Share This Post

Persona të famshëm

“Vajza budallaqe” arriti sukses historik

“Vajza budallaqe” arriti sukses historik

Vupi Goldberg ka lindur në vitin 1955 në Nju Jork si fëmijë i një nëne të vetme.

Goldberg u rrit me shumë etiketime nga ana e rrethit ku jetonte, duke e cekur mes tjerash: “Kur isha fëmijë, atë nuk e quanin disleksi, thjesht më quanin të ngadalshme, të retarduar, budallaqe, të kufizuar …”Për fat të mirë ajo dhe nëna e saj e dinin se këto etiketime janë të pabaza, por njëkohësisht ishin të vetëdijshme për atë se Vupi po ballafaqohet me ndonjë problem, edhe pse nuk e dinin saktë se me çfarë problemi ballafaqohej ajo.

Në shkollë ballafaqohet me shumë vështirësi, si nga mësimdhënësit ashtu edhe nga shokët dhe shoqet e saja, gjë që rezulton me largimin e saj nga shkolla në moshën 17 vjeçare. Falë një mësuesi të angazhuar, ajo zhvillon aftësitë e nevojshme dhe  rrit  vetëbesim e saj veç më të shkatërruar.

Para se të fillonte me kursin e aktrimit, ajo punoi si muratore, si make – up artiste në morg dhe  këshilltare bankare. Më vonë një performancë e saja në një shfaqe për vajza në Broduej do ta impresionojë Stiven Spillbergun, regjisorin i cili vuante nga disleksia ta ftojë atë të luaj rolin kryesor në filmin “Ngjyra e purpurte”.

Sukseset e saja janë metë vërtetë të gjata dhe të rëndësishme. Ajo është një nga dymbëdhjetë njerëzit në historinë e botës që kanë marrë katër çmimet e mëdha filmike: Oskar, Gremi dhe çmimet Tomi dhe Emi. Ajo gjithashtu është aktorja e parë femër e cila ka fituar çmimin prestigjioz për humor amerikan,  Mark Tvejn.

Krahas faktit se gjatë shkollimit të saj ajo ka kaluar nëpër një numër të madh fyerjesh dhe maltretimesh, ajo nuk e ka penguar në realizimin e ëndrrës së saj, po përkundrazi e ka bërë atë edhe më të fortë dhe më të durueshme.

 

Share This Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>