Share This Post

Këshilla / Kuriozitete

7 KËSHILLA PËR JETË TË SUKSESSHME ME DISLEKSINË

7 KËSHILLA PËR JETË TË  SUKSESSHME ME DISLEKSINË

Kam lexuar shumë artikuj për persona të cilat janë shëruar nga disleksia dhe të cilët i uroj përzemërsisht.

Disleksia ime u zbulua në moshë relativisht të re. Unë dhe prindërit e mi  i kushtuam shumë kohë, përpjekje si dhe  mjete financiare  trajtimit dhe shërimit tim  nga disleksia , por nuk munda të shërohem, nuk munda ta tejkaloj atë. Thjesht u mësova të jetoj me disleksinë time.

Këto janë 7  këshillat e mia se si të  jetoni suksesshëm me disleksinë tuaj:

  1. Ushtroni, ushtroni dhe ushtroni leximin – e di që tek leximi ndoshta edhe nuk gjeni ndonjë kënaqësi të veçantë, por besoni se vetëm me ushtrime të shumta të leximit ajo nuk do t’ju paraqes problem të madh. Për disa njerëz audio leximi është shumë i dobishëm dhe mund ti rrisë aftësitë e tyre për të lexuar.
  2. Fitoni pavarësi për të shkruar – gjithë çfarë duhet të bëni është të zgjidhni teknologjinë e vërtetë ndihmëse për ju. Zgjidhjet softuerike si  Ghotit (http://www.ghotit.com/)  mund t’ju ndihmojnë edhe disleksikëve me formën më të rëndë të disleksisë, që të shkruajnë një tekst pa gabime drejtshkrimore dhe gramatike.
  3. Rregullisht informohuni për teknologji të reja dhe risi –ne sot jetojmë në një e epokë ku teknologjia ka arritur një nivel shumë të lartë të zhvillimit dhe e cila është shumë e dobishme për disleksikët. Pothuajse çdo ditë na njoftojnë për teknologji të reja pjesa më e madhe e të cilave janë të adaptuara për disleksikët, prandaj informohuni rregullisht për risitë teknologjike dhe me siguri do ta gjeni  veglën e cila më së shumti do tu përshtatet nevojave tuaja.
  4. Përcaktoni kur është koha e duhur për ta zbuluar disleksinë tuaj – disleksia nuk është sëmundje, por megjithatë njerëzit ndonjëherë kanë mendim të gabuar për të. Ju jeni ato të cilët vendosin për kohën dhe personin që duhet ta dijë se ju vuani nga disleksia.
  5. Ndërtoni besimin tuaj shoqëror – gjatë shkollimit për shkak të informimit të dobët dhe mosinteresimit nga ana e kuadrit mësimdhënës nxënësit humbin vetëbesimin e tyre. Andaj bëhuni të fortë dhe  mos lejoni që sistemi arsimor joadekuat tu mposht dhe mbyll në vete. Vazhdimisht punoni në përmirësimin e vetëbesimit tuaj.
  6. Mësoni përparësitë e juaja – personat të cilat vuajnë nga disleksia shpeshherë nuk janë më të mirë në shkrim dhe lexim. Në një botë në të cilën më e rëndësishme është fjala e shkruar, dislektikët janë të anashkaluar, pas asnjë të drejtë. Sidoqoftë, ne disleksikët kemi nivel të lartë të inteligjencës dhe çdoherë e shohim atë pikturën e madhe, e cila në të vërtetë është  përparësia jonë më e madhe. Prandaj mësoni përparësitë tuaja dhe shfrytëzoni dhuntitë e disleksisë.
  7. Asnjëherë dhe asnjëherë mos u dorëzoni – Çdoherë duhet tu besoni afiniteteve tuaja. Bota është plot me njerëz të humbur edhe atë vetëm për shkak se kanë hequr dorë nga jeta. Ne disleksikët për shkak të disleksisë që kemi jemi mësuar që çdoherë të luftojmë duke filluar prej në shkollën fillore e tutje. Ne jemi mësuar që zhgënjimet me të cilat i kemi ballafaquar prindërit tanë dhe vetë veten ti tejkalojmë dhe ti kthejmë  në pozitive.  Lufta jonë me disleksinë duhet të vazhdojë gjatë tërë jetës sonë pa u dorëzuar asnjëherë.  Ta  paramendojmë  vetëm se çfarë do të mund të ndodhte nëse disleksiku më i njohur në botë Albert Ajnshtajn do të hiqte dorë nga puna e tij për shkak të disleksisë.

Share This Post

Leave a Reply