Share This Post

Kuriozitete

Eshton Kuçer disleksik?

Eshton Kuçer disleksik?

Me siguri duke u bazuar në titullin e këtij artikulli e pyesni veten se a vuan Eston Kuçer nga disleksia? Vallë a është edhe ai pjesë e asaj liste me persona të famshëm të cilët vuajnë nga disleksia si: Tom Kruz, Albert Ajnshtajn, Xhenifer Aniston etj? Përgjigja është JO, Kuçer nuk vuan nga disleksia.

Rastësisht shikuam fjalimin e Eshton Kuçer në ndarjen e çmimeve  Teen Choice Awards.

Po çfarë i lidh fjalimin e Kuçer me disleksinë?

Në fjalim theksohen tri pika kryesore edhe atë që  të trijat – më se të përshtatshme për personat me disleksi:

  • “Mundësitë duken shumë të ngjashme me punën e mundimshme”- kjo është karakteristike për gjithë popullatën, por edhe më karakteristike për personat që vuajnë nga disleksia. Për të arritur sukses disleksikët janë të detyruar të punojnë shumë më shumë se të tjerët që ti gjejnë mundësitë e tyre dhe fushat në të cilat mund të kenë sukses;
  • “Më seksi në botë është të bëhesh i mençur, i kujdesshëm dhe dorëdhënë.”Gjithë e dimë se disleksikët zakonisht posedojnë inteligjence të madhe. Prandaj shfrytëzoni këtë mundësi dhe bëhuni disleksik.
  • “Gjithë ajo që na rrethon dhe e quajmë jetë është bërë nga njerëz më të mençur se ti. Ti mund të ndërtosh jetën tënde dhe të tjerët të jetojnë në të.” Disleksikët janë persona shumë kreativ. Ndoshta disleksikët jo çdoherë do të kenë sukses në vendet e zakonshme të punës, por prandaj kreativiteti i tyre i bën ndër afaristët dhe biznesmenët më të suksesshëm në botë.

Të faleminderit Eshton për fjalimin e shkëlqyer!

Share This Post

Leave a Reply