Share This Post

Dyscalculia

HISTORIA E INGRIDIT

HISTORIA E  INGRIDIT

Shikimi televizionit mund të jetë një mjet për lehtësimin e stresit pas një dite të gjatë dhe të lodhshme. Parashtrohet pyetja se si vijnë programet nga prodhimi tek publiku? Ai është vendi ku njerëzit si Ingrid Kupeiro (Ingrid Cupeiro) kanë rol udhëheqës. Si anëtar i departamentit për programim në Telemundo Network, Ingridi i planifikon dhe programon programet. Ajo i kënaqet secilës minutë që e kalon duke bërë punën e saj. Ajo gjithashtu punon në gjetjen e strategjive si të konkurrojë me rrjetet e tjera.

“Pjesa më e preferuar e punës sime është konkurrenca”, thotë Ingrid. “Dua të shoh se si funksionojnë kundër njëri – tjetrit dhe sesi garojnë mes vete”.

Ndonëse Ingridi tani ka një punë e cila e kënaq në një moment ajo nuk ka qenë e sigurtë  për atë se a do ta mbarojë shkollën e mesme e lërë më kolegjin. Kjo ka ndodhur për shkak se Ingridi në një moshë të re është diagnostifikuar me çrregullim qe karakterizohet me një lloj të përsëritshëm te mosvëmendjes apo hiperaktivitetit (ADHD) dhe kufizim në mësimin e lëndës së matematikës. Kjo e bëri atë të ballafaqohet me vështirësi të mëdha në shkollë.

Këshilltari i saj shkollor i rekomandoi rehabilitim profesional në Agjencinë shtetërore e cila u ndihmon personave me kufizime të gjejnë punë pas mbarimit të shkollës së mesme. Ingrdi kishte filluar të takohet me këshilltarin e saj në agjencinë – Fabijana Puliti, me qëllim që ta planifikonte të ardhmen e saj.

Pas mbarimit të shkollës së mesme, Ingridi shpreh ambiciet e saja për të mbaruar shkollë të lartë ndërsa agjencia i siguroi mjete financiare që ajo ta realizojë këtë ëndërr të sajën. “E di që Ingridi është punëtore e zellshme”, thotë Fabijana. “Ajo është një vajzë e re e pavarur e cila çdoherë do të më kontaktojë kur do ti duhet ndihmë për të paguar diçka”.

Ingridi u shqua në kolegj me marrjen e diplomës për bashkëpunëtore arti nga kolegji Majami –Dad dhe diplomën për Arte të komunikimit nga Universiteti në Florida. “Agjencia për kualifikim profesional më ndihmoi shumë”, thotë Ingridi. “Nuk do të mundesha të diplomoj pa ndihmën e tyre. Ajo rrugë ishte një rrugë tërë gjemba, sepse në moshë shumë të re humba nënën time, ndërsa agjencia më ndihmoi ta kaloj atë rrugë”.

Kur Igridi nuk punon ajo që kënaq atë është të kalojë kohën me familjen e saj. Krahas faktit se matematika asnjëherë nuk ka qenë lënda e saj e preferuar në shkollë, asaj i pëlqen leximi. “Çdoherë kur kam mundësi un kam një libër në dorën time”, thotë ajo.

Ingridi gjeti punë në Telemundo. Ajo është e lumtur për shkak se punëdhënësi i saj gjatë procesit të seleksionimit nuk e vlerësoi duke u bazuar në kufizimin e saj. “Secili prej nesh ka vështirësi të bëjë diçka të caktuar” thotë ajo. “Mendoj se thjeshtë punëdhënësit duhet ta shohin atë dhe ti japin një shanse secilit. Ato vërtetë do të befasohen nga mundësitë e individëve”.

Për fat të keq në Maqedoni rehabilitimi profesional dhe shërbimet për dhënien e këshillave nuk janë të atij niveli si ato në vendet e zhvilluara. Kjo është arsyeja pse ne të gjithë së bashku duhet ta risim vetëdijen e njerëzve për vështirësitë në mësim me të cilat ballafaqohen personat të cilat janë jashtëzakonisht kreativ dhe shpeshherë edhe tepër inteligjent.

Share This Post

Leave a Reply