Share This Post

Kuriozitete

Nëna që ndryshoi ligjin në Pensillvani

Nëna që ndryshoi ligjin në Pensillvani

Dafne Uliana beson se secili njeri ka të drejtë të ngasë ndonjë nga mjetet transportuese, duke përfshirë këtu edhe personat të cilët vuajnë nga disleksia.

Uliana është njëra nga dy prindërit të cilët bën presion ndaj shtetit të Pensillvanisë në SHBA dhe arritën sukses në krijimin e një audio – versioni të doracakut për përgatitjen e materialeve për marrjen e lejes për  vozitje.   Ajo e vërejti këtë nevojë kur i ndihmonte djalit të saj më të vogël Semjuelit, i cili vuante nga disleksia ,në përgatitjet e tij  për marrjen e  provimit të lejes për vozitje.

“Vazhdimisht e pyesja se a mund ta lexojë doracakun”, thotë Uliana. “Ai vazhdimisht më thoshte se thjesht nuk mundet as ta lexojë e as ta mbajë mend, por më bindi se po i zgjidhte testet në internet dhe i kalonte ato.”

Kjo thjesht nuk e kënaqte atë. Krahas faktit që Sem i kalonte testet e thjeshta, ajo vazhdimisht shqetësohej për atë se ai nuk do të mund të mësojë dhe mbajë mend të gjitha rregullat dhe rregulloret për ti ngarë veturës në mënyrë të sigurtë. Sikurse Sem edhe Uliana vuan nga disleksia dhe e din shumë mirë se me çfarë vështirësi dhe sfida ballafaqohet Sem kur duhet të lexojë diçka.

Uliana shqetësimin e saj e ndau me Ketlin Hart, shoqen dhe edukatoren e saj.

“Ketlini po përgatit një student për provimin e lejes për vozitje dhe i ka po të njëjtat brenga si unë”, thotë Uliana. “Ketlini ka gjithashtu një djalë i cili vuan nga disleksia.”

Të dy nënat vendosën ti bashkojë forcat dhe ti drejtohen Qeverisë së Pensillvanisë dhe të lobojnë tek autoritetet në Pensillvani që doracakun për përgatitjen e provimin për marrjen e lejes për vozitje ta bëjnë në audio format. Doracaku i tillë do tua lehtësojë mësimin e materialit për lejen për vozitje gjithë atyre të cilët kanë probleme me leximin.

Që të dyja me për ta realizuar qëllimin e tyre u takuan me senatorin Pat Braun dhe Departamentin e Transport të Pensillvanisë, siç thotë Uliana, me këtë takim filloi lobimi dhe avokimi një vjeçare për ndryshimin e këtij legjislacioni.

Si person i cili gjatë kohë ka qenë aktiv në politikë, Uliana e dinte se do ti duhet më shumë kohë që ky ndryshim të kalojë dhe të votohet.  Përfundimisht në prill të vitit 2017 ky ndryshim ligjor kaloi nga ana e autoriteteve ligjdhënëse dhe në Pensillvani u prezantua audio – doracaku për përgatitjen e materialit për marrjen e lejes për vozitje.

Uliana realizoi qëllimin e saj, por ajo në mënyrë aktive vazhdon të merret me krijimin e zgjidhjeve pozitive ligjore për personat të cilët vuajnë nga disleksia.

 

Marrë nga: https://www.understood.org

Share This Post

Leave a Reply