Share This Post

Dyscalculia / Uncategorized

HULUMTIM – DISKALKULIA

HULUMTIM – DISKALKULIA

KARIN KUCIJAN

Diskalkulia zhvillimore shoqërohet me ndryshime të ndryshme në funksionimin e trurit dhe vetë strukturën e trurit, siç edhe dëshmohet nga ana e provave të shumta. Hulumtimet e shumta në fushën e diskalkulisë zhvillimore kanë shfrytëzuar teknika për incizimin e trurit me qëllim që të bëhet studimi i trurit të njerëzve të cilët kryejnë detyra numerike. Këto teknika u mundësuan hulumtuesve të gjenerojnë imazhe të trurit të pjesëmarrësve në hulumtim me rezolucion të lartë, duke u mundësuar atyre të vëzhgojnë skemat për aktivizimin e trurit gjatë përpunimit të numrave.

Llogaritja e numrave është një aktivitet i ndërlikuar kognitiv i cili përpunohen nga ana e një rrjeti kompleks nervor.

Viteve të fundit na është dhënë një imazh më i qartë rreth asaj se çfarë ndodh në trurin tonë gjatë përpunimit dhe llogaritjes së numrave. Incizimet e trurit na zbulojnë se  për kryerjen e këtyre veprimeve na  nevojitet një rrjet i tërë nervor.  Në kuadër të këtij rrjeti në trurin e njeriut ekziston një zonë e quajtur sulkus intra – paretal (IPS), respektivisht qendra për përpunime numerike. Këtë zonë mund ta shihni në fotografinë e dhënë më poshtë.

Gjatë hulumtimeve, qendra për përpunimin e  numrave aktivizohet kur subjektet duhen të merren me variabla të shumta.  Kjo përfshin jo vetëm detyra matematikore, por edhe situata të tilla  si thjeshtë të parit  e ndryshimeve në sasinë e pikave.

Përpunimi numerik, gjithashtu përfshin të mbajturin mend, vëmendjen si dhe funksionet perceptuese, motorike dhe hapësinore.

Nëse gjithë kësaj i shtohet edhe ajo se korteksi prefrontal është i lidhur me proceset kognitive të përfshira në llogaritjen e detyrave, fitojmë idenë për atë se sa i komplikuar është përpunimi i numrave.

Funksionimi i ndryshuar i trurit gjatë diskalkulisë dhe shpresa për korrigjim

Rezultatet nga hulumtimi tregojnë se aktivizimi i trurit gjatë kryerjes së detyrave numerike është më pak preciz tek fëmijët me diskalkuli zhvillimore. Këto fëmijë gjithashtu mund të tregojnë mangësi në rajonet bazë të trurit të cilat shfrytëzohen për përpunimin e numrave. Për ta kompensuar këtë mangësi fëmijët të cilët vuajnë nga diskalkulia mbështeten më shumë në përkrahjen e zonave të trurit të cilat janë të lidhura me kujtesën, vëmendjen ose  numërimin me anë të gishtave. Në fakt ata duhet të rekrutojnë pjesë tjera të trurit me qëllim që të kompensohet aktivizimi i reduktuar në zonat që zakonisht lidhen me përpunimin numerik.

Ekziston nevojë urgjente për të transformuar këtë njohuri themelore të bazuar mbi dëshmi në aplikime praktike për arsimim dhe rehabilitim të nxënësve të cilët vuajnë nga diskalkulia.  Tashmë janë  ndërmarrë hapat e para në këtë drejtim të cilat japin rezultate premtuese për fëmijët e prekur nga kjo gjendje. Truri jonë është organ tejet plastik dhe vazhdimisht përshtatet – jo vetëm në zhvillimin tipik, por edhe në simulimin e veçantë siç është rehabilitimi.

Cilat ishin rezultatet atëherë kur fëmijët të cilët vuajnë nga diskalkulia kanë kryer një intervenim konkret? Incizimet e trurit tregojnë reduktim të aktivizimit të zonave për të cilat flasim. Në vazhdim aktivitet i rritur është vërejtur në zonat siç është qendra për përpunime numerike, e cila është thelbësore për përpunimin e një numri.

Ndryshimet anatomike të trurit tek diskalkulia zhvillimore

Hulumtimet tregojnë se diskalkulia zhvillimore nuk lidhet vetëm me ndryshimet në aktivizimin e trurit por edhe me ndryshime në vetë anatominë e trurit.  Thjesht thënë truri ynë mund të ndahet në materie të përhime dhe të bardhë.  Materia e përhime përfshin shtresën e jashtme ndërsa materia e bardhë shtresën e brendshme të trurit tonë.

Kur bëhet fjalë për materien e përhime, volumi i zvogëluar në zonat për të cilat mendohet se luajnë rol të rëndësishëm  për aftësitë numerike e karakterizon diskalkulinë zhvillimore. Përpunimi bazik dhe llogaritja e numrave varet nga një rrjet i komplikuar i  cili përfshin zona të ndryshme dhe të përhapura të trurit. Tek diskalkulia ndryshimi anatomik në materien e përhime është i dukshëm pothuajse në tërë rrjetin.

https://dyscalculia-blog.com/2016/09/27/dyscalculia-brain/#more-439

Këto rajone të trurit janë të lidhura mes veti dhe komunikojnë me anë të lidhjeve të komplikuara mes rajoneve të ndryshme kortikale dhe nënkortikale.  Lidhjet e sakta dhe të shpejta mes rajoneve të ndryshme të trurit kanë rëndësi thelbësore për transferimin efikas dhe përshtatjen e informatave.

Ende dihet shumë pak lidhur me dëmtimet e lidhjeve të trurit dhe se çfarë i lidh ato me diskalkulinë zhvillimore. Provat e deritanishme përkrahin hipotezën se diskalkulia zhvillimore është e lidhur me  çkyçje ose lidhje të reduktuar mes zonave të trurit të cilat janë tejet të rëndësishme për përpunimin e numrave. Rajonet e prekura të trurit ndryshojnë, gjë që mund të shpjegohet nëpërmjet natyrës së ndryshme dhe niveleve të ndryshme të dislaklulisë.

Për autorin:

Karin Kucijan studioi neurobiologji dhe shkence arsimore në Institutin Federal Zviceran të Teknologjisë. Ajo është doktor shkence në lëminë e cila prek fëmijët të cilët vuajnë nga diskalkulia dhe është përqendruar në hulumtimin e lidhjeve nervore për përpunimin e numrave tek fëmijët me diskalkuli zhvillimore dhe intervenimet për përmirësimin e të kuptuarit numerik. Karin sot punon si profesoreshë e çrregullt në Qendrën për hulumtim me anë të rezonancës magnetike në Spitalin Universitar në Cyrih.

 

 

Share This Post

Leave a Reply