Share This Post

Kuriozitete / Tekste të zgjedhura

Disleksia – kafe

Disleksia – kafe

Çikago, gusht 2017,

Sigurisht veç më shumë lehtë e keni porositur kafen tuaj të mëngjesit, por ajo nuk është edhe aq e lehtë për vizitorët e kafenesë „Heritage Outpost“, ku mysafirët ballafaqohen me vështirësi në leximin e menusë së kësaj kafeneje.  

Kafeneja „Heritage Outpost“ në Çikago ndryshoi menutë dhe mbishkrimet  në vetë objektin me qëllim që tu tregojë mysafirëve të vet se si është të jesh një ndër dhjetë amerikanët të cilët vuajnë nga disleksia.

Një numër i madh i njerëzve nuk mendohen dy herë kur bëjnë porosi, por për personat të cilët vuajnë nga disleksia ajo është pak më e vështirë, respektivisht leximi i menusë mund të jetë tejet i vështirë.

Ky eveniment u organizua në bashkëpunim me kafenenë „Heritage Outpost“ dhe organizatën joqeveritare „Everyone Reading Illinois“, e cila punon në fushën e ngritjes së vetëdijes lidhur me disleksinë.

Qëllimi i disleksia – kafesë është që të ofrojë një përvojë të pabesueshme për mysafirët dhe që ato të shohin nëpërmjet syve të disleksikëve dhe ti largojnë gjitha idetë e gabuara që i kanë për to.

Në këtë kafene gjithashtu do të organizohen simulime që mysafirët e kësaj kafeje ende më mirë ta kuptojnë  atë se si është të jesh disleksik.

Personeli i kafenesë për gjithë ato mysafirë të cilët do të duan ta provojnë këtë përvojë do t’ju jap një paragraf i cili është shkruar në mënyrën e njëjtë në të cilën lexojnë disleksikët, respektivisht me shkronja të përziera, shkronja që mungojnë dhe fjalë të pakuptimta, ndërsa ato do të duhet këtë paragraf ta lexojnë me zë para gjithë mysafirëve të tjerë sa më shpejtë që munden.

Qëllimi i këtij simulimi është që vizitorët ti ndjejnë frustrimet me të cilat ballafaqohen personat të cilët vuajnë nga disleksia kur mundohen të lexojnë një tekst.

 

Share This Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>