Share This Post

Kuriozitete

Disleksia do të na çojë në një udhëtim në gjithësi

Disleksia do të na çojë në një udhëtim në gjithësi

Brenson  është pjesë e  atyre nxënësve të cilët ballafaqoheshin me shumë vështirësi gjatë shkollimit të tyre. Asnjëherë nuk ka marrë ndihmë dhe përkrahje nga shkolla si nxënës i cili vuan nga disleksia, dhe kështu në moshën 15 ai vjeçare largohet nga shkolla. Shpirti i tij krijues dhe i  sipërmarrësit si dhe vetëbesimi i tij dhe aftësia për të komunikuar me të tjerët e çojnë drejtë  hapjes së revistës për të rinj  – “YOUTH” në vitin 1966.  Ai shfrytëzonte revistën e tij për të reklamuar dhe shitur audio regjistrime. Më vonë në rrugën Oksford në Londër hap edhe shitoren e tij për audio pllaka.

Pas suksesit që kishte me shitoren e tij ai hap edhe studio muzikore dhe shtëpi prodhimi. Performuesi i parë i “Virgin Record Label” ishte Majk Olldfilld i cili me këngën e tij arrin sukses të jashtëzakonshëm. Prej aty edhe fillon tregimi për Virgin group, që sot përbehet nga më shumë se 200 kompani.

Sipas Forbs, Brensoni njihet si një ndër biznesmenët më të suksesshëm në botë, si dhe kompania e tij  Virgin Airlines  një ndër avio kompanitë më të suksesshme në rruzullin tokësor.

Brensoni në vitin 2013 filloi të merret me turizëm në gjithësi. Nëpërmjet kompanisë së tij  “Virgin Galactic” së shpejti njerëzit do të jenë në gjendje të udhëtojnë në mënyrë të sigurte në gjithësi.

Riçardi është luftëtar i madh për të drejtat e njerëzve të cilët vuajnë nga disleksia dhe përkushtohet plotësisht në ngritjen e vetëdijes publike lidhur me këtë gjendje. Ai në maj të vitit 2017 formoi edhe fondacionin e tij për disleksi – Made by dyslexia.

Share This Post

Leave a Reply