Share This Post

Dyslexia / Historiku

HISTORIA E DISLEKSISË

HISTORIA E DISLEKSISË

Zbulimi i disleksisë dhe zhvillimi i tretmanëve për trajtimin e saj fillon në fund të shekullit 19.

Në vitin 1878 fizikani gjerman Dr. Kusmal ka mësuar një njeri i cili nuk ishte i aftë të lexojë. Njeriu kishte inteligjencë normale dhe instruksione adekuate arsimore. Dr. Kusmal problemin e këtij njeriu e ka përshkruar si verbëri për lexim.

Disa vite më vonë, në vitin 1887, oftalmologu gjerman Rudolf Berlin gjendjen e tillë e përshkroi si disleksi, që rrjedh nga fjalët greke dys (i dobët, i keq,i papërshtatshëm) dhe lexis (gjuhë, fjalë). Që prej asaj koha termi disleksi është sinonim për vështirësi në lexim.

Për herë të para fjala disleksi është përmendur në gazetën mjekësore angleze në vitin 1896. Në atë koha disleksia llogaritej si  „Congenital word blindness“.

Në vitin 1925 neurologu amerikan Dr. Samjuel Orton propozoi teorinë e parë për atë se prej nga rrjedhin vështirësitë gjatë leximit. Si shkak për këtë ai e cek dominimin e njërës anë të trurit. Strategjitë të cilat i zhvilloi ai gjatë hulumtimit të tij janë ende në përdorim.

Një numër i madh i vështirësive specifike gjatë mësimit janë zhvilluar në këtë periudhë, por realisht janë njohur në vitin 1939 kur Dr. Alfred Shtrus dhe Dr. Hajnc Verner i publikuan gjetjet e tyre për fëmijët me gamë të gjerë të vështirësive në mësim. Puna e tyre thekson variacione të këtij problemi si dhe nevojën për vlerësim individual të nevojave arsimore për çdo fëmijë.

Deri në mesin e shekullit 20, disleksia i takonte mjekësisë, por pas hulumtimeve të shumta , disleksia kaloi në sferën e arsimit. Prej atëherë ka filluar zhvillimi i strategjive dhe metodave specifike për mësimin e fëmijëve me vështirësi në mësim.

Metoda e parë u krijua në vitin 1936 nga Ana Gilingham dhe Besi Stilman dhe bazohen mbi hulumtimet e Samjuel Ortonit. Baza e kësaj metode qëndron në qasjen vizuale, auditive dhe kinetike ndaj fëmijëve që vuajnë nga disleksia. Kjo metodë përdoret ende dhe bazohet në atë se nga fëmija kërkohet ta thotë fjalën me zë dhe pastaj i tregohet se si shkruhet ajo fjalë dhe në fund modelon me glinë. Pastaj janë zhvilluar edhe metoda të tjera në varësi nga arsyet e parapara për ekzistimin e disleksisë.

Kështu në vitin 1968 është promovuar metoda e Doman dhe Delikato në Amerikë, e cila themelohet mbi parashikimin se disleksia ka origjinë neurologjike dhe se është e nevojshme vendosja e lidhjeve të nevojshme mes dy hemisferave të trurit për shkak të barazimit të funksioneve. Kjo metodë përfshin një varg ushtrimesh fizike për zvarritje, drejtpeshim dhe shtrije të gjymtyrëve.  Më vonë kjo metodë u modifikua dhe në vitin 1981  në Amerikë është krijuar metoda e Denisonit, ndërsa në vitin 2006 metoda Dore në Angli. Këto dy metoda përdoren në tërë botën për trajtimin e personave me disleksi.

Para vitit 1982 kur u hap Qendra për korrigjim të disleksisë, Ronald Dejvisi zbuloi gjenezën e disleksisë së tij dhe zhvilloi një varg procedurash efektive për mënjanimin e vështirësive gjatë leximit. Kjo qendër ka zhvilluar rrjetën e vet në rreth 40 shtete, mes të cilave edhe Maqedonia dhe nëpërmjet kuadrove të trajnuara u ndihmonte mija personave me gamë të gjerë të vështirësive në lexim.

 

Share This Post

Leave a Reply