Share This Post

Kuriozitete / Tekste të zgjedhura

Në moshën 16 vjeçare u largua nga shkolla, kurse tani është një nga biznesmenët më të njohur

Në moshën 16 vjeçare u largua nga shkolla, kurse tani është një nga biznesmenët më të njohur

Biznesmeni Rixhard Brenson, pronar i një nga aviokompanitë  më të njohura botërore – „Virgin Airlines”, thotë se disleksia duhet të njihet si një potencial i madh në luftën kundër  stereotipave.

Brenson në moshën 16 vjeçare u largua nga shkolla. Ai thotë se në atë kohë disleksia trajtohej si një hendikep dhe mësimdhënësit e tij pretendonin se është torollak, dembel dhe nxënës i cili thjesht nuk ka asnjë ambicie në jetë.

Për gjithë këtë, nga perspektiva e tashme ai vetëm ëmbël buzëqesh dhe thotë se Albert Ajnshtajni, Henri Ford, Tomas Edison dhe shumë  persona të tjerë të famshëm vuanin nga disleksia.

Në një artikull për The Sunday Times, ai shkroi: “ Arsyeja për të cilën mendoj se njerëzit me disleksi  vuajnë në shkollë është se ne disleksikët pretendojmë ti bëjmë gjërat më të thjeshta ose ti lehtësojmë ato”.

Organizata e tij humanitare  – Made by dyslexia, ka bërë një hulumtim,  ku si rezultat vetëm tre përlind të të anketuarve e konsiderojnë disleksinë si tipar pozitiv tek njerëzit.

“Ka ardhur koha të  ndryshojnë stigmat rreth disleksisë”, deklaroi ai. “Disleksia nuk është mungesë, por vetëm një mënyrë e ndryshme e të menduarit”.

“Pasi u largova nga shkolla dhe nga paragjykimet dhe praktikat shkollore anarkiste, mendja ime u ndriçua. Jashtë në botën reale disleksia ime mu bë një avantazh i madh: më ndihmoi të mendoj në mënyrë kreative dhe të shoh zgjidhjen aty ku të gjithë shohin vetëm problem.”

Ai thotë: “Që ti ndryshojmë perceptimet për disleksinë patjetër duhet të tregojmë dhe dëshmojmë se  personat me disleksi mund të arrijnë shumë, e me këtë do të kontribuojmë në atë që të rinjtë të cilët vuajnë nga disleksia  mos dorëzohen ende pa filluar.”

“E kemi të patjetërsueshme të sigurohemi se çdo shkollë ka kapacitet dhe njohuri për identifikimin e disleksisë, por edhe tu japim ndihmën e nevojshme të gjithë kampionëve disleksik të ndërtojnë personalitetin e tyre si njerëz të vërtetë.”

Brensoni shpreson se organizata e tij humanitare do të ketë sukses në përgatitjen e një kampanje me anë të së  cilës do të shpjegohet mënyra se si mendojnë disleksikët, por gjithashtu shpreson edhe në bashkëpunim të madh me institucionet qeveritar, udhëheqësit e bizneseve dhe individët në identifikimin dhe inspirimin e personave me disleksi.

Ai gjithashtu shtoi se: “ Një nga  dhjetë shtetas britanik vuajnë nga disleksia. Kjo paraqet një numër prej më tepër se gjashtë milion banorësh. Vetëm paramendoni dallimin që mund ta bëjmë nëse secili nga këto persona inkurajohet ta arrijë potencialin e tij dhe të luftojë që ëndrrën e tij ta bëjë realitet, kurse disleksikët – besoni   kanë ëndrra të bujshme.”

ËSHTË KOHA PËR NDRYSHIME!

Share This Post

Leave a Reply