Share This Post

Kuriozitete / Tekste të zgjedhura

Disleksikët janë biznesmenë më të suksesshëm se të tjerët

Disleksikët janë biznesmenë më të suksesshëm se të tjerët

Disleksia shpesh quhet edhe mungesë e fshehur dhe shpeshherë e pyesim veten çfarë i bën personat me disleksi aq biznesmenë dhe afaristë të suksesshëm. Njihet se biznesmenët që vuajnë nga disleksia janë shumë të suksesshëm, por është bërë një hulumtim me të cilin vërtetohet se pse është ashtu.

Në vitin 2001 dhe 2007 profesoresha Xhuli Llogan ka bërë një hulumtim për atë se sa biznesmenë dhe afaristë vuajnë nga disleksia. Gjithashtu gjatë hulumtimit ka shqyrtuar edhe atë se cilat karakteristika janë më të shfaqura dhe më të forta te disleksikët afarist dhe te afaristët tjerë të cilët nuk vuajnë nga disleksia.  Hulumtimi fillon në vitin 2001 në Mbretërinë e bashkuar ku 20% e biznesmenëve janë deklaruar si disleksik. Në vitin 2007 në SHBA  më shume se një e treta e afaristëve të suksesshëm janë deklaruar si disleksik.

Shifrat janë tronditëse, por ato zbulojnë diçka shumë të rëndësishme: Disleksia paraqet diç më shumë se vështirësi në mësim dhe lexim. Disleksia ka shumë aspekte pozitive, gjegjësisht disleksia afaristëve ua ofron pikërisht atë që u nevojitet për të arritur sukses.

Afaristët ose biznesmenët të cilët vuajnë nga disleksia në krahasim me të tjerët kanë më shumë mundësi për tu bërë milionerë.  Ato gjithashtu kanë më shumë gjasa të zotërojnë më shumë biznese, përkundër fokusimit të të gjithë përpjekjeve të tyre vetëm në një vend. Përparësi e madhe për to është se ato e shohin atë fotografinë e madhe, në vend se të fokusohen në detaje të cilat marrin shumë kohë.  Ajo ua mundëson atyre suksesin aty ku të tjerët nuk munden. Këta biznesmenë kanë dëshirë dhe motiv për të vazhduar tutje atëherë kur të tjerët dorëzohen. Gjatë fëmijërisë disleksikët janë të detyruar të gjejnë strategji dhe zgjidhje kreative për problemet e tyre në mënyrë që të mund të kyçen  në sistemin në të cilin të tjerët funksionojnë shkëlqyeshëm, ndërsa ato nuk mund ta gjejnë veten. Janë mësuar të punojnë më shumë se nxënësit tjerë që të mund të arrijnë rezultate të mira në shkollë. Pikërisht këto probleme me të cilat janë ballafaquar dhe lufta e tyre për tejkalimin e këtyre problemeve është bërë përditshmëria e tyre, dhe për këtë shkak munden më lehtë ti vërejnë  dhe ti mbizotërojnë  problemet në punën e tyre.

Disleksia ndoshta e pengon leximin, por prandaj zhvillon shumë shkathtësi të tjera te secili individ. Disleksikët ndoshta kanë probleme me leximin por në mënyrë të përkryer i lexojnë njerëzit. Duke u mbështetur në aftësitë e tyre ti “lexojnë” njerëzit dhe intuitës së tyre, ato pothuajse çdoherë mund të zgjedhin personin e duhur për pune pa gabuar aspak dhe menjëherë ti delegojnë përgjegjësi. Kjo është diçka e cila paraqet problem të madh për biznesmenët e tjerë.

Faktor tjetër i rëndësishëm për suksesin e tyre është mundësia e të komunikuarit në mënyrë efikase. Gjatë shkollimit të tyre janë përpjekur shumë ti kuptojnë informatat në shkollë, por pikërisht ajo i ka mësuar që njëherë ti vërejnë informatat dhe faktet më të rëndësishme e pastaj tjerat. Aftësia për të nxjerre informatën më të rëndësishme nga një tërësi i çon ato drejt pozitës së dëshiruar pa humbur kohë në kërkimin e informatave dhe fakteve jo të rëndësishme. Ato kanë aftësi që idetë komplekse ti thjeshtëzojnë dhe tu japin atyre një formë të kuptueshme. E gjithë kjo i bën ato shumë më të suksesshëm se të tjerët.

Biznesi nuk është i suksesshëm vetë për shkak të parave të investuara, por për shkak të ideve që e mbështesin atë biznes. Hulumtimi i Dr. Llogan tregon se personat që vuajnë nga disleksia janë shumë kreativ dhe prandaj janë shumë të suksesshëm në bizneset e tyre. Paramendoni çfarë mund të ndodh me biznesin tuaj nëse keni vetëm para për të investuar ndërsa nuk keni asnjë ide.

Dëshmi për atë se sa të suksesshëm janë afaristët dhe biznesmenët të cilët vuajnë na disleksia flasin faktet se Bill Gejts, Stiv Xhobs, Riçard Brenson, Ingvar Kampard, pronari i IKEA-as janë vetëm një pjesë e atyre biznesmenëve të suksesshëm të cilët vuajnë nga disleksia.

Nëse 35% e afaristëve dhe biznesmenëve më të njohur në botë asnjëherë nuk fillonin me bizneset e tyre për shkak të  disleksisë, sot nuk do ti kishim një numër të madh të arritjeve teknologjike dhe ideve origjinale. Pa ato shërbimet dhe produktet të cilat i gëzojmë sot thjeshtë nuk do ti gëzonim.

 

Share This Post

Leave a Reply