksia nuk më pengoi të bëhem aktor i suksesshëm”

Tom Kruz: “Disleksia nuk më pengoi të bëhem aktor i suksesshëm”

Shkollën e mesme e mbaron në vitin 1980 dhe thotë se edhe pas mbarimit të shkollës së mesme nuk është ndjerë i përgatitur plotësisht për shkak të problemeve me leximin dhe mësimin. Kruz ka treguar vështirësi në mësim që nga mosha shumë e re, por  më në fund ka mësuar të lexojë në moshë madhore me ndihmën e  metodës për mësim të krijuar nga Ron Habrad të quajtur “Study Technology”.

Ëndrra ime më e madhe si fëmijë ishte të bëhem pilot. Si fëmijë prindërit e mi shpesh shpërnguleshin nga një vendi në tjetër dhe gjëja më e rëndësishme për mua të kem pranë vetes gjatë shpërnguljeve ishin fotografitë e aeroplanëve. Në moshën 22 vjeçare e përgatita filmin Top Gun  dhe së fundi fitova mundësi të realizoj ëndrrën time të bëhem pilot. Kështu fillova të marr orë për fluturim, por thjesht nuk ja arrita.

Njerëzit më pyesnin se çfarë ndodhi dhe pse nuk vazhdova tutje dhe të gjithëve ju thosha se jam shumë i zënë me incizimin e filmit dhe thjeshtë nuk kam kohë.  E vërteta ishte krejt ndryshe, unë nuk munda ta bëj atë. Në moshën 7 vjeçare u diagnostifikova me disleksi.Mundohesha të koncentrohem në atë që e lexoj, arrija në fund të faqes dhe thjesht harroja se çfarë kam lexuar. Ndjehesha bosh, i irrituar, i acaruar dhe mendoja se jam torollak. Kisha shumë zemërim dhe pakënaqësi në brendinë time. Kur merrja të mësoja ndjeja dhembje në këmbët dhe në bark. Në çdo moment ndjeja se do më pëlcasë koka. Për shkak të vështirësive në mësim në shkollë dhe gjatë karrierës sime ndjeja se në vete mbaj ndonjë fshehtësi.  Kur shpërngulesha në shkollë tjetër nuk doja që nxënësit e tjerë të dinë për problemet e mia me mësimin, e fshihja atë por nuk mundesha ta fsheh gjatë sepse  çdoherë më dërgonin në orë plotësuese.

Në secilën shkolla kisha nga disa shokë, por çdoherë më i afërt isha me motrat dhe nënën time. Si i vogël çdoherë i imitoja njerëzit e tjerë dhe aktroja, isha shumë i shkathët për atë gjë. Nëna ime çdo herë më thoshte: “Ti ke aq shumë potencial në vete mos u dorëzo asnjëherë.” Nëna ime punonte tre punë që të mund të kujdesej për mua dhe motrat e mija, por edhe krahas gjithë atyre obligimeve dhe jetës së vështirë gjente kohë për të punuar me mu. Kur duhej ta shkruaj detyrën e shtëpisë njëherë ja diktoja nënës sime, kurse ajo e shkruante dhe mandej unë me kujdes e përshkruaja atë.  Ndërrova tre shkolla të mesme dhe çdoherë nxirresha me atë se jam nxënës i ri në klasë dhe mësimdhënësit më falnin. Çdoherë kisha strategji të ndryshme për atë se si të veproj në klasë dhe çdoherë ngrija dorën sepse e dija se ashtu mësimdhënësit do të më duan më shumë. Nëse pasdite kisha test çdoherë vija më herët në shkollë që të gjej ndonjë nxënës që e ka zgjidh testin më herët dhe të më tregojë se çfarë përmbante testi.

Mundohesha të kyçem në sport si basketboll, futboll, hokej, por për fat të keq asnjëherë nuk munda të bëhem pjesë e ekipit.

Shkollën e mesme e mbarova në vitin 1980, por nuk shkova në mbrëmjen e maturës sepse ndjeja sikur nuk e kam mbaruar shkollën, për shkak se isha pothuajse analfabet. Më pëlqente të mësoj, por thjeshtë sistemi arsimor nuk ishte i përshtatur për nevojat e mija. E dija dhe isha i vetëdijshëm për atë, si edhe shumë njerëz të tjerë, thjeshtë duhet ta gjej mënyrën se si të përballem me problemet me të cilat ballafaqohem.  Kur shkova në Nju Jork të bëhem aktor më jepnin tekste për ndonjë karakter të caktuar që duhej ta luaj dhe të cilat e kisha të patjetërsueshme ti mësoj.  Atëherë ulesha me regjisorin dhe skenaristin dhe bisedoja lidhur me karakterin të cilin duhej ta luaj dhe në këtë mënyrë mblidhja informata nga ato të cilat më shërbenin shumë dhe nuk kisha nevojë të lexoj shumë.

Kisha shumë probleme gjatë incizimit të filmit Top Gun, por në fund në vitin 1986 u realizua edhe promovimi i filmit.

Menjëherë pas filmit u kyça në programin Study Technology  dhe për një kohë shumë të shkurtër i munda gjitha problemet me të cilat ballafaqohesha.

Para se të filloj me  programin Study Technology, përpiqesha shuma. Ndiqja orë private, kurse, takime me ekspertë dhe të gjithë më thoshin se i kam të gjitha shenjat e disleksisë, por asnjë nuk arriti të më gjejë zgjidhje për problemet e mia.

Shumë shpejtë e kuptova se mund të mësoj gjithçka që dua, dhe kështu në fund u bëra pilot. Fluturimi im i parë ishte prej aeroportit Santa Monika. Kur aterova iu lajmërova nënës sime dhe ajo menjëherë filloi të qajë dhe më tha: “Te thash  to mos dorëzohesh asnjëherë!”

Share This Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>