Share This Post

Dyslexia / Tekste të zgjedhura

10 % e popullsisë së Evropës ballafaqohet me disleksi

10 % e popullsisë së Evropës ballafaqohet me disleksi

Shpeshherë thuhet se disleksia është një mungesë e fshehur. Për këtë shkak nuk mund të vërtetohet numri i saktë i fëmijëve dhe të rriturve të cilët vuajnë nga disleksia. Kjo ndodh për shkak se te shumë fëmijë disleksia është zbuluar shumë vonë, një numër i madh i disleksive përdorin strategji të shkëlqyera për ti mbuluar mangësitë e tyre, gjë që e bën procesin e zbulimit të disleksisë te ato edhe më të vështirë.  Ekzistojnë shtete dhe shoqëri  ku disleksia është ende gjendje e panjohur për to, dhe në një rrethinë të tillë të painformuar mund të thuhet se disleksia nuk është aspak e përfaqësuar, edhe pse nuk është ashtu. Shoqata britanike për disleksi vlerëson se në botën perëndimore disleksia është e pranishme te rreth 10% e nxënësve, ndërsa 4% ballafaqohen me vështirësi serioze gjatë mësimit.

Në Mbretërinë e bashkuar është bërë një hulumtim prej ku është vërtetuar se 57% nga studentët që janë regjistruar në fakultet janë të vetëdijshëm se vuajnë nga disleksia. Në Bosnjë dhe Hercegovinë është bërë një hulumtim për praninë e disleksisë tek studentët dhe është dëshmuar se 4% e studentëve vuajnë nga disleksia. Këtu duhet gjithashtu të merret parasysh edhe fakti se në Bosnje dhe Hercegovinë niveli i informimit sa i përket disleksisë është shumë i ulët dhe një numër i madh i nxënësve të shkollave të mesme nuk e vazhdojnë arsimimin e tyre.

Shoqata AJNSHTAJN ka bërë një hulumtim jozyrtar në periudhën prej vitit 2015 deri në vitin 2016, gjatë të cilës anketoi 2500 nxënës të shkollave të mesme lidhur me praninë e disleksisë. Nga cikli* i parë i hulumtimit u tregua se disleksia është e pranishme te rreth 17% e nxënësve dhe në ciklin* e dytë të hulumtimit u tregua se disleksia është e pranishme te rreth 12% e nxënësve të shkollave të mesme. Në ciklin e parë të hulumtimit ishin përfshirë shkolla të mesme në të cilat regjistrohen nxënës me sukses më të dobët në shkollën fillore, si rrjedhojë e asaj edhe prania e disleksisë është në nivel më të lartë. Cikli i dytë i hulumtimit përfshinte dy shkolla të mesme në të cilat regjistrohen nxënës me sukses të lartë dhe një shkollë e mesme në të cilën mësojnë vetëm fëmijë të një grupi etnik, mes të cilëve ekziston edhe një niveli të lartë i analfabetizmit.

Për këtë shkak Shoqata AJNSHTAJN e cek se këto nuk janë të dhëna  relevante zyrtare statistike, por janë tregues i rëndësishëm për atë se disleksia është e pranishme në vendin tonë.

Share This Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>