Share This Post

Persona të famshëm

Xhejmi Oliver: “Asnjëherë nuk lejova që disleksia të bëhet pengesë për suksesin tim”

Xhejmi Oliver: “Asnjëherë nuk lejova që disleksia të bëhet pengesë për suksesin tim”

              Xhejmi Oliver vuan nga disleksia, por ai asnjëherë nuk ka lejuar që disleksia ta pengojë atë të bëhet kuzhinieri më i mirë në botë. Në shkollën fillore për shkak të vështirësive që kishte në mësim atë e kanë transferuar në një klasë me fëmijët me nevoja të veçanta. Në një intervistë ai ka pranuar se në shkollë asnjëherë nuk ka mund ti nxjerr në pah aftësitë e tij, kurse disleksia ka ndikuar shumë në suksesin e tij në shkollë. Xhejmi është i bindur se as vetë ai e as askush tjetër në shkollë nuk e ka dalluar se ai vuan nga disleksia. Ai shpesh e cek se për shkak që asnjë nga mësimdhënësit nuk ka ditë si ta dallojë atë se ai vuan nga disleksia, atij gjatë shkollimit  nuk i është dhënë ndihma e duhur. Ai beson se sot ekziston një sistem arsimor shumë më i mirë ndaj personave të cilët vuajnë nga disleksia për dallim nga ai i mëparshmi, megjithatë kjo është fushë të cilës i nevojitet punë e vazhdueshme.

Krahas faktit që për të shkolla asnjëherë nuk ka qenë vendi ku ai ka mundur ta dëshmojë veten e tij, ai çdoherë ka qenë i bindur në aftësitë e veta dhe nuk ka lejuar që në asnjë moment shkolla ta pengojë në rrugën e tij drejt suksesit. Ai fillon të punojë në restorante që nga mosha e re dhe ka qenë i shkëlqyer në punën e tij. “Të jesh disleksik nuk është arsye apo arsyetim për të hequr dorë nga përparimi dhe suksesi juaj”, thotë Xhejmi. Xhejmi Oliver sot është kuzhinieri më i njohur dhe më i pasur në botë.

Në videon e dhënë në linkun e poshtëshënuar mund ta shihni intervistën e plotë të Xhejmit.

Share This Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>